Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur një shkrim të publikuar nga presidenti i Serbisë Alexander Vucic.
Shefi i qeverisë shkruan se këto rreshta të shkruara nga kreu i shtetit serb nuk mund të imagjinoheshin vite më parë.
“Ka ende shumë rrugë për të dalë nga tuneli i një historie të rëndë mizorish të përgjakshme, siç është historia e Ballkanit, ku vitet e fundit janë hedhur sidoqoftë drejt rrugëdaljes hapa që deri përpara këtyre viteve nuk i imagjinonin as më optimistët.
Edhe ky shkrim i Aleksandër Vuçiçit, Presidentit të sapozgjedhur të Serbisë, nuk mund të imagjinohej pak vjet më parë paçka se, siç i thonē, djalli fshihet nē detaje dhe nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë…
Dhe Kosova mbetet, mu siç e thotë edhe Presidenti serb, nyja gordiane, prerja ose jo e së cilës, përmes njohjes ose jo si shtet nga Serbia po shtoj unë, është edhe zgjedhja e qartë mes territ të tunelit dhe dritës së daljes prej tij!
Por padyshim, kjo është një zgjedhje që e sjell në anën e dritëdaljes, përpjekja e mundimshme dhe reciproke për ta kuptuar deri në fund njëri-tjetrin, përmes një dialogu të palodhur e fort të dhimbshëm, në emër të dashurisë për kalamajtë e të dy popujve tanë dhe përgjegjësisë për të ardhmen me paqe e begati të dy kombeve tona.
Gjithësesi, shijen e mirë që më la ky meditim publik i Presidentit të Serbisë, dëshiroj ta ndaj me ju:”
Nga Alexander Vucic
“Përse u lutem serbëve dhe qytetarëve të tjerë të Serbisë për të biseduar për Kosovën e Metohinë? Përse i gjykoj vendimtare për të ardhmen e vendit dhe të popullit tonë? Përse vallë ta hapim këtë temë kur jemi mësuar ta kyçim gojën dhe të jemi kundër, kundër gjithçkaje e gjithkujt, duke qenë se çfarëdolloj zgjidhjeje të marrë problemi ka për të qenë një thyerje e brokës kosovare në kokën e kujtdo politikani që do të guxojë ta ndërmarrë atë hap, ndërkohë që, nga ana tjetër, të gjithë shtiren sikur dinë për punën e Kosovës më shumë nga ç’dinë në të vërtetë, sikur e kanë pëllëmbë të dorës zgjidhjen e problemit, por ja që që s’i pyet njeri.
Ndaj dhe është e rëndësishme, madje sot më shumë se kurrë, që të shihemi në pasqyrë me kurajo e të këqyrim qartë gjithë blanat, plagët e mangësitë në fytyrën tonë, si dhe të përpiqemi të shërojmë atë çka është e mundur, të mos heqim dorë prej dëshpërimit nga vetja për shkak të problemeve me të cilët përballemi.
Ka ardhur koha që ne si popull të mos veprojmë si struci që fsheh kokën nën rërë, por të përpiqemi të jemi të vërtetë; të mos i lejojmë vetes të humbasim ose t’i japim dikujt atë që është e jona, por, gjithashtu, të mos presim se do të na bjerë në dorë ajo çka kemi humbur prej kohësh. Kur e pyetën Shimon Perezin, njeriun me të cilin kam pasur nderin të bisedoj sa e sa herë, se për ç’arsye ngulte këmbë kaq fort për bisedime me palestinezët, ai tha: “Ngase ka për të hapur skela paqeje në krejt Mesdheun.
Si dhe ngase është detyra e liderit të dijë të peshojë ato lloj lirish, asish që ofrojnë paqe, t’i peshojë pa u ndalur edhe atëherë kur përballet me armiqësira, dyshime e zhgënjime. Mjafton vetëm të mendoni se çfarë do të ndodhte sikur të mos funksiononte kjo gjë”. Sot kur lind nevoja t’i përgjigjem pyetjes për nevojën e një dialogu me Prishtinën si dhe një dialogu të brendshëm, mes serbëve për Kosovën, fjalia e fundit e citatit të mësipërm përmban thelbin e gjithë kësaj historie: “Mjafton vetëm të mendoni se çfarë do të ndodhte sikur të mos funksiononte kjo gjë”. Sikur të gjithë ta kyçnim gojën.
