Në shtëpinë e Benjanim Feratit, të afërmit: Krenarë që besimi e bëri të vdiste mes dallgësh

20 Korrik 2017, 18:34Sociale TEMA

Nga Mensur Krasniqi

Kur takon e njeh nga afër të afërmit e djaloshit 24-vjeçar Bejanim Ferati, e kupton fort mirë pse akti i tij nuk ka qenë thjesht një rastësi.

Tashmë po mbushet java nga ikja e tetovarit që u fut me dallgëve për të shpëtuar jetën e dy vajzave vlonjate, ku destini nga qielli e kish caktuar që të tre të mbesnin pa frymë mes tyre deri në ndalimin e rrahjes së zemrave. Por këto vdekje nuk do ishin aq të rëndomta, nuk do mbesnin thjesht statistikë, nëse nuk do qe Benjamin Ferati. Ishte pikërisht ky i ri që i dha pikëllimit të madh një tis humaniteti me aktin e tij.

Kjo ndihet dhe në Kamenjan të Tetovës, në fshatin e Benjaminit, si gjithëkund në Shqipëri. Kur takon babain, Fadilin dhe të vëllanë, Arminin, e dallon më së qarti se ç’virtyte i karakterizon këta njerëz.

Për gjithçka, ata i referohen besimit të tyre, Islamit. Dhe janë të bindur se dhe tek Benjanimi, ka qenë besimi ai që e ka shtyrë që të japë jetën mes dallgëve për të shpëtuar dy jetë. Dhe ata krenohen me këtë. Ndaj Fadili citon Kur’anin kur thotë”

“Nëse ke vrarë një njeri, është sikurse të kesh vrarë tërë njerëzimin, dhe nëse ke bërë përpjekje për të shpëtuar një njeri, sidomos në ujë, është sikurse të kesh shpëtuar tërë njerëzimin”, shprehet ai, duke iu lutur Zotit i biri i ikur nga kjo botë të shpërblehet me gradën e shehidit, pra njerëz që sipas besimit islam, e kanë të garantuar parajsën nga akti i tyre.

Po kështu dhe Armini, nuk e shpjegon dot ndryshe aktin e të vëllait tashmë të ndjerë, veçse me besimin e tij. Ai thotë se Benjanimi kishte falur namazin e xhumasë para se të niset për pushime në Vlorë, ndërsa namazin e fundit, atë të drekës, e kishte falur një orë para se të mbytej.

“Me atë që e ka bërë vëllai im, krenohemi e gjithë familja jonë. Ai ka qenë sinonim i një djaloshi shembullor në fshatin tonë e më gjërë. Ai ishte një besimtar i rregullt, që falte namazin, lexonte Kur’anin dhe që agjeronte”, thoshtë Armini 27-vjeçar.

Dhe kjo ngjan të jetë një vdekje e bukur, ku dhimbja për ikjen e një të dashuri nga kjo botë, përzihet me llojin e ikjes: dinjitoze për nga humanizimi!(Tesheshi.com)

12 komente në “Në shtëpinë e Benjanim Feratit, të afërmit: Krenarë që besimi e bëri të vdiste mes dallgësh”

  1. ZIKE suniti......... says:

    allah uakbar…………

    1. .. says:

      O Zot i madh sa na u shpif diaspora…. si nuk ka nje Shqipo te Kosoves dhe “Maqedonis” qe mos te jete fanatik Islamik…..
      Shikojeni o Shqipetare, kermat e propagandes Islamike nuk humben rastin te shfrytezojne kete fatkeqesi per te promovuar Islamin.

    2. albaniafirst says:

      Turkobythos, qenke bere “ZIKE suniti” so! Mire e ke se edhe zotrote sunit e bir suniti je. Shko e falu ne kishe me mire se te kaloi ora e ilacit qe ta jep papoi. Jo per gje po kushedi se c’brockulla do na perrallisesh po nuk more mjekimin e dites.

      1. Poli says:

        Mirë e ka ai që tall bythen o albaniafirst , sepse sa here qe ka kesoj artikujsh zikja zhduket pa lënë gjurmë, e bëhet i gjalle kur ka ndonje artikull për vangjel dulen

      2. heu bre says:

        “Ai ishte nje besimtar i rregullt” thote! Prandaj shkoi per lesh!? O njerez, mos u beni pra “besimtare te rregullt” se …
        Edhe tgfs Pisoglendi thote se eshte “besimtar i rregullt”!

  2. njeri says:

    Gjynaf o burr qe i botoni keto pacavure. Nuk i beni nder te ndjerit, po religjionit. C’lidhe ka feja me nje akt human qe do ta kishte bere dhe nje katolik, dhe nje hebre dhe nje i pafe. Nuk duhet te kishit botuar kete vertet….

    1. .. says:

      Kuptojeni o Njerez….kemi falimentuar si Komb.
      Nuk kemi as edhe nje lidhje me Arberin e Skenderbeut por jemi bere me Arab se Turqit, prandaj na ka xhan Sulltan Erdogani, prandaj minohet c’do perpjekje miqesie me Greqi dhe Serbi.

    2. korçari says:

      Nuk e kuptoj se çfare idiotesie ka shkrojur ky Krasniqi nga mendja qenka 100 vjet prapa ,gjynah i shkreti

  3. katarakti says:

    Eshte çeshtje humanizmi, jo besimi, or turçelinj.

  4. albaniafirst says:

    Cfare besimi more hajvane me zile? Ai I turkut pushtues? Sipas jush, jeni vellezer me arabet myslimane dhe jo me shqiptaret e krishtere?
    Ruani kosheret o njerez se sa per bletet, ato ju kane lene shendene me kohe e me vakt.
    Me vjen keq per jeten e humbur te nje djaloshi te ri, por keta qe paska lene mbrapa qenkan per tu qare me ligje dhe jo ai qe iku.

  5. petriti says:

    Besimtare Musulman,qendroni larg dallgeve (dhe detit),sepse nuk jane miqsore me Ju(te pakten kjo del nga titulli i shkrimit).

  6. Mazllëmi says:

    Muti, nuk bëhet byrek dhe po të bëhet, nuk hahet… ! (Të tjerat, kuptohen…) Oh sa mirë me kenë (mysliman) shqiptar… (?!) Dum Babën…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje