Basha nostalgjik për "çadrën": Mbi të gjitha Republika e Re...

20 Korrik 2017, 14:54Politika TEMA

Lulzim Basha në bashkëbedim me demokratët është bërë nostalgjik për “çadrën” e protestës.

Edhe pse kjo lëvizje politike e Bashës rrezultoi e dështuar ai tha se mbi të gjitha Republika e Re është një raport i ri midis shtetit dhe qytetarit.

Më tej ai u shpreh se procesi i 25 Qershorit legjitimoi kauzat e demokratëve të luftës kundër drogës dhe dekriminalizimit.

 

Anëtarët e Partisë Demokratike do të jenë vendimarrësit në vendosjen e përfaqësuesve të tyre ndërsa çdo kontribut do të vlerësohet.

“Për mua ky mekanizëm kalon përmes parimeve të çadrës së lirisë, të Republikës së Re ku iu thamë shqiptarëve që mbi të gjitha Republika e Re është një raport i ri midis shtetit dhe qytetarit, se që këtej e tutje jo thjesht rekomandimet, por përcaktimet e përfaqësuesve për deputetë, për bashki dhe për këshilltarë bashkiakë, dhe çdo zyrë të zgjedhur publike apo brenda Partisë Demokratike duhet të vijnë me një anëtar-një votë nga anëtarët e PD. Dhe se ky proces nënkupton në radhë të parë anëtarësinë reale dhe jo fiktive, aktive dhe jo pasive të Partisë Demokratike, si trupën vendimmarrëse. Kjo pra është sfida e brendshme, bashkimi i të gjithë demokratëve në bazë të kontributeve të çdo demokrati, vlerësimi i këtyre kontributeve nga anëtarësia e Partisë Demokratike”, tha Basha.

Ai tha se demokratët kanë moralin dhe vlerat për të kthyer shpresën tek shqiptarët.

“Katër vjet betejë me një kundërshtar të bërë njësh me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin, që nisi me luftën tonë për dekriminalizimin. Dhe ishin kriminelët në institucione që bashkë me Edi Ramën zhvilluan projektin politik të mbulimit të Shqipërisë me drogë. Politik sepse synonte të mbulonte dështimin e tij me ekonominë. Politik, sepse kishte vetëm një qëllim, të kapte proceset zgjedhore.

Por as procesi që i parapriu por as vetë 25 qershori nuk ishin përplasje  vizionesh dhe idesh. Njësoj si në ’91 vendimi nuk do të diktohej nga shpresa për të nesërmen por nga frika, nga dëshpërimi, nga varfëria e thelluar që u ble me paratë e drogës.”, tha Basha.

 

 

2 komente në “Basha nostalgjik për “çadrën”: Mbi të gjitha Republika e Re…”

  1. zef says:

    REPUBLIKA E Re!!!!!! Edhe Basha i ri eshte ne moshe por mentalitetin e ka
    te vjeter sepse eshte kopja e Sali Berishes…
    (Por kjo republika e re e Bashes e ka nje kuptim qe do te thote,, Un basha
    jam duke luftuar me garden e vjeter Patosi, Ruli, Bregu, Topalli, dhe do te
    shpetoj PD nga armiqte e partise HAHAHHAHAHAHA eshte loje e vjeter kjo
    e ka pas perdorur edhe xhaxhi Enveri. Por realiteti eshte ndryshe sepse
    Basha si i preferuar i Berishes ka pasur me shume ministri se sa ata qe
    u permenden me lart sì armiq te partis,,,, prandaj ku qendron republika e re
    ketu?????

  2. Eri says:

    Idiot, cadra u be qe ti ti mbushesh mendjen vetes qe je kryetar,
    Arsyet absurde ,efekti absurd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje