Proçesi gjyqësor kundër gazetarëve, Hahn: Turqia, larg vlerave të BE

25 Korrik 2017, 15:13Politika TEMA

Turqia po largohet gjithnjë e më shumë nga vlerat europiane. Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, komisioneri i BE për zgjerimin, Johannes Hahn shprehu shqetësimet e bllokut, pas nisjes së proçesit gjyqësor kundër 17 gazetarëve të njohur dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit të gazetës opozitare turke “Cumhuriyet”.

Hahn i bëri thirrje vendit të respektojë lirinë e shprehjes, në prag të një takimi të nivelit të lartë mes BE dhe Turqisë, ditën e martë.

“Vendi po largohet nga vlerat e Bashkimit Europian dhe kjo sigurisht që ka ndikim te marrëdhënia mes Turqisë dhe Brukselit. Ne do të diskutojmë për të gjitha këto çështje”, u shpreh komisioneri Hahn.

Ndërkohë proçesi gjyqësor koiçidon  me përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve me Gjermaninë, lidhur me arrestimin e 10 aktivistëve për të drejtat e njeriut, përfshirë një gjerman, si pjesë e fushatës së spastrimit, pas grushtit të dështuar të shtetit, kundër Erdogan.

Aktivistët dhe aleatët perëndimorë janë ankuar për përkeqësimin e të drejtave të njeriut nën udhëheqjen e presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Rreth 50 mijë persona janë arrestuar e të paktën 150 mijë të tjerë janë shkarkuar nga detyra që prej puçit të 15 korrikut 2016.

Gjithashtu, si pjesë e fushatës spastruese të qeverisë, 150 media janë mbyllur e rreth 160 gazetarë janë burgosur.

Shteti më i fuqishëm europian, Gjermania, ka shtuar presionet gjatë ditëve të fundit, duke kërcënuar me masa që do të vështirësonin investimet gjermane në Turqi dhe gjithashtu marrëveshjet për tregëtinë e armëve.

1 komente në “Proçesi gjyqësor kundër gazetarëve, Hahn: Turqia, larg vlerave të BE”

  1. Hipokrizi e madhe me keta Gangsteet e Brukselit says:

    Pse mo Pijanec Gazetaret jane te Paprekshem jane njerez si gjithe te tjeret nqs se kane gabuar duhet te arrestohen. Flisni ju per Vlera more aman qe lejoni Abortin dhe Homoseksulitetin njerez pa moral pa din e Iman. Flisni ju vlera qe kolonizuat Gjysmen e Botes dhe beret 2 Luftra Boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje