Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II letër urimi Presidentit Meta

25 Korrik 2017, 11:18Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një telegram urimi nga Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II me rastin e marrjes së detyrës.

 

Në mesazhin e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e uron z. Meta për përurimin e tij si President dhe thekson se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vijoj ngushtësisht për të fuqizuar më tej marrëdhëniet.

“Dëshiroj t’ju uroj me rastin e përurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Unë dhe Qeveria ime presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të fuqizojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ju përcjell Ju dhe popullit të Republikës së Shqipërisë urimet e mia më të mira për të ardhmen”, – shkruhet në mesazhin e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

2 komente në “Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II letër urimi Presidentit Meta”

  1. Ca thoni moree says:

    Ca thoni more! Uaa bravo Mero ku r kape kete lajm! I pap pare je gazete e pare ! Mbretrersha nuk di ku bie shqiperia jo me tr njoh meten! Ja sa te zgjohet trumpi dhe ta shikonj kur tr coj twitter

  2. Kaonia says:

    Si ka mundesi qe gjithe hajdutet me te medhenj te floririt kane mardhenje kaq te thella me njeri tjetrin?Anglezet jane kombi me hajdut ne bote qe nuk kane lene gje pa vjedhur,floririn e gjithe botes ,akropolin e greqise,piktura ,vepra arti,diamantet e afrikes,naften e gjysmes se botes dhe ne fund floririn e likes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje