VIDEO/ Tenton të hapë me forcë ashensorin, burri bie brenda dhe rrezikon jetën

21 Korrik 2017, 19:42Sociale TEMA

Pamjet e filmuara nga një kamera sigurie në provincën Henan të Kinës, tregojnë momentin kur një person i dehur bie brenda zgavrës së ashensorit, pasi u përpoq disa herë të hapte derën me forcë.

U deshën 20 minuta që viktima të nxirrej dhe të dërgohej më pas menjëherë në spital.

Në video shihen tri persona, të cilët presin ashensorin në holl.

Ndërkaq, njëri prej tyre duket disi më i paduruar dhe tenton të hapë me forcë dyert e ashensorit.

Disa herë, ai bën pas dhe përplaset me trup tek dyert, duke përdorur gjithë forcën e tij.

Më në fund, ai del t’i hapë dyert, por përfundon duke rënë brenda zgavrës së ashensorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje