Temperaturat e larta kanë arritur kulmin e stinës. Gjithsesi në këtë vapë përvëluese vjen një lajm i mirë.
Gjatë ditës së nesërme pritet të freskohet ndjeshëm ku do të ketë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Ndërkohë në zonat malore në veri të vendit pritet të ketë reshje lokale shiu.
Në bregdet dhe zonat e ulëta do të mbizotërojnë temperaturat e larta.
Era në bregdet parashikohet të jetë e lehtë dhe si pasojë do të ketë një dallgëzim të ulët.
Moti për nesër, e enjte, sipas Meteoalb