Rama për LSI-në: Nuk kemi betejë me ta. Nëse duan të na bashkohen, nderi i tyre

20 Korrik 2017, 20:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Lezhës u shpjegoi qytetarëve se si do të funksionoj koalicioni me ta, ndërsa nuk harroi pa përmendur aleatin e katër viteve qeverisjeje, LSI-në.

Kreu i qeverisë theksoi se partnerët e derisotëm ndoqën një qasje tjetër, duke nënvizuar faktin se kjo zgjedhje u takonte atyre.

“Partnerët tanë të derisotëm kanë ndjekur një qasje tjetër, është puna e tyre. Ne nuk kemi betejë më ta, por me grabitqarët dhe ziliqarët, që marrin nga njerëzit pikën e fundit të gjakut.

Me ata e kemi ne luftën. Ata do jenë armiku jonë. Kush nuk e meriton rrogën që merr, dhe rri atje me lekët e taksave, me ata e kemi luftën. Opozita politike ka punën e vet dhe ne tonën.

Ata kanë marrë detyrën të rrinë atje të bëjnë opozitë, ne për ata që na kanë votuar. Ne s’kemi asnjë minutë kohë për t’u marrë me sherre.

Për opozitën dora është e shtirë, si kurrë më parë për opozitën politike për çdo gjë që u shërben njerëzve Duan të na bashkohen, nderi i tyre, s’duan, e drejta e tyre. Dora jonë o jetë e shtrirë. Parlamenti do kthehet në binar”, tha ai.

1 komente në “Rama për LSI-në: Nuk kemi betejë me ta. Nëse duan të na bashkohen, nderi i tyre”

  1. Theo says:

    O Edo , ata nuk jane opozite, te lutem mos u jep atyre asnje shprese bashkepunimi(LSI=kanceri i Shqiperise), ky do te jete gabimi yt fatal, vetingu te filloj me LSI me PS dhe pastaj me PD, vetem keshtu ti do behesh i pavdekshem. Poshte kryehajduti i Shqiperise Ilir Meta, presidenti yne me i dhjere ne historine 25 vjecare te demokracise Berishiane-Metiane Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje