Kirurgu i famshëm i trurit, vjen në shqip me bestsellerin e tij “Mos bëj dëm”

22 Korrik 2017, 19:16Kulturë TEMA
Kirurgu i famshëm i trurit, vjen në shqip me bestsellerin e tij

 

Dr. Mentor Petrela ka sjellë në shqip librin e një prej mjekëve më të shquar në botë, Henry Marsh I cili përshkruan jetën e një mjeku përmes ngjarjeve autobiografike.

Ai ka studiuar politikë, filozofi dhe ekonomi në Universitetin e Oksfordit para se të diplomohej në mjekësi te spitali Royal Free në Londër.

Henry Marsh u bë anëtar i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve në 1984 dhe u emërua këshilltar neuro- kirurg te spitali Atkinson Morley’s St George në Londër në 1987, ku vazhdon të punojë me kohë të plotë.

Ai ka qenë tema e dy filmave dokumentarë të rëndësishëm, “Jeta e tyre në duart tuaja” , i cili fitoi Royal Television Society Gold Medal, dhe “The English Surgeon”, i cili paraqiti punën e tij në Ukrainë, dhe fitoi çmim Emmy. Ai u bë CBE Comander of British Empire. Henry Marsh si Bestseller i “Mos bëj dëm”, solli në Shqipëri The Neë York Times që botoi në 2016 një reportazh, “The Terrible Beauty of Brain Surgery” mbi operacionet e kryera në Tiranë.

Është i martuar me antropologen dhe shkrimtaren Kate Fox.

Promovimi do të bëhet ditën e mërkurë më 26 korrik në sallën e Akademisë së Shekncave në orën 11 paradite.

 

2 komente në “Kirurgu i famshëm i trurit, vjen në shqip me bestsellerin e tij “Mos bëj dëm””

  1. Baliu says:

    Nje urti e kirurgjise thot keshtu: Kirurgu i mire edhe nese nuk te shpeton nga vdekja, sepaku te shpeton nga kirurgu i keq.

  2. genti says:

    Ky Mentori qe e quani aq njeri te “madh”qe ne fakt nuk eshte ,por eshte dilerant , nuk eshte as ne kirurget me te shquar te botes pra ne 100, te dale nje ta provoje kete jo me gazeta te botuara ne gjuhen Shipe por me ne site apo google search te gjendet se ku eshte ky njeri kaq i madhe pra ne 100 me te mire ne bote. Keto jane gjera absurde qe ai vete i ushqen! Sa per korrupsionin ky njeri i ka marre 2000 Euro per operacion vajzes se nje sanitare qe punon ne Fakultet te Mjekesise e cila nuk pati fatin te jetone , si shume te semure te tjere, qe Mentori i merr lete ose Eurot se i do ne Euro tani , dhe qe vdesin pak pas operacionit dhe qe Mentori i shet si arritje te medha te Neuroshkences Shqiptare, te na thote ky njeri se cfare teknike te re operatore ka perdorur , te na e provoje te pakten. Te na jape nje artikull te botur ne anglisht dhe tre me sa duket qe ka i ka bashkeautore dhe lene shume per te deshiruar. Te na tregoje Mnetori nje cikelse ose liber leksionesh per studente ,pasuniversitare etj qe ti lexojne brezat e tanishem dhe te ardheshem. Thjesht eshte per te ardhur keq nga ky njeri qe shitet me papjon, por qe ne shpirt e mendje nuk gezon piken e humanizimit apo te perkushtimit mjeksor. E gjitha ne shitje eshte per delirin e tij te pamerituar!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje