I njohur për karikaturat e tij me bazë politikanët, koalicionet politike, shkrimtarët, fenomenet shoqërore, karikaturisti i botimeve Mapo Bujar Kapexhiu, vjen për lexuesin e revistës Mapo me një karikaturë mbi zgjedhjet e 25 qershorit.
Karikaturat e Kapexhiut për politikën janë bërë të famshme për shkak të rubrikës së tij të përditshme në gazetën Mapo. U bënë 10 vite që Kapexhiu, që mban titullin Mjeshtër i Madh, çdo ditë në këndin e tij në faqe të parë të kësaj gazete, satirizon politikën, politikanët dhe fenomenet e jetës shqiptare
Karikatura është e titulluar “Maestro Rama”.
Në qendër të trajtimit humoristik janë figurat kryesore të këtyre zgjedhjeve, me protagonist kryeministrin Rama, i cili shfaqet si “xhongler” mes aleatëve të dikurshëm, kundërshtarëve dhe ndërkombëtarëve gjatë ekzekutimit të një numri cirku.
Në brendësi të revistës gazetarja Luljeta Progni analizon rrugëtimin e gjatë politik të kryeministrit dhe triumfin e Ramës ndaj kundërshtarëve e rivalëve politik në 20 vjet.
normalisht qe nje kristian qofte edhe i tredhur[atheos] si Rama tall ”erdoganin” me gjithecfare ”koka” sunitesh,shiitesh,tourkocamesh e kesisoi rrace bastarde arabesh……………
Ku ka me bastard se ty or pjelle cobanesh
Ky Kapexhiu qe u lutej shqiptareve tek pallati kultures ne Tirane ne 1996 qe “ta provojme dhe nje here Sali Berishen President” dhe e provoi ai dhe Shqiperia me shqiptaret dhe s’kane marre veten as sot. Ja ky eshte Kapexhiu, kish dhe ca te tjere qe s’po u a theme emrin se kane tituj me te medhenj se Kapexhiu. Ja kush i ka dhe titujt!