Reagon ministrja Xhulieta Kërtusha: Ja e vërteta e prokurimeve nga Ministria e Mirëqënies Sociale

19 Korrik 2017, 16:58Sociale TEMA

Ministria e Mirëqënies Sociale ka reaguar pas një shkrimi të publikuar online nga gazeta TemA në lidhje me prokurimet publike.

Reagimi i plotë:

Nisur nga artikulli i publikuar në portalin “www.gazetatema.net” datë 19.07.2017, me titull “ Ministrat dhe drejtorët e PD-së dhe LSI-së, shpenzime dhe ankande luksi para se të ikin”.

Sqarojmë se informacioni i dhënë për pjesën e MMSR nuk është i vërtetë. Procedurat e prokurimeve që i referohet artikulli i gazetës tuaj është nisur dhe përfunduar nga dy ministrat paraardhësh, Z. Blendi Klosi dhe znj. Olta Xhaçka. Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha ka zbatuar plotësisht vendimet e Këshillit të Ministrave duke mos iniciuar asnjë procedurë të re për prokurim publik. Duke u nisur nga interesi i publikut për të marrë informacion të saktë dhe të vërtetë, kërkojmë nga ana juaj përgënjestrimin e lajmit dhe publikimin e informacionit si më poshtë.

Sqarim në lidhje me procedurën e prokurimit Rikonstruksion i shkollës “Ali Myftiu”, Elbasan.

Procedura e prokurimit ka nisur me ngritjen e Njësisë së prokurimit me urdhër prokurimi datë 10.03.2017 të firmosur nga ish ministri Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi si Titullar i Autoritet Kontraktor. Në po këtë datë janë miratuar dhe kriteret për kualifikim për ofertuesit dhe përbërja e Njësisë së Prokurimit.dhe përbërja e Komisionit të Vlersimit të Ofertave. (KVO)

Më datë 17.04.2017 kur MMSR drejtohej nga Ministrja Olta Xhaçka është bërë hapja e ofertave në sistetmin elektronik të APP-së.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) në bazë ligjit të prokurimit publik ka si afat ligjor 20 ditë kalendarike për të kryer vlerësimin e ofertave.

KVO e ngritur me urdhër nga isha Ministri z.Klosi sipas afateve ligjore ka kryer vlerësimin në sistemin elektronik të APP-së më datë 08.05.2017.

Më datë 16.05.2017, pasi janë ezauruar të gjitha afatet ligjore të ankimimit, Titullari i Autoritetit Kontraktor, në këtë raste Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka miratuar dhe ka shpallur njoftimin e fituesit

Më datë 22.05.2017 është firmosur kontrata nga ish ministrja Olta Xhaçka me subjektin fitues operatorin ekonomik “Alko Impex” shpk. në ditën e fundit që ka qëndruar në detyrë.

Sqarim në lidhje me procedurën e prokurimit Ndërtim shkolla AMP “Beqir Cela”, Durrës.

Procedura e prokurimit ka nisur me ngritjen e Njësisë së prokurimit me urdhër prokurimi datë 10.03.2017 të firmosur nga ish ministri Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi si Titullar i Autoritet Kontraktor. Në po këtë datë janë miratuar dhe kriteret për kualifikim për ofertuesit dhe përbërja e Njësisë së Prokurimit.dhe përbërja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. (KVO)

Më datë 26.04.2017 kur MMSR drejtohej nga Ministrja Olta Xhaçka është bërë hapja e ofertave në sistetmin elektronik të APP-së.

Komisioni i Vlersimit të Ofertave (KVO) në bazë ligjit të prokurimit publik ka si afat ligjor 20 ditë kalendarike për të kryer vleresimin e ofertave.

KVO e ngritur me urdher nga isha Ministri z.Klosi sipas afateve ligjore ka kryer vlerësimin në sistemin elektronik të APP-së më datë 19.05.2017 në kohën kur MMSR drejtohej nga Ministrja Olta Xhaçka.

Më datë 12.06.2017, procedura e sipërcituar është pezulluar me vendim të Komisionit të Prokurimit Publik për shkak të ankesës nga ana e operatorëve ekonomik

Më datë 30.06.2017 Komisioni Prokurimit Publik ka vendosur të lëri në fuqi vendimin e KVO të ngritur me urdhër datë 10.03.2017 nga ish Ministri Z. Klosi dhe duke lejuar MMSR të vazhdoj me hapat e mëtejshme të procedurës.

Në zbatim të vendimit Nr. 467 , datë 28.06.2017 të Komisionit të Prokurimit Publik MMSR ka vazhduar procedurën duke nënshkruar kontratën më datë 03.07.2017 me subjektin për të cilin ka vendosur KPP.

Ministrja e Mirqënies Sociale dhe Rinisë në zbatim të plotë me Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr. 482 , datë 05.07.2017, “ Për Pezullimin e Përkohshëm të Procedurave të Prokurimit për vitin 2017 nuk ka iniciuar asnjë procedure te re prokurimi publik. Kontratat në fjalë janë procedura të nisura përpara se Ministrja Kërtusha të vinte në detyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje