26-vjeçari qe mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme, pasi u qëllua me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”, në Tiranë nuk ka dashur të tregoje emrin e vërtete ne spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10, në rrugën “4 Dëshmorët”, ku kalimtarët gjetën të gjakosur të riun dhe menjëherë lajmëruan Policinë.
Dëshmitarët kanë denoncuar në polici se kanë dëgjuar 7 të shtëna arme zjarri dhe më pas kanë gjetur të plagosur një person, i cili ndodhej i shtrirë në krah të një automjeti të parkuar.
Panorama ka zbuluar sot se i plagosur eshte Mishel Manoku, aktori shqiptar, i cili ka luajtur ne filmin “Saimir”, si djali i Xhevdet Ferrit.
Gazetarja e Panorama, Etleva Delia, raporton se e shkuara e tij mund te jete pista kryesore e atentatit.
Sipas mjekëve, i riu ka dy plagë armë zjarri dhe i është nënshtruar një operacioni.
Paraprakisht ai është jashtë rrezikut për jetën.
Kur është pyetur për emrin në momentin e parë që ka mbërritur në urgjencën e Spitalit të Traumës, i plagosuri ka dhënë një emër të rremë, duke thënë se quhej Nishe Prendi.
Por identiteti i tij i vërtetë është zbuluar nga karta e identitetit që i është gjetur në portofol.
Gjithashtu, nga ana tjetër, ai nuk ka treguar as se kush e ka qëlluar, duke pretenduar se nuk ka parë asgjë.
Dyshohet se shkaqet e ngjarjes janë të lidhura me të kaluarën e aktorit shqiptar, i cili ka qënë i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike.
Aktor i njohur????
Te ishte i njohur nuk jepte emer te rremë!!!
Gazerarë copë copë!
Më falni,artikullshkrues, se gazetarë nuk e meritojnë të quhen.
“Aktor i njohur” qe nuk e njeh njeri