Kryesuesi i listë së deputetëve të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e FRESSH-it, të cilët janë duke pushuar në kampin veror në Jalë. Në fjalën e tij përpara të rinjve, të cilët e pritën me mjaft entuziazëm, Balla u shpreh se kjo ka qenë një prej fushatave zgjedhore më të vështira, por edhe më të bukurat, po të kemi parasysh faktin që me këtë sistem zgjedhor çdo parti politike konkurronte më vete, është e vështirë që një forcë politike të marri më shumë se gjysmën e vendeve në parlament.
“Si kudo dhe në Elbasan ne arritëm që të marrim një mandat më shumë nga zgjedhjet e vitit 2013, duke i garantuar Partisë Socialiste 74 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, duke hapur një etapë tjetër të zhvillimit të Shqipërisë. Ne i kërkuam popullit që të na jepte një mandat që të qeverisnim vetëm, por kjo nuk do të thotë që ne do qeverisim vetëm, do jemi përsëri në aleancë, në koalicion, por tashmë në aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”, – tha Balla.
Duke u ndalur tek pritshmëritë e qytetarëve për qeverisjen e katër viteve të ardhshme, socialisti theksoi se katër vitet e ardhshme opozita e vërtetë janë të gjithë ata zyrtarë që nuk ofrojnë shërbimin e duhur ndaj qytetarëve. “Duhet të kuptojmë që në katër vitet që vijnë ne nuk jemi në opozitë me LSI-në, as me PD-në. Ne jemi në opozitë me të gjitha ata zyrtarë dhe punonjës shteti të cilët nuk e bëjnë punën si duhet. Detyra jonë është që t’i japim Shqipërisë dhe shqiptarëve një shërbim krejtësisht tjetër nga ky që është dhënë në 4 vitet që vijnë”.
Në përgjigje të interesit të të rinjve Balla u shpreh se ne jemi zotuar para Shqiptarëve për shtet, punësim dhe mirëqenie, por kur flasim për këto edhe rinia ka një fjalë shumë të rëndësishme për të thënë. “Më e vështirë sesa fitorja vetëm është që ne t’i qëndrojmë pritshmërive që njerëzit kanë ndaj nesh, sepse pritshmëritë e shqiptarëve ndaj PS sot në korrik të 2017 janë shumë më të mëdha se në korrik të 2013 dhe në krye të katër viteve nëse ne do t’i qëndrojmë angazhimeve tona do të jemi përsëri këtu në përfundim të një fushate tjetër zgjedhore të 2021, ku nëse ne do ta ruajmë bashkëpunimin dhe komunikimin me njerëzit e zakonshëm nuk është aspak e vështirë që PS në 2021 ti fitojë zgjedhjet. Ne nuk i fitojmë zgjedhjet për shkak se kemi kundërshtarë të dobët apo për shkak të sistemit zgjedhor, por i fitojmë zgjedhjet sepse jemi e vetmja forcë politike e besueshme për shkak edhe të faktit që kemi të vetmin lider të besueshëm nga shqiptarët për të drejtuar vendin”, – theksoi Balla.
Në përfundim të fjalës së tij, deputeti Balla theksoi se ne kemi bërë një pjesë të reformave, ajo në drejtësi është më e rëndësishme, tani po vazhdon implementimi i saj. Një reformë tjetër e madhe që e pret Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme që duhet mbyllur brenda vitit të parë të qeverisjes është reforma e administratës dhe strukturës administrative të qeverisjes.
Balla thote:…”por tashmë(do të qeverisim) në aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”.
Ky eshte komplet budalla apo demagog?Te mos dihej se kush i ka thene keto “mendime kaq
te vyera”,do te mendoja se jan te nje politikani nga Kuba ose Korea veriut!
Balla thote:…”Duhet të kuptojmë që në katër vitet që vijnë nuk jemi në opzitë me LSI-në,as
me PD-në.Ne jemi në opozitë me gjitha ata zyrtarë dhe punonjës shteti të cilët nuk e bëjnë
punën si duhet”.
D.m.th nuk ka opozite,ju jeni ne opozite me veten(jemi ne diktature),me militantet e PS qe
i keni emruar ju vete?Deri tani nuk ke bere politike,ke luajtur rrolin e zagarit,tani,me gjasme
po bën politike,e zbulove qe je komplet idjot.O Edi Rama,me kete idjot do besh Shtet ti?
ky i korruptuar koke e kembe do luftoj korrupsionin? Nje bythlepires i rregullt i Rames, sic bente me Fatos Nanon. O njerz. Grisuni masken ketyne te pa cipve.