Sikur të hiqnim dorë nga dialogu. Unë, pas kaq vitesh që merrem me politikë në këto hapësira, e di përgjigjen. Qysh nga viti 1878, prej krijimit të së ashtuquajturës Lidhje të Prizrenit, ne serbët nuk kemi dashur të tregohemi aq sa ç’duhet të përgjegjshëm që të kuptojmë si fuqinë ashtu dhe dëshirat e shqiptarëve, por dhe gabimet e mëdha të shqiptarëve, ndaj e gjykoj të pafalshëm moskuptimin e interesave shtetërore e kombëtare serbe, si dhe nënvleftësimin e tyre, ose ç’është më e keqja, përpjekjen për t’i futur ato nën qilim, duke qenë se ndokush mendon se kjo gjë është e mundur falë përkrahjes së fuqive të mëdha.
Pavarësisht faktit se në realizimin e idesë së tyre kombëtare shqiptarët kanë pasur mbështetje të konsiderueshme prej pjesës më të madhe të vendeve Perëndimore, Serbia nuk duhet nënvleftësuar. Serbia e sotme nuk është e gërbulosur siç ka qenë dikur, Serbia nuk është e dobët si në vitin 1999, 2004 dhe 2008, por Serbia nuk është dhe as duhet të jetë arrogante dhe e papërgjegjshme, siç ka qenë jo rrallëherë.
Të heshtësh do të thotë që neve nuk na interesojnë më përgjigjet, për kurrëfarëgjëje. Të heshtësh do të thotë se nuk kemi më çfarë të kërkojmë. Se kemi hequr dorë së shpresuari. Se jemi të gatshëm për opcionin e fundit. Për konflikt. Brendapërbrenda nesh dhe me ata rreth e qark nesh. Heshtja është tipar i atyre që mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë. Atyre që nuk duan të dëgjojnë kurrëkënd. Atyre që iu është mbushur mendja se janë më të mençurit, që s’kanë se çfarë të mësojnë më, që janë superior në raport me gjithë të tjerët dhe nuk kanë se çfarë të bisedojnë me askënd. Kjo është modus operandi e tiranisë, përherë e gatshme të derdhë gjak të huaj. Në fund të fundit heshtja është fundi. Pas saj askush nuk thotë asgjë dhe i vetmi zë është një piskamë e gjatë dhe e pabarabartë. Nuk mund ta shoh veten duke heshtur, as Serbinë në atë pozicion. Në qoftë se ndodh kjo gjë ka për të qenë e humbur jo vetëm politika që bëj, por krejt jeta ime dhe jetët e të gjithëve ne. Dhe kjo është diçka me të cilën s’kam për t’u pajtuar kurrë, pa ua vënë veshin atyre që mendojnë se jam shumë i zhurmshëm, se ngre shumë pyetje, se flas më shumë nga ç’duhet. Po mendoni se si do të ishte sikur të veproja ndryshe? Sikur të isha ndonjë prej atyre që heshtin dhe i fusin njerëzit në konflikt, në luftë? Sikur përmes heshtjes ta kishin mësuar disi gjeografinë e vendit të tyre? Ose sikur të isha ndonjë prej atyre që për një të rrahur të shpatullave dhe tabloidëve të sheqerosur që përfiton prej ndonjërës nga ambasadat perëndimore të pranoja e të dorëzoja gjithë vatrat serbe dhe, në këtë mënyrë, të bëhesha, si i thonë një fjale, reformator i madh.
Pikërisht për këtë gjë zgjidhja nuk gjendet nga njëra anë te mitet dhe konfliktet, por, nga ana tjetër, nuk gjendet as te mohimi dhe te heqja dorë e interesave kombëtare e shtetërore. Cinizmi i fjalëve të Ambrose Bierce-t se lufta është një mënyrë që njerëzit të mësojnë gjeografinë, është tipar thelbësor i atyre që janë kundër bisedimeve dhe dialogut. Këta, ashtu si ata të tjerët që heqin dorë nga gjithçka, nuk e dinë se ku bie Kosova, nuk kanë qenë kurrë atje, nuk kanë ndër mend të shkojnë ndonjëherë, e aq më pak të jetojnë atje, nuk janë në gjendje të dallojnë Parteshin nga Pasjani, Sërbicën nga Shtërpca, Pejën nga stufa, por me gjithë qejf kishin për t’i nisur të tjerët në Kosovë që t’u mësojnë gjeografinë e përgjakur të vendit të tyre ose të heqin dorë nga diçka që as ata vetë nuk e dinë se çfarë është. Nga ana tjetër, kundërshtarët e dialogut për Kosovën, me Prishtinën janë ata që për çdo humbje-fitore ose për fatkeqësinë e tjetrit gëzohen sikur të jetë suksesi i tyre, duke qenë se nuk njohin sukses tjetër. Arsyetimi i tyre për këtë lloj mosveprimi, çka është në mënyrën e vet krim historik, duke pasur parasysh peshën e pyetjeve që kërkojnë përgjigje, bazohet në shpresën e kotë se dikush, dikur në fund ka për t’u “dhënë Kosovën” dhe për këtë gjë, për kënaqësinë e tyre, do të mbajnë pasojat. Këtë edhe mund ta kuptoj nga këndvështrimi i politikës së përciptë të ditës, ndërsa nga këndvështrimi historik kjo gjë nuk ka as justifikim, as logjikë. Duke qenë se kjo është pyetja më e vështirë që shtrohet para nesh, në bazë të pikërisht kësaj – që është jona, pikërisht për këtë gjë është e domosdoshme si asnjëherë tjetër më parë që të gjithë bashkë të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që e përjashton konfliktin si opcion dhe që do të na shërbejë të të gjithë neve që jetojmë në këto vise.
Si president i Republikës do të dëshiroja të përpiqeshim t’i zgjidhnim konfliktet tona njëherë e mirë, sikur të qe e mundur, në mos atëherë asgjë. Kjo kishte për të qenë një prej atyre mosrealizimeve tona të shumta, të përbashkëta, për serbët e shqiptarët. Gjetja e zgjidhjes kërkon kokë të nxehur nga vramendjet e vazhdueshme, gjak të ftohtë dhe zemër të pangarkuar prej emocioneve të tepërta dhe duar të njollosura prej kompromiseve. Si nga ana jonë, ashtu edhe nga shqiptarët.
Po kështu, sërish sipas recetës së Shimon Peresit, kjo gjë kërkon që ne, të cilëve historia s’na ka falur asgjë tjetër, përveç gjakut të derdhur dhe luftrave, më në fund të shtijem në punë resursin tonë më të madh, mendjen dhe, kësisoj, ta gjejmë zgjidhjen. Kërkon punën e mundin e të gjithëve, me ndërgjegje të pastër se kjo që po bëjmë është një proces i gjatë, i ndërlikuar dhe shpesh i dhimbshëm, por që më parë lyp asi lloj ndryshimesh në ndërgjegjen tonë të përbashkët kolektive, e cila, shpesh, çdo marrëveshje e përjeton si humbje. Thjesht e shkoqur, kjo nuk është e saktë. Nuk ka asgjë të madhe që e kemi fituar me luftë dhe e kemi humbur në paqe. Duke qenë se gjithçka që kemi fituar e humbur me luftë e kemi paguar me çmimin më të lartë që mund të bëhet, me një çmim që s’e kompenson dot me asgjë. Me jetët tona, me jetët e fëmijëve tanë. Ndaj kjo gjë duhet të marrë fund. Koha ka ardhur që Serbia të punojë, të mendojë, të fitojë, të përfitojë pa hyrë në konflikt. Unë jam i bindur që jemi në gjendje, qysh sot, ta realizojmë këtë gjë. Me fjalë të tjera, mendoni se çfarë mund të realizojmë. Dhe për këtë gjë, nuk duhet të heshtni.
Të gjitha rrugët e bashkëpunimit politik dhe të përparimit ekonomik do të hapeshin për Serbinë. Po kështu edhe dyert e Bashkimit Europian. Në të kundërt do të mbetemi te konflikti, sensi i të cilit nuk ka më kuptim dhe do të vazhdojmë të luftojmë ashtu si më parë, si njëra palë edhe pala tjetër, pa dallim. Pasojat? Kush e çan kryet për pasojat, me to do të merret dikush tjetër në të ardhmen.
Në fund si për heronjtë e luftrave të para, ashtu edhe për dorëlëshuarit e zemërgjerët që iu kanë dhënë me bujari të tjerëve atë që iu përket serbëve, gjykoj se Serbia ka nevojë për një qasje serioze e të përgjegjshme, kurajoze e reale, me sytë nga e ardhmja dhe jo duke u reshtuar e mbetur në fund sipas zgjedhjeve të radhës. Serbia ka kurajo të jetojë e të luftojë për të ardhmen. Serbia sot është një vend me peshë kudo në botë, para tre vjetësh Serbia ishte në prag të falimentimit, ndërsa sot buxheti i saj është me suficit, rritja ekonomike më e lartë se mesatarja e Europës, ndaj Serbia ka treguar se di të fitojë. Jo vetëm në basketboll e në vaterpol, por edhe në ekonomi e në politikë.
Në mënyrë që përparimi ynë të jetë i vazhdueshëm e i qëndrueshëm do të duhej, në mos tjetër, të përpiqemi të paktën të zgjidhim nyjen (gordiane) të Kosovës dhe jo të fshihemu e barrën më të madhe t’ua lëmë fëmijëve tanë. Të jetosh do të thotë të duash vendin ku çapiten fëmijët dhe jo vetëm të lëvdohesh me fitoret e gjyshërve.”
E vleresoj shkrimin si realist dhe te guximshem per kushtet dhe mentalitetin Serb ! Marja si shembull eShimon Peres flet shume !
Serbia njeh kosoven e hyn ne be. Kosova sfilitet per te bere shtet edhe nja 40 a 50 vjet te tjra dhe nuk behet flale per te hyre ne be.
Ndersa ne shqiperi edhe per 20 e kusur vjet do kemi cadren e lirise me bashen ne buxhak.
Bravo i qofte!
Nje ndryshim i jashtezakonshem i mentalitetit Serb, nje platforme politike, nje filozofi e re qe do te mund te coje ne njohjen e Kosoves nga Serbia.
te shofim tu prit jena
Pershendete Edi, pasi ia ke siguruar suficitin ekonomik, tani dil e duartrokite hapur.
Axios !!!! Do ta çkishëroj !!!
Nuk eshte absolutisht e lehte ta mesosh te ece ne rrugen e paqes,nje popull qe ka ecur e “perparuar” vetem ne rruget e luftes e konflikteve.Kjo eshte nje ndermarrje kurajoze e Vuçiç, qe duhet perkrahur.
Ky shkrim,qe mund ta quajm edhe si nje thirrje qe u behet serbeve per ndergjegjesim historik,me gezoi.Me sa duket Vucic, krahas Shimon Peres, ka analizuar edhe thenien e Kemal( Qemal)Ataturkut kur e pa se perandoria mbaroi, tha se duhet te ruajm kete qe kemi tonen. Keshtu edhe Serbia edhe pse se ka te sajen, eshte mire te ruaj ate qe aktualisht ka.
Nuk e prisja nje artikull te tille nga Vucic. Te kete ndryshuar valle, apo eshte thjesht pasoje e “shtrengimit” te ndonje “dare” te huaj?
Nje fakt i njohur eshte se BE-ja e ka bere te qarte se Serbia nuk ka vend ne Europe pa njohur Kosoven dhe pa zgjidhur problemet kufitare me fqinjet, ku pa dyshim, Kosova eshte problem me i madh. Zgjidhja perfundimtare e kesaj “nyje gordiane” do ta vendoste Serbine ne nje pozicion avantazhi ne raport me Shqiperine, e cila edhe ne situaten aktuale kur nuk ka hapur akoma bisedimet me BE-ne per anetaresim, qendron ne nje pozicion me te favorizuar per tu anetaresuar para Serbise ne BE. Ne se Serbia arrin te beje kete levizje te madhe dhe te anetaresohet ne BE para nesh, do te evitonin nje “veto” te mundshme tonen per anetaresimin e tyre, ne se per cfaredo aresye BE-ja do te donte qe Serbia te anetaresohej edhe pa njohur zyrtarisht Kosoven. Dihet tashme se BE-ja ka standarte te ndryshme per vende te ndryshme. Eshte fakt se Turqia ka me se 40 vjet qe ben negociata me BE-ne per anetaresim, qe duket se nuk ka per te ardhur kurre. Ne rastin e Serbise, pozicioni i saj gjeografik dhe “flirti” me Rusine, beri qe BE-ja ti jepte statusin e vendit kandidat edhe pse ajo nuk kishte bere ndryshimet qe kerkoheshin prej saj. Ne fakt, ne shume aspekte, Serbia ishte shume me mbrapa se Shqiperia, por per aresyet e mesiperme, BE-ja mbylli njerin sy dhe e afroi Serbine duke i dhene nje sinjal per anetaresim. Ne kete situate, Rama dhe Qeveria e tij duhet te pershpejtojne reformen ne drejtesi qe te mos humbasin trenin e rradhes.
O perendim cfare rrace e ndyre servile jane shqiptaret. U ngriten me rradhe per te dhene flete lavderimi. Sikur Vucic ka shume alternativa, dhe ne mes tyre po ben zgjidhjen civile.
Sigurishte pozitiv. por nese Vucic i ben thirrje serbeve te vendosin arsyen, qendrimin racional, nisur ne ngjarjet e vitit 1878, te Lidhjes Islamike te Prizrenit si perfaqesi e turqise otomane ne rajon, a nuk na del dhe ne per detyre te bejme te njejten analize pikerishte ne kete zanafille te kontradiktes? Ku eshte kryeministri shqiptar? Reagimi i Rames eshte i njeanshem, nuk ben te njejten gje. Popull te gjykojme mbi Lidhjen e Prizernit qe eshte manipuluar aq shume politikishte.
si mite jane gojoret e janulle mjekercjapit
Anastas Gjergo, meso historine se ke mbetur ne shekullin e 15-te. Lidhja e Prizrenit ishte kunder Turqise, per pamvaresine e trojeve Shqiptare. Ajo cdo gje mund te ishte, por me siguri nuk ishte levizje fetare. Vete fakti qe ne te moren pjese edhe kristiane shqiptare flet per natyren thjeshte shqiptare te asaj lidhje, ku burrat e Shqiperise lidhen besen per te luftuar Turqine dhe per ta shporrur nga tokat tona. Apo edhe Dede Gjon Luli ishte mysliman sipas teje dhe luftonte per islamin. Vetem kokat e juaja te cmendura shpikin “fakte” per te poshteruar luften e popullit shqiptar per liri. Ne te kunderten, greket e tu nuk shkrepen nje pushke te vetme kunder “baba sulltanit”. Te mos ishte per shqiptaret qe cliruan Greqine, edhe sot do ishit nen Erdoganin.
Ndoshta është personaliteti i vetëm i historisë së politikës Serbe të gjitha kohëve, që shkallmon konservatorizmin e përgjakshëm, për të hedhur urat e dialogut. Konflikti i fundit Ballkanik dhe pjesmarrja aktive e perëndimit e kryesuar nga SH.B.A, nëse nuk e kanë eliminuar egoizmin etno-ideologjik të Serbëve i ka dhënë një grusht të rëndë, duke e detyruar kështu edhe Vuçiç të ndërtojë një platformë të re politike me fqinjët Shqiptarë. Në çfarëdolloj platformë politike të Serbëve, sado e reformuar që të duket, fshihet gjithmonë një kalë Troje i versionit modern ku në çdo lloj rrethanë, do ti veshin kostumin tonë të konvetimit, për ta shitur tregjeve të politikës Europiane e më gjërë, në bazë të interesave të gjeopolitikës së tyre. Ata e dinë shumë mirë ku është “thembra e Akilit” Shqiptar. Ata e kanë kuptuar, se egoizmi etno-ideologjik mesjetar i vuri kundër pjesës më të fuqishme të botës, dhe po mundohen me shpejtësi të korrigjojnë shënjestrën, ndër se ne me një injorancë proverbiale të historisë së shkuar, mundohemi të shesim tregjeve të huaja “tolerancën universale” prodhim që nuk e marrin as falas.
Eshta nje hap i befasishem, i papritur, qe kerkon rruge te reja, te aresyes e mendimet progresiv. E pershendes dhe e vleresoj Presidenein ne kete rast.
Gomaret e Babatasit???????????.Otre kok palare po akoma se kuptoni se ajo qe te fut shpejt ne BE eshte ekonomija,pra eshte GDP dhe Serbia e ka kryer detyren e saj ekonomike shum here me mire se shqiperia,si per kapita etj.Ekonomija shqiptare qysh prej 2013 e deri me sot eshte minus 2 miliarde dollar .Po ku do te shkosh pa ekonomi? qysh do te fusi BE ty aty qe te ushqej 4 milione shqiptar me parate e veta? Po mblidhni mendjes o njerez te paciviizuar e te paedukuar. Arithmetika me e thjeshte eshte ekonomia e mire ,ekonomija e mire dhe ekonomija e mire dhe pastaj te gjitha dyert e botes jane te hapta ashtu sic eshte Amerika per Arabune Saudite,Kuvaitin,Gjermanine,Francen ,Angline,Hollanden,Suedin etj, etj. Paskemi pasur neve shans me perpara se Serbia? Po kush ka ekonomi me te mire shteti I Zulut shqiptar apo Serbia? besoj se kjo e dyte sepse ata po I kryejne detyrat e shtetpise (Ekonomike) me mire se shqiptaret (Qeveria shqiptare me inteligjencen e Zulut).
Ja ku ra dhe kollona e fundit qe le mbante ne këmbë mbështetjen e perëndimit ndaj nesh. Nqs Serbi nga ujk vesh petkun e bariut, ne shqiptaret do qeverisemi përfundimisht nga sllavet e Jugut! Serbi tashmë (edhe per merite) shihet si kombi konflikt-zgjidhes e jo konflikt-beres. Shqipëria është mbrapa, e papërgatitur per nje strategji te re rajonale, e varfer, kollaj e korruptueshme, shkurt ne dizavantazh ne çdo aspekt. Zgjohuni Shqipëtar, e ardhmja jone është me ne menyre te paevitueshme me Serbët, por duhet të jemi sot me shume se kurrë efikase, te bashkuar, e te ditur ne menyre qe me forcen e mndjes, stilolapsit e doreshtrengimit, te fitojmë kete lufte te re.
Me duket sikur kam qene ne enderr. Kam menduar se Serbia me ata udheheqes qe ka patur ,kurre nuk ka per te ndryshuar mentalitetin e saj te vjeter BALLKANIK mesjetar.Vetem probleme dhe luftra. Me te vertete nje BRAVO per Presidentin e Serbise Mr .VUCIC , qe me ben te besoj qe nje dripe po ndricon mbi te gjitha per FEMIJET TANE ,duke jetuar ne marredhenie reciproke te respektit,mirenjohjes se vlerave te kombeve tane, miqesise e dashurise.Qofte e bardhe dita per te tu pranuar te barabarte ne FAMILJEN E MADHE EUROPIANE.
Ai te gjitha qa i ka shkrue asht e vertet por dot te presem sesa asht real dhe do ti realizon por ne shqiptaret jemi msue se sikur edhe armiku mai madhi ta thot nji fjal te mir mendojm se e tha me zemer ky cetniku i milloshit i ka per poena nderkomtare se ne veper te gjitha dot ti bon kunder
E reja tek fjala e Presidentit A.Vuçiç!
E para, ai pranon se “më e pakta” Serbia duhet të pranojë e të njohë të drejtat e shqiptarëve dhe shtetin e tyre në Kosovë e Metohi për të jetuar në paqe me fqinjin, por ai e di se kaq nuk mjafton, se më së shumti Serbia duhet me vullnetin e saj të lirë të lerë Metvegjën, Bujanovcin dhe Preshevën të bashkohen me Kosovën. Duke korrigjuar këtë padrejtësi të kaluarës, populli serb dhe kleri i tij do të tregojnë edhe forcën e tyre morale dhe mund ta shikojnë në sy gjithë kombin shqiptar si fqinjë i denjë e paqësor.
E dyta, Ai pranon se për çështjen e Kosovës nuk i pyet më njeri, pra nuk varet prej tyre, as nga përkrahja e ndonjë fuqie të madhe si në të kaluarën historike, por se kryesorja për ta është se interesat e të ardhmes së Serbisë kërkojnë njohjen e Kosovës, mbasi nuk ka përparim, as paqe pa shkuar haka tek i zoti. Kundërshtarët duhet të fillojnë ta kuptojnë kohën e re!
E treta, kjo mendësi e përmirësuar e Presidentit Vuçiç, rezultat edhe i politikës konstruktive të BE-së, është një shembull mësimdhënës për të gjitha palët lidhur me zgjidhjen e konflikteve nacionale dhe vendosjen e paqes në Ballkan. Mendësia ndryshon me kohën dhe kohën sot e ka në dorë BE për ta çuar pa vonesë përpara mendësinë e vetëveprimit vullnetar në zgjidhjen e konflikteve me frymëzime e mbështetje ligjore, proçedura dhe perspektiva të qarta për të gjithë në dobi të çdo kombi dhe të Ballkanit në tërësi. Kështu, ca me të shtyrë e ca me dëshirë, interesat e përbashkëta do të tejkalojnë dhimbjen e ndarjes nga territoret e huaja, do të arrihet më shpejtë mendësia e duhur për të futur në rrugën e zgjidhjes konfliktet që çdo komb ballkanik të bëhet i plotë në territorin e tij etnik. Atëhere Ballkani i çliruar nga konfliktet e brendshme do të bëhet pjesë dhe kufi i sigurt e i pathyeshëm i Europës. Kasandra.