E paralajmëroi që të zgjidhte hallin e të moshuarës ose të largohej. Por megjithëse zgjidhi problemin e Hëna Cakës nga Berati, drejtori i ALUIZNI-t është shkarkuar gjithsesi nga Kryeministri Edi Rama.
“Kam 5 vjet që kërkoj certifikatën e pronësisë dhe nuk ma japin. Kam bërë dhe legalizimin dhe më sorollasin”, ankohej Hëna Caka.
“Nesër, ose ajo merr tapinë, ose ti largohesh nga zyra! Meqë the se është problem i zgjidhur. Tapinë asaj, ose jep dorëheqjen”, paralajmëroi një ditë më Edi Rama drejtorin e ALUIZNI-t të Beratit.
Hëna Caka e mori certifikatën e pronës së saj mëngjesin e kësaj të marte.
Gruaja që s’kishte lënë ditë pa shkuar në zyrën e hipotekës tregon se e ka telefonuar drejtori i hipotekës dhe i ka dorëzuar dokumentin.
Për Top Channel, e moshuara tregon se shtesën e vogël e ka bërë në vitin 1994, nisi legalizimin në 2006 dhe ju miratua në 2012, por nuk e regjistronte dot, sepse siç thotë ajo, komshiu sipër saj donte një pjesë të pronës.
“Donte një firmë që të bëheshim me një pronë dy pronarë”, deklaron ajo.
Sorollatja shkoi deri në zhdukjen e dokumentave.
“Ka një një javë apo dhjetë ditë që më thanë që kanë humbur dokumentat”, tregon ajo.
Halli i të moshuarës u zgjidh, por sërish drejtuesi i ALUIZNI-t në Berat u shkarkua.
Kryeministri Rama tregoi edhe arsyen.
“Ky drejtor që e zgjidhi problemin e saj brenda natës me kaq zell, duke dhënë provën se prej pesë vjetësh zonja ishte një viktimë e pafajshme e parazitëve (në rastin më të mirë) dhe grabitqarëve (në rastin më të keq), si mund të rrijë më në detyrë qoftë edhe një ditë pas kësaj prove turpëruese për shtetin?! Jo nuk mund të rrijë natyrisht, as ai dhe askush tjetër që ka lidhje me dosjen e hallit pesëvjeçar të zonjës!”, shkruan ai në Facebook.
Rama shkruan se drejtori mund të mos jetë personalisht pjesëtar i grupit që ka torturuar 5 vjet rresht të moshuarën, por fakti që në zyrën që ai drejton një grup i tillë ekziston e bën qamete të tilla, mjafton për të kuptuar se vetëm drejtor ai s’mund të jetë.
“Sa të tjerë, që nuk e kanë “fatin” e zonjës të më qajnë mua hallin në sy, jetojnë sot me halle të tilla të turpshme për zyrat e këtij shteti?! Kushedi sa janë, qindra, mijëra, dhjetëra mijëra… A zgjidhen dot këto halle, ja kështu, si u zgjidh halli i kësaj zonje dhe a ndalohen dot parazitët e grabitqarët që paguhen me taksat tona, të bëjnë përditë viktima të pafajshme në çdo komunitet të Shqipërisë?!”, vijon ai.
Rama fton qytetarët që t’i bashkohen koalicionit të qeverisë me njerëzit e zakonshëm, pasi siç thotë rrjeta e madhe njerëzore do të kapë e nxjerrë jashtë nga zyrat e shtetit peshqit parazitë e grabitqarë.
Argument Filozofik. Kështu duhej vepriar me këta Çakall dhe të tjer si puna e tij
Bravo EDO ktheji dinjitetin Shtetit te neperkembur nga “malokeria Berishjane”a
pirdh se lirohesh o lugat
KESHTU SI E KE NISUR EDO edhe per 100 vjet do jesh ne krye te shtetit
Kryeministri suspendon nje zyrtar!Ka gjykata dhe gjykates ky Shtet rrumpalle?
Po mijera probleme te tilla,kush do ti zgjidhi?Kto vijn si pasoje e sistemit qe keni ngritur.
I suspendoni te gjith militantet injorante(gangrenen e shoqerise shqiptare),qe kan
kudo pozita kyçe pa merite ne superstrukturen e Shtetit shqiptare?-jo.
Sepse ata jan kollonat qe ju sollen ne pushtet.Atehere,e gjitha kjo ishte manifestim
populist i nje autokrati.”Shteti jam un”.Luigji XIV.
Per cfare gjykate flet ? Nuk po e denon me burg. I ka dhene te kryeje nje detyre dhe nuk e ka kryer.
Pushimi nga puna te vjen nga cdo punedhenes ku nuk zbaton kontraten.
Pike e zeze. Jane bere te gjithe “flamurtare te te drejtave te njeriut”.
ore qekeni turr te gjithe zigurit..tu e ofendu te gjitha krahet..lexoj komentin e zigurit se thashe do kete shajte ndonje komentus ne personale…ziguri ashtu e mendon..apo duhet ta mendoje si te tjeret qe ti jepni te gjithe te drejte..po ik e mos leni nom..tu ofendu tjetrin pa arsye..te jete tfgs po qe e kena per detyre
Suspens – Pezull
Suspendim (nga suspension -ang)
Suspendon – Pezullon
Meso Shqip, kjo eshte detyra jote, e thesoj jo puna; detyra. Asnje koketrashe nuk i ka bere ditet te qelbezoje gjuhen Shqipe. Kur te mbarosh me shkronjat, pastaj fillo me numrat..
Jo Suspens nga anglishtja,por suspendere nga latinishtja,ashtu si nickname qe perdor ti,
Kelmendi(clemens),qe vjen gjithashtu nga latinishtja.Idjotsine e shet per zgjuarsi ti?!
Te lumte, pra tani qe e more vesh qe nuk eshte Shqip, mund te perdoresh;
Pezullon
Pushon
Heq
Shkarkon, etj etj…
Kelmendi nga ana tjeter, eshte nje zone ne Shqiperi, qe i thone Shqip, Kelmend
O zigur o budalla, ne gjykate le te shkoje drejtori i pushuar. Po te gjeje argument per ta kthyer ne pune nj drejtor qe nuk zgjidh problemet e thjeshta, le ta ktheje!
O Guri i ZI!
Te dhjefsha ne suspendim ty dhe ate qe te ka dhjere!
Ky eshte shembulli qe jep kryeministri dhe keshtu duhet ta pesojne te gjithe punonjesit e administrates ne se degjohet zeri i popullit!
Ndryshe nuk rregullohet ky shtet.
Boll me LSI-stet qe e kthyen shtetin ne prone private!
Zike
a) kryeministri ka te drejte kushtetuese te pushoje nga puna kedo qe eshte nen varesine è tij ligjerisht nese e gjykon te arsyeshme . Bile ligji I jep te drejte te shkarkoje edhe zyrtare te tjere qe nuk I ka ne varesi por jane te zgjedhur si rasti I kryebashkiakeve.
b) kryeministri nuk e ka ” suspenduar ” kete drejtor por e ka shkarkuar. Eshte diference e madhe ne koncept suspendimi nga shkarkimi. Per me teper qe suspendim nuk eshte as fjale shqip e per me teper nuk ka kuptimin shkarkim.
c) gjykata hyn ne pune mbas shkarkimit nese I shkarkuari mendon se eshte shkarkuar me te padrejte i drejtohet gjykates.
d) rama si usta i populizmit arsyetimin per drejtorin e ka qare dhe para njerezise qe nuk mendon shume ka mare rolin e udheheqesit suprem qe I plas per popullin dhe ne kete rast ka goditur ne shenje. Por por me te njejtin arsyetim qe rama ka shkarkuar kete drejtor duhet te shkarkonte edhe lamen po edhe veten.po keto nuk vlejne ne nje vend si shqiperia ku niveli i inteligjences dhe njohjes se popullates eshte kaq I ulet sa edhe kur jane kunder rames artikulimi i kundershtive arsyetimi i kundershtive eshte ne nje nivel kaq te ulet sa realisht i bejne me shume nder rames se sa e luftojne ate. Fiks si rasti I lul bashes.
E pse duhet gjzkata , kur drejtori eshte vartes i Qeverise ,pra i Kryeministrit ?! Ne çdo vend pune , privat apo shtet, ne se kapesh ne faj si ajo e drejtorit, drejtuesi ka te drejte te te pushoje ne vend.
Faji i tij doli ne drite te diellit . Le te jete dhe mesim per te tjeret.
sigur )) eshte material ndertimi qarri eshte emer druri…..shume filozofi ben mor zoteri me keto komentet e tua
Por gjykata e gjykates te drejte Shqiperia nuk ka dhe kjo dihet, edhe kryeministri kete thote prej kohe.
Por sidoqofte, gjykata e gjykatsi nuk ben shkarkimin, dhe kryeministri mund te jape nje urdher te tille. Sesa i ligjshem eshte, ate mund ta luftoje ne gjykata ky qe tregoi qe ishte i paafte.
U shkarkuan te gjithe menjehere? Jo, por nuk ma do mendja qe ky te jete qellimi, as nje i cmendur nuk do mendonte ta bente kete. Por ngadale ngadale … qellimi nuk eshte shkarkimi, qellimi eshte qe njerzit te bejne punen…
Ate shteti jam une, ja fute kot me kot po nejse… qellimi jot ishte i qarte qe ne fillim, vetem se argumentimi ishte kot me kot
Keta horrat e 27 vjeteve ,joduhen shkarkuar por ti jepen gjyqit sepse e ropen kete popull dhe kete vend
Keta duhet te deklarojn edhe pasurin si e kane bere.
beje urgjent dhe do mbetesh ne histori si person qe me te vertete ben shtet jo pacavure
Zigur djali,shume u zorize zotrote po gje te sakte nuk the.Po je nga myzeqeja(nga mbiemri) futja me te mbledhur zhaba,se qe the ti zigur,puna seshte turp,se do nxjeresh dhe ndonje lek.Ne ne fshate o zigur themi: NGA TIPARI LULE ARI,NGA KANDARI KRIC GOMARI.
analiste servile e ish ministra si ylli manjani le ti bien legenit se ka populizem apo se kjo eshte diktature! Bravo Edi Rama! Dy rastet e fundit, botimi i disa emra te korruptuarish dhe shkarkimi i ketij drejtori burrokrat u kane shtie tmerrin te gjithe drejtueseve te korruptuar e te pandershmem qe deri tani jane talle me pupollin. Paguhen me parate tona,rrine gjithe diten ne zyra me kondicionere, paguhen me rroga te majme e prap na perplasin deren ne fytyre. Jo shkarkime por te gjithe ato emra qe jane botuar ne listen e para ca diteve duhen cuar ne burg, se per to ka edhe shume faktete tjera qe hallexhinjtejane gati ti deshmojne.
Duhet fshesë e hekurt kudo.
E kam me ata që e quajnë ndyërhyrje e k/misitrit në kompetencat e zyrtarëve të vegjël që duhej të merreshin me këtë punë:
NJë shtet me kqa pak popullsi, e me kaq hallka burokratike, nuk ka pse të ketë[ gjithato hallka, zyra, diukastere. Nj[ k/mynisër mund ta bëjë punën e një k/bashkiaku, ashtu siç edhe e bëjnë shtete të tjera.
Detroiti në Miçigan ka rreth 4 milionë banorë dhe një kryetar bashkie ka. Beogradi ka 2 milionë serbë dhe një k/bashkiak ka.
Ç’janë gjithë këta zyrtarë që vetëm se paguhen nga të gjitha anët; nga shteti, biznesi, vartësit dhe xhepat e hallexhinjve.
Jepi Edi se e fute në hulli këtë vend rrumpallë. As nuk i duhet kush tjetër pos teje.
Cne qe drejtori ishte ne ate mbledhje?
Ne orar te punes sikur eshte e ndaluar.
Paska rene ne gracke te Rilindjes urbane.
Dmth ishte punë që bëhej. Për të mos humbur punën, e bëri brënda 24 orëve drejtori.
Të pasohet edhe nga të tjerë…
Me fort , me me rreptesi per zbatimin e ligjeve dhe detyrave. Njerzit nuk duhet te sorollaten. Shume respekte Edi Rama
Shkarkimin e meriton ai drejtor i ALUIZM-it,se ai ka patur mundesi qe t’a zgjidhte me perpara,pa qene nevoja qe ajo gruaja e moshuar te ankohej te Kryeministri,dhe ai te jepte urdher te prere. Eh! sa probleme ke te tilla.PO TE SHKOSHE NE HIPOTEKEN E FIERIT (ZVRPP),QE NUK T’A FERSHELLEJNE FARE.RRINE DOKUMENTA ME MUAJ TE TERA PA I DHENE PERGJIGJE QYTETARIT.
O Zigur Qorri! Cilesoje kush e ngriti sistemin,fol e boju i her BURR or tej,mire qe perball sta mban bytha tja thuash,sigurisht jo vetem ty si rrembythje qe je,po dhe te tjereve rrembythje si puna jote,po te pakten thuaje ketu hej burre,qe sistemin e ngriti dhe e ushqeu sali kerma,ishte ai qe i dha hov korrupsionit ne cdo qelize te ketij vendi,o plere Ziguri.
Po kur ky drejtori të shkojë në gjykatë dhe të marr pafajsi? Si i bëhet pastaj?
Çfarë mund të thotë KM nëse ndodh një gjë e tillë?
Mbase KM e ka kopsitur mirë urdhërin e shkarkimit, ndryshe do paguhen dy drejtorë,,,njëri në detyrë dhe tjetri në shpi,,,siç ka ndodhur në qindra raste.
Nuk e di nese kryeministri i lexon komentet e qytetareve tek tema,por do te doja shume qe ta bente.Para se te them ate qe dua te them,si paranteze do thoja qe jam nje votues dhe mbeshtetes i Edi Rames.Jo sepse bej pjese tek militantet qe sido te veje puna apo cfaredo qe te behet une se nderroj liderin tim,por sepse edhe une mendoj njesoj sic ai mendon dhe kam bindjen se Shqiperia kurre me pare ne keto vite pluralizem nuk e ka ndjere kete vendosmeri per tu bere shtet serioz dhe pa dyshim qe kjo eshte merite e padiskutueshme e Edi Rames.Me bindje e them qe me mijera mund ta deshironim por askush pervec tij nuk do ta bente dot.
Tani per tu kthyer te ajo qe doja te thoja.Menyra si iu drejtua drejtorit te siperpermendur ishte e tipit mafioz apo putinist.Te isha une ne vend te tij do ia kisha perplasur doreheqjen ne surrat!Por sigurisht ai nuk eshte une,por eshte nje nga mijera drejtoret servile e pa cipe qe drejtojne administraten shqiptare.Mua s’me vjen aspak keq per ate lolo se ai shushunje eshte dhe mund ta gjeje perseri nje pune neser,por me vjen keq per kryeministrin tim qe i drejtohet nje zyrtari te shtetit si kapo.Jam per shtet ne cdo drejtim.Jam per shtet edhe ne menyren sesi duhet te komunikoje nje shtetar.Ne duam te behemi si Gjermania dhe jo si Rusia apo Turqia!
Do kete qene anetar (ose simpatizant) i LSIse. Ne kete menyre i ka hapur rrugen ndonje anetari te PSe. Taktike e rrafinuar e shokut kryeminister.
Kryeministri ka vepruar drejt duke e shkarkuar pa shumë formalitete.
Një gjendje paligjshmërie e një zyre të rëndësishme të shtetit nuk mund të zgjidhet me metoda të ngadalta e me leksione morali, por me veprime të vendosura dhe të shpejta.
Mos u terhiq. Na ke te gjtheve me vete.
Kuadrot ,jane thesar i popullit kur ata zgjidhin hallet e popullit, por kur ata shfrytezojne postin, sorollatin popullin behet te keqij, e duhen qerur pa hezitim!
Shif nie Here andej Ngadurrsi shefi se spo din mo ku me cu leket ata te aluizmmit e rropen popullin me i dhene me pak se 3000 euro te shajne nga lista dasmes,tfalimnerit qe mundohesh tpakten se me i rregullu punet e shqipnis duhet me vra gjysmen e gjith zyrtarve ,naten te ruajt zoti
Ja ben muuuuuu qe eshte inat personal. Trip per nje kryeministrin qe sillet si kryetar kooperative.
Rama po jep shembullin qe shteti duhet bte jete ne krah te te dobtit…turp sorollasnin prej vitesh nje te moshuar…bravo e madhe per kryeministrin.
Nuk zgidh asgje,pos qe na paska liruar nje vend pune per mikun e tij!! Administrata ketu nuk na tregon pse ky njeri paska nenpunuese qe zvarritin punet!Dmth ky u shkarkuar se paska krye pune aty ku nuk duhet me krye punen?pse nuk i shkarkon Rama edhe ato te tjeret qe paskan blokuar punet plakes?
Pa ligj per ankime per qytetaret kot jane te veprime qe zgedhin vetem nje hall pa vu rend askkund,
“Drama”ose dhe Tragjedia eshte qe keta ndyresira kishin te benin me nje 80VJECARE.
Nuk di se cfare emri,care epitetesh,cfare fjale mund te shkruaj qe te”shaj” keta lloj njerzish!
80 Vjece morrr…Nena,Gjyshja,Stergjyshja e tyre pacin fatin e kesaj…Lutem(?!) qe rrethanat te behen te tilla qe te gjitha Grate e Fisit te Ketyre Punonjesve te Aluizmir te Beratit , te sorollaten sic sorollaten kete “NenenTone 80vjecare”
Kjo sjellje e tejkalon cdo imagjinate njerzore!
Une do kerkoja qe:cdo puntor qe eshte marre me “dosjen” e “NenesTone”…te kaloje nga kontrolli i task forces.
Kur nje hall (nenkupto detyre) zgjidhet edhe brenda 24 oreve, do te thote qe administrata fle mbi akte te zgjidhura.
Kjo mjafton si arsye ligjore per te shkarkuar jo nje drejtor por te gjithe administraten e paafte.
Por si i behet me ata qe e perzgjedhin kete administrate?
Kush ka fuqi te heqe ata?
Me sa kam pare deri tani te gjithe dosjet e ALUIZNIT kalojne ne zyren qendrore ku drejton Lame,dhe kete e verteton me se miri sepse eshte ai dhe Rama qe i kane shperndare lejet e legalizimit deri tani,atehere lind pyetja,perse Rama nuk shkarkoi Lamen qe se ka zgjidhur kete problem por shkarkoi nje drejtor agjensie.
..mendoj se nje termet i tille duhet. Largimi i tij eshte logjik,sipas shpjegimit te te moshuares nuk i eshte dhene me qellim{ grabitje prone}tapia..dhe nuk mund te quhet inat personal..largimi,por i merituar!!
Drejtori i ALUIZNIT te Beratit e meritonte te ikte ,por jo ne ate menyre. Kujtoni gjyqet publike te keshilli i lagjes ku e nxirrnin te birin e botes dhe e telendisnin dhe e benin qepaze. Athua u kethye prap ajo kohe.Drejtori i ALUIZNIT te Beratit dihej qe do ikte po u perdor ajo maskarade per ti thene popullit ja une bej shtet. Akoma me populizma te tilla mjerane vazhdojme ne shqiptaret duke ecur qorrazi mbas kultit te individit.Turp.
PS. Drejtori ishte socialist sa per informacion.
Shume i sakte kryeministri duhet te beje edhe disa shembuj te tjere sidomos me korrupsionin
le te mesojne drejtoret e tjere si te punojne me procese dhe prioritete. nuk mundet nje ceshtje te rrije 5vjet e hapur.
duhet drejtoret te mesojne te drejtojne!