Alma Jaku, drejtoresha e Postës Shqiptare u shkarkua nga detyra një javë para zgjedhjeve në valën e madhe të shkarkimeve në administratë, ka shkruar një letër drejtuar kryeministri Edi Rama.
“Në 2010 jeta ime mori një kthese. Vdekja e tim biri pas lindjes më ktheu botën përmbys, e gjeta veten në një grua depresiv, obeze, pa motiv për jetën që s’doja të jetoja më. Gjithçka u bë terr, harrova tim shoq, tim bir (kisha dhe një djalë )”, i shkruan ndër të tjera ish-drejtoresha nga radhët e LSI kryeministrit Rama në letrën e dërguar në newsbomb.al.
Letra e plotë:
Zoti Kryeministër!
Çuditërisht e gjeta veten me epitetin drejtoresha e krimit dhe korrupsionit, në takimet elektorale të njerëzve të tu. Më quajtën ashtu ata që s’më njihni, veç më kthyen emrin në një logo partie dhe pse sigla ime ishte ndryshe nga e tyre unë isha krimi, korrupsioni, e keqja .
Kishte dhe socialistë të ndershëm që më dhanë kurajo: “Kështu e kanë fushatat!”
Kush jam unë ?
Një vajzë e rritur në fshat që u ngrit me forcë , shumë herë gërvishta gjunjët po qëndrova në këmbë ! Kur gjithë rinia e fshatit tim zgjodhën kurbetin une zgjodha Shqipërinë. Aq e doja dhe e dua ketë vënd sa kurrë s’desha të iki, sot nuk e di më a dua të rris fëmijët këtu!
Në 1994 dogja mundësinë e studimeve për mjekësi në Itali . Ëndërroja të isha mjeke urologe t’i shërbeja Zadrimës sime po si fëmijë që isha prej mallit u ktheva në Shqipëri. Dhe lufta e jetes sime u ashpërsua …
Luftë me mentalitetin e tim eti dhe të fshatit .
Koha u kthye pas … vajzat duhej të martoheshin ne moshën 14 vjeçare, një histeri kolektive e shoqërisë shqiptare në fshatrat e veriut pas viteve 90, ku arsimimi i femres u bë tabu. Do të duket absurde kjo por shumica e shoqeve të mija të fëmijërisë kanë fëmijë mbi 20 vjeçarë sot .
Ja dola gjithsesi mes shumë peripecive, ndryshe nga ëndrra e mjekes konkurrova për mësuesi dhe fitova si studente dite, e dija që mund të detyrohesha ta ktheja me sistemin korrospondencë, si dhe ndodhi .
Sot jam e diplomuar ne mësuesi dhe inxhinjeri agroushqimore .
Nuk isha një studente ekselente po pasioni dashuria për punën dhe njerëz me bëri një mesuese dhe drejtuese të mirë në 17 vitet e punës sime .
E urreja politikën, kisha parë familjen time që rropatej pas PS , zhgënjimet pas fitoreve ,shitja e mandatit për kryetare komune që fitoj mami im , 2 kg tritol në banesë, kërcënimet, lajmi i arrestimit për futje me armë në qëndrën e votimit për tim atë ditën që votohej ime më dhe PS-ja jote se pergënjeshtronte dhe pse ishte i pasaktë , etj. Nëna ime ka qënë dhe në listat tuaja personale për deputete, familja ime ishte një nga shtyllat e PS në Zadrimë, ato kohë kur votat merreshin me burrëri e besë e jo si sot.
Po ti i hodhe poshtë kur vendose të kandidoje nën siglën e PS kryetarin e komunës së djathtë asokohe, pikërisht atë që bleu mandatin e PS në zgjedhjet e mëparshme .
Dhe familja ime doli nga politika me një letër të drejtuar ty që nuk ju përgjigje kurrë, nuk e di nëse e more apo jo .
Në 2010 jeta ime mori një kthese. Vdekja e tim biri pas lindjes më ktheu botën përmbys, e gjeta veten në një grua depresive , obeze, pa motiv për jetën që s’doja të jetoja më. Gjithçka u bë terr, harrova tim shoq, tim bir (kisha dhe një djalë ) .
Duke parë si isha katandisur im shoq me nxiti të merresha me diçka, vetëm për të mbushur kohën. Unë s’kam qënë as jam politikane, zgjodha të aderoj tek LSI për shkak të njerëzve të mirë që njihja aty, ata të PS në qytetin tim i njihja prej familjes sime çfarë “brumi” ishin, tek PD nuk njihja askënd dhe u bëra “politikane ” .
Pas fitores se bashkisë u punësova si drejtuese në një qëndër përkujdesi, Qendra e Zhvillimit Ditor Lezhe dhe nga një institucion në hije e ngrita në një model pozitiv, sepse i vura zemrën, shpirtit dhe arrita të sjell në Lezhë sherbim model për PAK. I sollëm qytetit medalje të artë e të argjentë ndërkombëtare në Olimpikun Special, paçka se jo çdokush ka nge të merret me institucione për PAK dhe nuk është se binte shumë në sy, veç atyre që e njihnin këtë fushë. Unë e dashuroja atë punë dhe gjithçka ja dedikoja engjëllit tim të qiellit .
Po kur sofra shtrohet gjithçka shkon mirë ndodh që duhet të ikësh, dhe unë ika nga puna e zemrës për arsye politike.
Puna ime e 3 ishte Posta Shqiptare. Ishte larg natyrës sime sociale, larg botës së fëmijëve dhe pyetja ime e parë ndaj vetes ishte ç’të bëj unë me letrat ato nuk kanë shpirt?!
Pas shumë vitesh pune më ishte rrënjosur korrektesa , drejtësia në punë dhe unë smund të ndryshoja më , por dhe besoja me shpirt që Shqipëria po ndryshonte dhe njerëzit e ndershëm i duheshin shoqërisë ndaj mendoj që dhe pse se dashurova e bëra me korrektesi si punë.
Nuk mora kurrë në jetën time rryshfet për vënde pune, shërbim ndaj qytetarëve , çka e solli Postën e Lezhës në bilance pozitive , tejkalim plan , kursim shpenzimesh, asnjë dëm financiar . Normal që duhet të kesh parasyshë që posta është një instuticion me paga qesharake , kushte të vë shtira pune , shtoj dhe faktin që çdo herë që doja të merrja një vendim kundrejt një punonjësi të parregullt kisha ndërhyrje nga “lart ” dhe sikleti më i madh ishte kur ishin të PS sepse quhej sulm politik .
Gjithë vitet e punes sime nuk bëra asnjë shkarkim politik dhe mendoj që para stafit tim dhe qytetarëve isha një drejtuese korrekte pa ndikime politike .
Po një ditë të bukur, ti u zemërove keq me partinë time, dhe urdhërove të shkarkoheshin gjithë drejtuesit e LSI .
U bera sigël partie , nuk kisha më vlera njerëzore as pune dhe me 4 rrjeshta qesharakë u shkarkova menjëherë nga puna, pyes veten pse nuk arrestova kur isha kaq e rrezikshme për shoqërinë ? Shumë mirë mund të më ofrohej një ulje në detyrë .
Unë jam nënë kam dy fëmijë dhe çmimi i ndershmërisë në punë janë problemet financiare në momentin që humbet punën . Më është dashur ti shpjegoj tim biri 11 vjeçar se nga puna nuk largohen veç të “këqinjtë” dhe se unë mami i tij nuk kisha bërë “gabime” . Sot e gjej veten pa punë se di ku të aplikoj. Në institucionet shtetërore jam sigël partie , në ato private Lezha nuk ofron shumë mundësi për një inxhinjer agroushqimor apo mesues dhe si nënë me fëmijë të mitur kam vështirësi persa u perket orareve.
Me thuaj i dashur Kryeministër !
Çfarë ka kriminale në mua?
Vërtet beson se ata që janë në listëpritje për vende pune drejtuese apo administrate janë “ajka” dhe njerëzit e ndershëm ndahen sipas logove partiake?
A është e drejtë që në 2017 të ketë shkarkime politike?
Sa kosto do të ketë Shqipëria nga shkarkime pa shkaqe të justifikuara?
Kosto financiare, morale, njerëzore .
Ndoshta do të gjenden presje, pika për të hedhur balte mbi mua për këtë letër, se jam grua e përbaltem lehtë po unë e dua vendin tim dhe kjo leter e hapur shpresoj të të bëjë t’i shohësh njerëzit ndrysh , nuk jemi sigla jemi njerëz shtetas shqiptar që zgjodhëm të mos iknim .
Me zemer, Alma Jaku !
(Referencat e mia të punës mund t’i gjesh pranë Sh.S.Sh dhe Postës Shqiptare )
Natyrisht qe ke te drejte per epitetin “KRIMINAL” , nese eshte perdorur- po e mar te mireqene. Sa per shkarkimin nuk ka aresye te ankohesh. Perderisa je emeruar thjesht “politikisht” duhet te pranosh qe edhe shkarkimi duhet te pasoje “kriterin” e emerimit. Nga sa spjegon vete emrimi yt nuk ka asnje lidhje me karrieren profesionale, por vetem me ate politike. Perderisa “humbe” si politikane duhet te pranosh edhe pasojat e “humbjes”.
respekt
Viktor
Mos u anko moj zonje,se edhe djali im,socialist 24 karat familjarisht,u hoq nga puna,sepse erdhen militantet e LSI-se,meqenese ministria u nda si PLACKE LUFTE per LSI-ne dhe djali im ndejti 2 vjet pa pune!
Edhe ai kishte familje,femije te vogel,por partia jote kriminale deri ne palce e vodhi shtetin duke mashtruar te gjithe me vende pune dhe ia arriti qellimit!
Gogoli Beriosha beri qe PS t’i leshonte PE Ilir Metes,por ai ishte aq i pangopur sa e nxorri koken tani ne fushate kur e ndjeu se po i vinte fundi mafiozllikut te tij!
Do armatoste popullin ky kriminel i sapo zgjedhur president,qe mos e gezofte asnje dite,vetem se ishte dhunuar nje militant i tij>
Dhe mos kujtoni se i dhimbsej militanti,por shfryu kunder Edi Rames aq sa i rruajti sumen!
Tani une nuk kam nevoje as per PS-ne e as per LSI-ne se djali im eshte punesuar ne Kanada si inxhinier,fale padrejtesise se PS-se dhe mafiozllikut te LSI-se!
Por drejtesia nuk eshte me ty,se tani te dogji kembet,se kur u hodhen ne rruge mijra socialiste,vetem se duhej te punesoheshit ju LSI-stet dhe PD-istet e konvertuar ne LSI-sta,atehere qeshje ti dhe qanim ne!
Pershendetje Alma,
Jam plotesisht me ju dhe shkrimin tuaj. Por po te pyes, kur ju i keni keto aftesi dhe kualifikime, sigurisht qe i keni nuk besoj qe genjeni, pse u ngaterruat me partine(LSI). . Ju shume mire mund te konkuronit dhe ta gjenit vehten, mbase jo drejtoreshe po nepunese apo mesuese sigurisht qe do te fillonit. Per kete ju siguroj. Edhe futja me parti ne pune sikur nuk shkon, ne se ju ka futur partia..
Nuk e kuptova c e keqe te paska gjetur kur sic degjoj neper mediume ju sot jeni FORCE e pare opozitare qe gjithe diten shani se c keni bere kur isht ne pushtet. Shume jarge ke derdur per asgje. Ti nuk je as me pak as me shume nje deshtake ne profesion dhe nje shembull shume i keq se si mund te rrenohet nje vend duke ju plotesuar tekat JU nga nje drejtor ne tjetrin . Mundet te ishe bere dhe drejtore e Institutit te Fizikes Berthamore mjaft qe ke qene me LSI, se zoteknike drejtor spitali kam pare. mesues Drejtor shiku po ashto . Jeni tamam per SKRAP
NUK NA THE PSE PIKRISHT ZGJODHE LSI E MONIT,PER MUA GJITH LESHELISTET DUHEN DERGUAR NE SHTEPI,SEPSE JANE PUNESUAR NGA NJE PARTI KURVE!
Sistemi I tepsise e shkaterroj vleren profesionale dhe morale ne administrate
I thane Koles: ku punon?
Te Komiteti Mysliman.
Pse mar Kole?.
Ku di gja; m’ka pru LSI-ja.
Pyet Petrit Gjonin se ta di skeden dhe ne thellesi
Po ta vazhdojme keshtu nuk e kemi mire . Zonja ndoshta u vendos nga nje kualicion qe nuk mer pjese lsi, por mbase nuk ka dhen te drejta ne punene saj mund te kete qene rigoroze , dhe e denje , nuk eshte koruptuar , mund te vazhdoje te punoje normal. Dhe denimet ose shkerkimet horizontale ke apo ske faj nuk jane pozitive ne nje shoqeri qe kerkon hapat e saj europiane . Ne shqiperi vazhdon akoma perimi vdekja jote , jeta ime , keshtu nuk vete as ne hale e jo ne europe .shikoi nje cik keto z. Kryeminister se nuk duan mund por mend…………..
E lexova me shume vemendje artikullin / letren ne fjale. Po te jete nje person kriminel duhet te denohet. Ketu kemi te bejme me nje levizje logjike.
Zonje e nderuar ke ardhur si Drejtoreshe me propozim te LSI jo me konkurim. Duhet te largohesh bashke me LSI.
Keto jane brockulla, ama ne pune duhet te mbajne ne nje pozicion me poshte, jo drejtuese.
Kjo e jotja eshte si disa deputete servile dhe spiune te partive qe me keta dy metoda u bene deputete dhe pastaj thone se : ” vijme nga familje trashgimtare fisnike” dhe bejne artikuj e tj. qe te na mbushin mendjen per ” fisnikerine “e tyre dhe te prejardhjes. Kjo eshte nje dukuri ne Shqiperi se nuk ka rregulla loje dhe ligje te drejta. Dmth ta ruash kete CV dhe po pate punuar mire munde te behesh prape Drejtoreshe kur te vije LSI ne pushtet, ky eshte rregulli.
Unë të besoj për ç’ka thua sepse të paska zgjedhur LSI-ja , partia e parë , e paparë !
Ki durim se, brënda pak muajsh , Mona juaj luftarake do ta hedhë përdhe armikun tuaj , Edi Ramën .
Ajo , burri I saj presidenti , Vasili e të tjerët , do bëjnë namin . Lumi ju e mjerë ne !
Për anën financiare mos çajë kokë , pasuritë e LSI s’kanë të sosur . Të gjithë e pamë , me zë e me figurë , etj etj …
Dhe të këshilloj të mos llapësh shumë se , më shumë do urrehesh !
PO MOJ BRRYLE ZADRIME,
ke te drejte se shkollen e paske bere “me korrespondence” dhe jo nj po dy te tilla ! E ke pyetur tet’ate ndonjehre si i quante Mehmet Shehu, ata qe mbaronin shkollen e larte me korrespondence apo pa shkeputyje nga puna?
Kastravece, apo tranguj, quaje si te duash, se eshte i njejti objekt “agroushqimor”, dhe shtonte (Mehmeti): edhe kastravecat per tu pjekur duan te ken diell!
Thithja lengun tani Kokedhjeres se hajdutit president, se te ben mire e mbase te shtohen shanset per t’ju kthyere edhe nje here capitjes se dynymit tend, per te prodhuar …kastravece, te vertete ama.
Behesh edhe qesharake, kur permend veturen tende per tu bere mjeke ne Itali: nuk ke arritur te kalosh as edhe konkursin per tu pranuar, qe per te huajt eshte me i lehti qe mund te ekzistoje, sepse je injorante, ashtu siç duket edhe kur shkruan brçkulla te kesaj natyre.
Mire ta kane bere, jo se qenkerke LS-dhijane, por sepse deshmon edhe me keto dy rrjeshte te leter-ankeses tende qe je nje brryle, nje injorante, nje trushkullur e asgje me shume.
Cupe, na trego cfare lende jepje mesim ne Posten Lezhe si dhe cfare produktesh agroushqimore prodhonit.
Ne fund na thuaj edhe sa te vdekur merrnin pension ne Qarkun tuaj
Ky eshte komenti me i sakte.Le tu pergjigjet ketyre tre pyetjeve dhe eshte ne rregull.Dhe perrallat me Robin Hudet e LSI-se qe tek fshati i saj u merrnin te pasurve dhe ja u ndanin te varferve le tja tregoje Likes.
Po Ate komshijen time që desh ë hoqe nga puna sepse nuk te pagoi kuotat e LSI.
Sepse ishte Me PS dhe kishte paguar për atë. Ti dhe urdhër për ta hequr. Dhe mbas shumë telefonatash që u bane dhe sorollatje mbajti vendin e punës.
PËRSE!!!!! PËRSE!!!! ÇTË BËRI AJO !!! Kishte 25 vjet aty. Një copë puntore. Sa e sa te tillëve i ke hyre ne hise !!!
keq ardhje per femijet mos i ngatero ketu,i afti lufton dhe fiton,por nga fotoja te ka prire drejtorlliku, ne lidhje me obezitetin.
Znj.Alma ne ankimintuaj nje gje nuk kuptova, edhe pranoni se jeni e punesuar na LSI politikisht dhe nga ana tjeter ankoheni se ndaj jush eshte bere nji akt kriminal, duke ju shkarkuar dhe pushuar nga puna. Para se te ankoheni duhet te keni parasysh qe ju jeni emeruar politikisht nepermjet partise ku ju aderoni ne LSI. dmth nuk e ke fituar me merite vendin e punes. Se dyti ne ate vend pune me arsimin qekeni per mesuesi, nuk jeni ne vendin dhe profilin e duhur. Se treti, nje njeri qe eshte i zoti dhe i afte ne punen e tije duhet te konkuroje dhe ju dhuet te konkuroni per mesuesi. Mos harro se kudo partia LSI, eshte parti e interesave, dhe nuk besoj qe ju te jeni pervec drejtueswve te tjere te LSI qe kane drejtuar Posten Shqiptare. Me sa jame informuar nga nje e afermja ime qe punonte ne nje poste, ato ishin te detyruara qe cdo punonjes duhet te siguronte vota nga gjashte familje duke i marre dhe nr e kartave te indeditetit, perndryshe largohej nga puna. LSI nuk eshte parti politke por parti familiare, ku ne plan te pare ka perfitimet materiale dhe cdo punonjes i punesuar prej saje pagua nje pjese te pages cdo muaj per llogari te LSI. Prandaj znj.Alma ,mendoj se pushimi juaj eshte i drejte, ju duhet ke konkuroni per nje vend pune, sic bejne gjithe te tjeret dhe jo te kerkoni privilegje partiake.
KUJT I PLASI ..???????????????MOS I KISHE ME TAPI OFIQET SHKO MERJA LIKES…!!!!!!!!!!!!!!!!!
Detyren si Drejtore poste nuk ta dhane dy dipllomat qe thua se ke (mesuese dhe inxhinjere),por ta dha devotshmeria ndaj LSI-se, pra more pjesen e tepsise. Nuk ishe kaq e paster sa ce tregon vehten ne kete hartim,e mos flasim per arritjet e tua ne tejkalimin e detyrave se na ben te qeshim ,kur s’qajme dot. Shkarkimin e meritoje ! Po dipllomen e dyte ku e more ? Monika ka aftesi te rralla , qe grate e partise te saj ti bej me dy fakultete. Do te kishe bere mire qe ketij hartimi ti bashkengjisje fotokopje te dipllomave. Keq ardhje dhe per mamin qe nuk paska arritur te behet deputetee PS-se.
E lexova letren me interes ,por me vjen keq qe Zonja ne fjale e quan veten si heroine vetem pse ka ushtruar detyren me korrektesi dhe nuk ka mare ryshfete.E nderuar zonje gjishcka ke bere eshte normale ne gjith vendet Europiane sepse je paguar per te qene e tille.E dyta ke mare nje post nga partia dhe jo nga kualifikimi ne kete fushe (vet deklarohesh se nuk ja kishe idene ne kete fushe).
Ne rreshtat me siper deklaron se “Letrat skane shpirt” zonje e nderuar Letra ka me shume shpirt dhe histori nder vete se cdo gje tjeter ne kete bote.
E treta nese e konsideron veten kaq te rregullt dhe te sinqert ,atehere kjo eshte dhe koha juaj te aplikoni dhe te konkuroni me te tjeret qe mund apo jo ,te jene dhe me te afte se ju.
Shkruan se tani nuk mund te aplikosh sepse je pjese e Lsi ,shume vleresim alla Lsi-je ,sepse nese e ke kuptuar mire Z . Rama kete po shpjegon dhe ofron lart e posht ,qe cdo nenpunes te zgjidhet ne kritere profesionale dhe je partiake.
Qna tha moj drejtoreshe. Postn e kisht ber so deshet gjamat ishin tbukur e gjith te tjerat lamsh ishin aty. Me hetu ju shkoni nburg te gjithe per idiotsite e hajvanlliqet qe jane ba ne postet
Me vjen keq qe perdor dramen tende familjare ne kete leter,por jeta eshte lufte.Ka malore dhe fushore,per mendimin tim duhesh te konkuroje ne zanatin tend dhe prej aty te te vihesh vlefta sa e afte je per kete pune,por persa i perket drejtoreshe ne poste,ishte pozicion politik,plus nuk je as e para dhe as e fundit.njerzit duhet te medohen se administrata shteterore nuk eshte e perjetshme.pac fat ne profesionin tend se zgjidhjet bere nga politika nuk zgjasin shume
Ne se ne pune te ka vene Partia, pse ia kerkon Rames llogarine. Atje ku ke paguar, atje ke te drejta.
Ajo eshte nene eshte familjare me ate rroge jeton ajo dhe shume si ato qe nuk kane te ardhur tjeter.Jam dakort me fjalen e zonjes ta ulnin ne detyre jo ta hidhnin ne rruge si nje gje pa vlere se ka nje logo partie te ndryshme nha timonieri.Po normal se te gjithe ata qe festuan e irane mbrapa timonierit duan vende pune e si huta u hodhen ne sulm .Harruan se kane ngrene e kane pire me njeritjetrin e tani vetem se jane me logo te ndryshme jane armiq populli.
Znj.Alma
Vleresoj shume gjera ne kete shkrim dhe besoj se jeni drejt,por problemi eshte se ne momentin qe ju thoni se jeni vendosur si perfaqesuese e LSI çdo gje vyshket…….
Por nuk jeni e vetme,gjithe administrata shteterore eshte e krimbur ,nuk besoj se do të pastrohet ajo nga parazite si Ju,
Besoni ose jo administrata,mjekeseia dhe drejtesia jane me të urryerat ne shqiperi.
E nderuar Zonje!
Shkolla ka kudo .Pse nuk kerkon te behesh mesuese?Eshte profesion nga me te nderuarit dhe ju jeni ne fushen tuaj profesionale.Uroj t’a kuptosh drejte kete keshille dhe te beheni nje mesuese e mire.
Mos e caj…koken hic,t’a kthen ustai pergjigjen.
Te fala Mones e Likes edhe kufomes Petrit.
Te rruat LSI-ja…!
Zonja Alma! Na nemerove shume se”sa e ndershme je,se nuk ke mar rushfet,nuk ke kerkuar lek etj etj.Mos etallonin e ndershmeris ke Ilir Meten ?
Cfare populli I ndyre.
Shikoni sa pameshire e dermojne nje nene, nje grua, nje bashkeshorte vetem pse eshte e lsi.
Tmerrohem kur I lexoj.
U neveriske zotrote per nje nene e cila la mare leke per nje pune qe ajo vete e pranon se nuk oshte per te,kur ne te njejten kohe kemi me mijra nena qe ju heqin buken e gojes femijve per te vene menjane leket qe duhet te paguajn nen dore tek Shushunjat politik??????Lsi Ps apo Pd kane thithur gjakun deri ne palce ketij populli ,prandaj mendohu mire para se te shkruash.Kjo eshte nisma me e mire qe eshte bere deri me sot ne gjith shtetin Shqipatar nda ndonje i ashtuquajtur politikan.Rama mund ta quaj partine e tije Pd ,agrare ose balliste por me keto nisma qe po ben dhe po thot se do beje do jete me i pelqyeri nga Shqiptaret se sco kush politikan ptjeter ne historine e Shqiperis
Mjaft me me shushunja te cdo lloj ngjyre ose partie qofshin
Epo mos i lexo zonje apo zoteri, se dhe zonja ne fjale nuk kishte nevoje ta bente nje shkrim te tille publik, se drejtoreshe e beri partia e aq me teper LSI-ja, ndaj dhe duhet te lere karrigen. Nuk u be drejtoreshe se ishe supermeni,
Alma te mirkuptoj ne letren tende te njejtin kalvar politik kam hequr edhe une si nje ish drejtues i PS dhe FRESSh ,por ne 2003 kur Ilir Meta u nda nga PS une zgjodha rrugen e largimit nga politika pasi e kuptova qe kjo percarje u dha fund idealizmit politik dhe zgjodha ti perkushtohem familjes time jashte lojes se ndyre politike shqiptare dhe te garantoj qe sot jam shume ok ,largimi nga puna nuk eshte fundi i botes por duhet ta ndash mendjen nese do merresh me politike do pranosh te mirat dhe te keqiat e saj ose sikterise.
Letra me ka prekur shume. Po i mar te gjitha te verteta.
Zonja ka nevoje per nje pune dinjitoze,…por ne specialitetin e saje. Ne mesuesi bie fjala, do te ishte nje edukatore e mire, te pakten siç e pershkruan personalitetin e saje.
Eh! LSI-LSI, SA LEMSHE KE GATUAR, DUKE U KTHYER NE PARTI BIZNESI ME PARRULLEN “Me ne fitojne te gjiiiithe”.( Pa dyshim eshte fjala per gjithe anetaret e vet).
Zonje. Lexoj me vemendje komentet ketu dhe dil me nje leter tjeter Te shohim se si dote reagosh.Lexo me qetesi dhe dashuri komentin e z Viktor sepse mua me duket shume i drejte dhe na thuaj mendimin tuaj
Zonje te ka shkuar kot e gjithe kjo leter pasi Rama nuk i shkon ne mendje ta lexoje por edhe te tjeret i sheh vete ne komente qe nuk ta quajne hall kete qe po thua .E di pse? Partite qe punesojne njerez si ti ja kane merzit miletit aq shume sa nuk duan te degjojne ankesa te tilla nga partiake te cdo lloji qe tradhtojne profesionet per tu bere drejtora.Gjithe te mirat zonje
.
Ke te drejte ne parim
por po ne parim a nuk k ate drejte dhe nusja ime dhe motra e cdo kujt, nusja e cdo kujt qe ka kaq vite qe voton ( pa bese e burreri sic i jepni votat ju , por me bindje ) dhe kemi 27 vjet qe kur ka ndryshu sistemi qe jo skemi kap pune shteti kurre por kemi vuajtur per bindjet tona ne te gjitha menyrat , dhe sna eshte dhene mundesia kurre jo post drejtoreshe qe ju keni kapur ( prej partise qe keni votuar se po te ishe me konkurs apo meritokraci mbase sdo kishit fatin kurre te ishit drejtoreshe e nje institucioni).
ne kemi vite qe presim , jo te vjedhim jo te abuzojme por te kemi mundesine dhe ne te japim nje kontribut per zhvillimin e ketij vendi apo te nje x institucioni.
mqns keni qene e suksesshme si manaxhere e postes , nuk eshte fundi i botes kemi ne 27 vite qe punojme ne privat , dhe ju shume mire mund te vazhdoni te kontriboni ne sektorin privat nese ju mendoni se keni aftesi.
Dhe po te te them se grate e , motrat tona kane mbaruar shkolla jashte duke shpenzuar ore te tera e mijera euro per nje shkollim cilesor dhe kur shkojne neper zyra shteti ju kerkon llogari nje drejtor me KRISTAL apo thjesht se ka valvitur nje flamur ne miting por qe ne logari votash kane ne nivelin tim mos me pak akoma…
Gjithe jeten drejtoreshe nuk mund ta ngrysesh, ndaj behu e forte dhe caj sic ke thene ne fillim te letres tuaj , mos u dorezo.
Edhe mua para 5 vjetesh me hoqi nga puna Lsi(nk isha post drejtuesi) kisha mbi 10 vjet eksperience me mesatare 8.5 nderkohe zevendesuesja ime ishte pa eksperience per ate vend pune se punonte diku tj, rreth nje vit qe kishte mbaruar shkollen dhe te mos flasim per mesataren
Nje pyetje kam per zonjen:Kur pranove postin nk mendove qe do kishe te njejtin fat si paraardhesja jote????
Qe te ishte e plote letra e juaj duhet qe te tregonit me sinjqeritet kriterin e perzgjedhjes suaj ne detyren qe kini kryer me pare,te tregonit sa punonjes ke larguar nga vendi i punes ,dhe te ballafaqoni sivine tuaj me ate te personit qe ka qene ne kete detyre. Nuk eshte vlere te tregosh se me c’parti je dhe besnikerine ndaj saj . Keto qe shkruan sot pse nuk i the kur largoje njerzit nga puna dhe kur zure vendin e punes te dikujt si puna jote…….. . Paozicioni juaj e ka pasur qe ne gjeneze kete risk … suksese ne jete!
Nuk eshte as e para dhe as e fundit qe hiqet nga puna politikisht.e keqja e kesaj rruge eshte se drejtuesit politik te ketyre istitucioneve jane te rekomanduar dhe jo te kualifikuar per specialitetin ku ata drejtojne .e dyta gjate ketyre 27 vjeteve jane hequr nga puna spesialiste te mirfillte qe drejtonin dikasteret perkatese apo dhe puntore te kualifikuar te cile u zvendesuan nga njeres medioker partiak dhe me dipllom te blere.e treta duhet te bejne nje verefikim te hollesishem per te gjithe punonjesit e larguar te ketyre viteve dhe te bejne nje konkurim te drejte per vendet e punes qe zoteronin pera zgjedhjeve vetem kedhtu do behet drejtesi te fitoj i afti dhe jo militanti.une do isha dakorte me zonjen ne qofte se ajo kerkon te konkuroj ne zanatin e saj dhe jo te emerohet nga partia.i zoti gjithmon e gjen rrugen e duhur ngrihet sa here qe bie.
Provinciale dhe drejtoreshe e postes ne Tirane?!
Katastrofe!!!! Po pse u shuan djemte e vajzat e Tirones, qe drejton provincialja m’Tiron????
Nuk kam pa ketu ne perendim, qe te vijne katunaret e te drejtojne ne zyrat shteteror te qyteteve, e aq me teper te kryeqyteteve.
Keto CUDIRA, ndodhin vetem ne Albanistan.
Zonje, kur te caktuan drejtoreshe, a nuk te vajti mendja se ti po i zije vendin nje njeriu me femije dhe me halle, per te cilat ti vetem per aderimin ne LSI ja more tjetrit? A i kishe ti kualifikimet per t’u zgjedhur ne ate post? Atehere, pse e pranove? Ku ishte karakteri yt kaq i ndjeshem ndaj halleve te njerezve kur ti s’e kishe problem t’ja merrje tjetrit postin, vetem se te caktoi LSI-ja?
Atehere, nqs u caktove aty me pa te drejte, cfare te drejte kerkon tani? Pse nuk u fute mesuese qe atehere, nuk do te kishte hequr njeri tani! Njerez si ty e fuqizuan monstren e LSI-se dhe i dhane pushtet. Ajo monster duhet zhdukur njehere e mire nga faqja e dheut.
Shoqeria shqiptare ka pjerdh me kohe !
Pjesa dermuese e komuntuesve si dhe vet gazeta qe i seleksionon komentet, kane prirje sadiste.
Asnje Parti ne Shqiperi, moralisht nuk asht ma e paster se tjetra. Te gjitha kane CV-ne e njejte. Fatkeqsisht, me nje popull mjeran qe per vetveten, kjo gjendje do vazhdoj per nje kohe te gjat.
“në mua”?????!!!!!!!!…..
“tek unë ” ! Qenke dhe mësuese.
Gjithcka eshte e rreme si kjo leter qe nuk mund ta kesh shkruar ti por ndonje Bib D o Paloke P, ti qe sdi te lidhesh dy fjale apo sa bajn 2+2, e vertet e vetme asht qe Babi ka qen socialist