Deputeti demokrat Astrit Patozi ka njoftuar të gjithë të djathtët për një takim që do të mbajë më 21 korrik në kryeqytet.
Përmes një mesazhi në faqen e tij në Facebook ai shkruan se s’kemi askënd për të humbur por gjithkënd për të fituar.
MESAZHI I PATOZIT
MË 21 KORRIK, ME DEMOKRATËT E TIRANËS
Më 21 korrik, ora 19:30, me demokratët e kryeqytetit.
Ju mirëpresim në sallën e Koncerteve të Akademisë së Arteve në Tiranë. Bashkimi dhe ringritja e Partisë Demokratike është misioni ynë. ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR.