Grima: Kombëtarja e femrave, jo më e fundit

23 Korrik 2017, 17:02Sport TEMA

Pas kualifikimit emocionues të arritur përballë Greqisë, sfida e radhës për Kombëtaren shqiptare të femrave do të jetë ajo e grupit kualifikues drejt Botërorit 2019 në Francë. Shorti i vendosi vajzat kuqezi përballë Zvicrës, Polonisë dhe Bjellorusisë. Emra të rëndësishëm të futbollit, përballë të cilave trajneri Armir Grima i ka të qarta vështirësitë.

Normalisht tani fillon edhe vështirësia që rritet, nuk është më ai niveli i turit paraeliminator. Tani janë skuadra “Vip” dhe do të përgatitemi që ta mbyllim me sa më tepër sukses këtë grup eliminator.”

Kualifikueset e Kombëtares së femrave nisin me duelin e 15 Shtatorit ndaj Zvicrës në shtëpi dhe me trasfertën e katër diitëve më pas në Bjellorusi. Grima përcaktoi edhe atë që është objektivi minimal i vajzave kuqezi.

Ne do të mundohemi që edhe në fillim të Shtatorit të bëjmë një test miqësor ndoshta në Kosov edhe me disa vajza të reja që kemi në planet tona, të cilat nuk kanë qenë pjesë e ekipit, për të forcuar sa më shumë grupin. Janë ndeshje të vështira: Zvicra është ekip që luan në Kampionatin europian të femrave, edhe Bjellorusia është një vazo më lart se ne. Do të mundohemi të kemi sa më tepër elementë cilësor, për të arritur synimet tona, që të mos jemi më Shqipëria e vendit të fundit në grup.”

Shtatë fitueset e Grupeve kualifikohen direkt në Botërorin 2019 të femrave, ndërsa katër ekipet më të mira të vendeve të dyta luajnë në fazën “play off”. Sipas trajnerit Grima asgjë nuk është e pamundur, edhe pse për një Kombëtare të krijuar rishtazi pretendimet nuk mund të jenë menjëherë të larta.

“Ne duhet të mendojmë që të ecim me këmbë në tokë dhe ta dimë nga vijmë. Kombëtarja e femrave në Shqipëri është krijuar vetëm gjashtë vjet më parë, nuk duhet të pretendojmë menjëherë shumë lart. Futbolli i ka të treja rezultatet dhe kur hyn në fushë ekipi synon gjithmonë të marrë rezultat pozitiv. Është e vështirë, por jo e pamundur.”/ SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje