Veliaj sqaron se pse Bashkia po rrit çmimin e ujit: Për 5 vite 24 orë pa ndërprerje

24 Korrik 2017, 21:39Politika TEMA

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News, sqaroi se pse bashkia e Tiranës po rrit çmimin e ujit të pijshëm në kryeqytet.

Veliaj u shpreh se me rritjen e çmimit të ujit, Tirana do të ketë 24 orë ujë pas 5 vitesh.

Veliaj tha se Tirana është zgjeruar dhe zona të tilla si Astiri nuk mbulohen me rrjetin e ujësjellësit të Bovillës. Për të bërë investime në këtë zonë, ai tha se duhen para.

Intervista:

Pse po e rrisni çmimin kur nuk kemi ujë në shtëpi?

Për situatën e ujit….Për herë të parë Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër menaxhimin e ujit kur kryetar ishte Lulzim Basha, por kur ishte vetëm Tirana, por sot Bashkia ka marrë edhe zona si Kashari. Një pjesë që nuk ka qenë fare në Tiranë janë ujësjellës kanalizime të fshatrave. Gjatë kohës që PD menaxhoi komunën Karash dha vetëm leje dhe pa vendosur fare rrjetin e ujit.

 Ata që na dëgjojnë nga shtëpia thonë janë justifikime….

Po jap një sfond nga e kaluara. Ka dy mundësi, e para është të ngre duart dhe të them se nuk bëhet dhe e dyta është të menaxhojë këtë situatë. Unë gjithmonë zgjedh të dytën me më të mirën që të bëj.

Dhe mënyra më e mirë është rritja e çmimit..

Veliaj: Zona e Kasharit furnizohet me ujë nga një kompani që ka hapur pus uji. Zona u zgjerua dhe fshati u kthye në qytet me pallate por pa pasur rrjet uji. Tani që është shitur çdo apartament në zonën e Astirit nuk mban më. Një burim nuk mund të mbaj një lagje me 50 mijë banorë. Çdo ditë çojmë autobote me ujë.

 Pse këtë vit u bë më problematike?

150 ditë pa ujë dhe puset janë me ujë shiu. Rrjeti i Bovillës nuk shkon fare tek Astiri. Kjo është arsyeja që ne na duhen para për investime dhe ne nuk i kemi. Tirana është e ndarë në 3 pjesë. Pjesa qendrore është e furnizuar nga Bovilla. Pjesët periferike furnizohen nga Selita. Ndërkohë, Tirana që na është bashkuar nuk ka qenë fare pjesë e këtij rrjeti. Ata merrnin nga Mëzezi por tani pallatet janë shtuar shumë. Kemi riaktivizuar pusin e minierës së Valiasit, i mbyllur prej 26 vitesh. Inxhinierët tanë në kushte spartane kanë bërë të mundur që të bëjnë një lidhje. Sot ajo zonë po furnizohet me bote dhe i kanë depozitat plot çdo mëngjes. Sigurisht nuk mund të mbushim pishina. Kurse 6 fshatrat kanë nisur me pusin e Valiasit. Kam parë që të mërkurë dhe të enjte do të kemi shi.

Tirana kur mora detyrën kishte 7 orë ujë, sot ka 13 orë. Flas për mesataren. Ka disa zona si e Ali Demit që kanë 24 orë saqë kanë filluar të heqin depozitat. Nuk jemi në fazën për të hequr depozitat për sa kohë nuk kemi 24 orë. Besoj kemi kapur maksimumin në kushtet që ne jemi, pra nga 7 deri në 13 orë ujë.

Vendimin e merr Enti Rregullator i Ujit, siç është Enti i Energjisë. Në Këshillë ne do të japim një opinion që është plan biznesi i Ujësjellës Kanalizime Tiranë, i cili është bërë me porosinë time mbështetur nga USAID dhe pyetja ka qenë; më tregoni planin që sjell 24 orë ujë në Tiranë? Unë nuk jam kryetari i radhës dhe dua të lë një emër në këtë qytet dhe sollëm këtë plan biznes. Së pari bëmë një analizë financiare.

Bashkia e Tiranës vetëm teorikisht e ka në pronësi Ujësjellësin. Bashkia e la peng tek një bankë e nivelit të dytë. Pse? Sepse Sali Berishës i duheshin para dhe Bankës së Shqipërisë i ha ble hotel Dajtin dhe Bashkisë Lanabregasin. Ne jemi e vetmja bashki me hidrocentral, duke lënë peng Ujësjellësin. Unë në 5 vjet duhet të paguaj 4 mln euro në vit.

11 komente në “Veliaj sqaron se pse Bashkia po rrit çmimin e ujit: Për 5 vite 24 orë pa ndërprerje”

  1. Te gjithe e urreni popullin. says:

    Te ritesh akoma çmimin per ata qe e paguajne?!.Po ata mijera e mijera qe e vjedhin ujin zoti kryetar?Apo nuk ka problem.Vjedhja e tyre do mbulohet me paret e atyre qe e paguajne.
    Po pse nuk e the para zgjedhjeve ti kur perdit dilje ne tv dhe thoshe se po rregullojme ujesjellsat e lagjeve?
    Ju te gjithe jeni pleeeraaaaa!!!!!

    1. Lugati says:

      ti do me pagujte puntoret qe jane militante erjon…se puntoret i con ne cdo miting….ne evrope paguhet 8euro muji..ne shqipni pa sahat 15 euro…krahasim 2 me 7..dhe ca bon lali eri harwardit ngre cmimin….mir ja bo shpirtin meri..deshen ty ty le te majne

      1. Nji says:

        8 Euro muaji??? Nuk kam fature ta kontrolloj per momentin dhe paguaj paradhenie me qerane per gjithe vitin ndaj s’e di me siguri, por 8 Euro eshte qesharake. Ne cfare vendi qenka falas uji? Ne USA na ka shkuar per nje shtepi me 4 veta (me shume jo ne shtepi se ne shtepi) deri ne rreth 150$/muaj.

  2. ALPINI,
    Nuk e di a i lexon keto komente apo jo,Une qe po shkruaj jame i majte pa u lindur ti,dhe ka gati dy vjet qe flet a doni me per belulin, Po u mburre me sheshin Skenderbeu dhe me zgjatimin e rruges tek stacioni i trenit nuk jane shume pune e jotja por e Edi Rames qe te mbeshteti me fonde,per punen tende nuk je i zote me largu 2 shtylla ne trotuarun nga shkolla SIri Kodra drejt selvise,
    Per problemin ne fjale te gjitha qe thua jane broqkulla, Ato jane objekte strategjike dhe arrihen me fonte dhe jo duke ja futur popullit,Prandaj bej projektet dhe dokumentat e tjera qe duhen dhe kerkoj KM fonde,Ose kepute ujesjedhsin qeshkon nga Tirana ne Durres dhe ato ta rregullojne si te dojne,
    Per mburrjen tjeter se sa uje kishte ne kohen e Lulit she sa ne kohen tende, E ke plotesisht mashtrim,Une jetoj ne Tirane ,mbas restorant Durresit dhe ne kohen e Lulit kisha tre ore uje ,tani deri para 7 ditesh jame lare me shtup0duke lagur peshqirin dhe ferkuar trupin,Ti ben mire me manaxhuar ujin mire shkarko drejtorin per mungesa ne drejtimin dhe manexhimin e ujit, Une kan 17 vjet ne Tirane dhe ujin e paguaj qesim ,pa mates,dhe jame vetem dy frym, Kjo thenia e jote dikur ne veri thuhej ,Qin prifridhe rrit katundi,,dhe se fundi mos harro se mbas 2 vjetesh do te kete zgjedhje tjera per pushtetin lokal,ku ti mundet te fitosh nga prezenca e Edi Rames,,

  3. ALPINI ,
    edhe nje here une nuk e kam ndermen me e kethyer prapsh komentin tin,Prandaj po ju keshilloj qe ta kaloni,Se une per mendimet e mija do te gjeje edhe rruge te tjera ter ti kaluar mashtrimet e Erion Velise, i cili mund te krahasohet vetem me vet veten dhe jo me te tjeret,

  4. Lugati says:

    do me nxjerr leket qe harxhove per pune fushate..o lali eri o lali eri…po ju jeni isoj or pushta

  5. Po ja fut pordhes lali Eri says:

    Po ato leket qe kemi paguar 25 vjet, ku shkuan valle ?
    MOS NDOSHTA PO JA BENI GATI MDONJE KOMPANIE PER TA DHENE ME KONÇENSION ? QE TE RRJEPI POPULLIN SIÇ KENI BERE 25 VJET.

  6. Tarrasi says:

    Bashkia e Tiranes nuk paska leke?
    Natyrisht nuk mbeten leke per qytetaret pasi i ke bere rrush e kumbulla me Sheshin Skenderbej dhe gjithfare karagjozlleqesh qe vlejne vecse per show.

  7. Feniks says:

    Zoti Veliaj!
    Argumentet shfajesuese qe jep ti,jane thjesht justifikime mashtruese!
    Se pari,uji qe ti na furnizon nuk eshte UJE I PIJSHEM,kurse ti na vjedh me cmim te larte!
    Se dyti,keto investime qe ben ti nuk behen duke i xhvatur qindartkat nga xhepat e shpuar te fukarait,por duke gjetur fonde nga qeveria!
    Se treti,si kryetar Bashkie ke nje te mete shume te madhe me pasoja per te gjithe ne banoret e Tiranes.
    Ti nuk e ndjen veten se je kryetar per te gjithe bashkine sipas ndarjes se re administrative,por akoma ke ne koke ndarjen ne QYTETI I TIRANES dhe te tjerat RRETHINAT e saj!

    Ku i gjen keto ndarje ti,more zoteri aventurier?
    Se katerti,ke mbi 2 vjet qe nuk ke hartuar STRATEGJINE E VZHVILLIMIT TE TIRANES,,por sheh enderr naten dhe ne mengjes jep urdher te shtrohet x rrugice!
    Ne Yzberish banojne mbi 50 mije vete,por keto 2 vjet jo vetem nuk ke investuar asnje lek,por as nuk dime gje se a ke ndermend te investosh ketu ne kete GETO mesjetare!
    Ne se do kishe si udherrefyes nje STRATEGJI zhvillim te miratuar ligjerisht,,me siguri qe prioritetet e Bashkise se RE do te ishin mbi te gjitha investimet ne ato qe ti i quan rrethina,por qe edhe atje jetojne qytetaret te dores se pare,njelloj si ata te Rruges Fortuzi ,sepse per 25 vjet ne keto zona nuk eshte bere asnje investim nga ish komunaret mafioze!
    Prioriteti kryesor i Bashkise do te ishte SIGURIMI I UJIT TE PIJSHEM DHE PASTERTISE,dhe kur te shikoje se sa shpenzime duheshin per keto te dyja,me siguri,qe ti dhe shefi yt kurre nuk do t’u shkonte mendja per 10-15 vjet te shpenzonit miliarda ne sheshin Skenderbej apo bulevardin e ri!
    Kjo eshte njelloj sikur nje prind pijanec,ndonese me pension pleqerie e me femije te vegjel,t’i harxhoje paret per qofte e raki dhe t’i lere femijet pa libra,pa ushqim te mjaftueshem,veshmbathje etj!
    Cdo nikoqir i mire duhet t’i ndaje punet me prioritete e jo kush ben reklame me shume mediatike!
    Per mua si taksapagues tiranas them se projektiki dhe zbatimi i atij projekti ne sheshin Skenderbej eshte nje SKANDAL I VERTETE!
    Ballafaqohu,po ta mbajti me njerez qe kane mendime te kunderta me ty per kete shesh dhe do kuptosh se sa faje ke ti dhe Rama ne kete mes!
    I trembeni qytetareve,se nuk duroni qe t’u shajne idete tuaja me te cilat jeni dashuruar!
    Se fundi:
    -Mos dil kaq shume ne media edhe per nje hu gardhi,sena e ke prure shpirtin ne maje te hundes!
    Nuk i ben punet ti ne bashki,por drejtoriote dhe specialistet e saj.Pra leri ata t’i njohe publiku,te ndjejne sadisfaksionin apo kritikat e punes se tyre e jo ti.
    Ishte gjithe ai burre shteti,ENVER HOXHA dhe dilte nje here ne vit, aq sa na merrte malli.
    Ja edhe Rama qe bredh neper Shqiperi i vetem nuk eshte llogjike!
    Ai tani duhet te merret me problemet kryesore qe jane organizimi i kabinetit qeveritar,i programit qeverises,hartimi i strategjise se zhvillimit 4 vjecar dhe gjetja e burimeve financiare per mbulimin e tyre!
    Qe ti si Bashki te mos lypesh qindarkat tek fukarai,se per ujin duhen miliarda!
    He,t’u befte xhaxhai,se te me kishe mua keshilltar aty,PA LEKE FARE,do te jepja aq mend sa nuk kane te gjithe ata servilet qe ke rreth vetes,se kane hallin e vendit te punes e jo te shtetit apo qytetit,prandaj nuk te kritikojne dhe ty te duket se ke bere sheshin me te bukur ne bote!

  8. Sit back and relaks says:

    Po ti mer fiqo pse e rrit aq pak, rrite me shume cmimin ene boje qe per 1 vit te kena uje 24 ore, e jo per 5 vjet. Je tregu shum tulerant ene zemergjon me at far mileti. Thuj shyqyr qe e ke zemren e modhe se vallahi mo sun e di cere kishin me bo. Ene nji proponejshen kisha, a ka munci ta bosh ujin te dali i gazum ka rrubineti.

  9. Ditjona Lemaj says:

    Fillimisht persa i perket zones se Astirit dhe kasharit, kreykomunaret qe lejuan ndertimin e pallateve pa siguruar rrjetin e kanalizimeve te ujrave te zeza e te bardha duhet ta paguajne me burg dhe sekuestrim pasurie , per kete dem qe i kane sjellur zones se tyre.
    Se dyti cmimi ngrihet sipas nje projekti te mirepercaktuar dhe jo se keshtu i do qejfi ndokujt, keshtu qe ju lutemi te na nxirrni projektin e mire detajuar ku mbeshtetet ky qendrim. Se treti ka ardhur koha qe pronat e luksit si vila etj. te paguajne takse ekstra dhe jo si shtepi normale banimi. Z. Kryetar i Tiranes t’i jape pergjigje ketyre problemeve, dhe jo si puna skuthave elektorale ti paraqesi propozimet e tij per ngritje cmimesh mbas zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje