Kërkoni vizë për SHBA? Ja këshillat që ka ambasada amerikane për ju

20 Korrik 2017, 14:42Sociale TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka shpërndarë një njoftim në rrjetin social Facebook ku informon të gjithë qytetarët lidhur me vizat e fejesës.

“Pas gjithë atyre këshillave të mrekullueshme që kemi marrë javën e kaluar, Kenny dhe unë kemi vendosur të udhëtojmë në Valbonë këtë javë.

Ne shpresojmë që të marrim një ftesë për të provuar fli dhe dhallë.

Përpara se të nisemi, ne duam t’ju japim disa këshilla të shpejta në lidhje me vizat e fejesës.

A e dinit ju që ju duhet të jeni takuar me të fejuarin ose të fejuarën qytetare Amerikane përpara se ai ose ajo të dorëzojë një peticion për ju?

Gjithashtu, nëse viza juaj miratohet, ju duhet të martoheni brenda 90 ditëve të mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.

Për më tepër informacion mbi vizat e fejesës vizitoni faqen tonë: https://go.usa.gov/xRT2a ose më dërgoni pyetjet tuaja,” shkruhet në njoftimin e ambasadës. 

3 komente në “Kërkoni vizë për SHBA? Ja këshillat që ka ambasada amerikane për ju”

  1. Edkari says:

    Mos kerkoni viza per atje se Amerika duhet te pranoj pa vize,
    prandaj shume kush e mban si vendin me demokratik

  2. 17nentori says:

    se kuptoj pse duhet te jesh takuar me te fejuarin perpara se te ftoje me vize?
    po facebuku pse qenka?
    pastaj pse u dashka martuar per 90dite se ska?
    ike me mire dhe pi ca dhalle se na bere per dhalle me sugjerimet qe paske!

  3. ronny says:

    qe nga emri dukesh se je tamam ashtu sie ke vene edhe vete,,,,, heheheheh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje