Në pamundësi dhe pa dashur që të vendosnim një kamera në ambientet e PD, e vendosëm jashtë, duke qenë të bindur që do të kishte një proces, që në fund do të ishte i manipuluar për demokratët në veçanti dhe gjithë qytetarët shqiptarë.
Filmimet tona, nga ora 12:00 e mesditës deri në orën 19:00 kur është ndalur votimi dhe deri në largimin e kutive nga selia, tregojnë se në selinë e PD kanë hyrë për 7 orë, sipas videos së plotë, të cilën jemi të gatshëm t’ia vëmë në dispozicion çdo anëtari të PD, 382 persona.
Këtu në këta numra përfshihet edhe vetë hyrja dhe dalja nga zyrat e PD e kryetarit Andrea Mano, të cilin e keni të filmuar në një moment në videon e mëposhtme.
Në 7 orë kanë votuar 382 persona, ndërkohë rezultati i totalit të votave të shpallura nga Jemin Gjana për Korçën është 1500 votues.
Por, në ditën e zgjedhjeve, në orën 10:00, ne disponojmë një tjetër filmim të mediave lokale dhe raport që flet për jo më shumë se 100 persona, që kishin votuar në dy orë.
Për të mos aluduar dhe abuzuar po sjellim shifrën e saktë të votuesve, sipas raportit zyrtar të dhënë nga komisioni Jemin Gjana në orën 12:00, i cili pretendon se në Qarkun e Korçës pjesëmarrja ka qenë 23%. Nga 2500 anëtarë, që ka dega e PD në Korçë, sipas Jemin Gjanës, deri në orën 12:00 kishin votuar rreth 500 persona.
Kjo shifër është e gënjeshtërt, por ne po e marrim të mirëqenë shifrën zyrtare të Jemin Gjanës dhe janë 500 zgjedhës të raportuar nga PD deri në orën 12:00, duke iu shtuar dhe 382 personat e filmuar, për të cilët jemi të gatshëm ta ritheksojmë se mund t’ia japim si provë çdo demokrati, rezulton duke mbledhur këto dy shifra të faktuara, pra shifrën zyrtare të PD nga ora 08:00 deri në orën 12:00 dhe numërimin e plotë të zgjedhësve nga ora 12:00 deri në orën 19:00 del se kanë voguar në PD e Korçës 882 persona.
Shifra e mësipërme është një shifër e vërtetë, por në fakt më e madhe se sa realiteti, sepse në 4 orë votim kemi marrë si të dhënë jo të besueshme rezultatin e paraqitur nga Jemin Gjana, i cili është dhe çertifikuesi i falsifikimit zyrtarisht të zgjedhjeve në PD.
Zyrtarisht PD ka deklaruar se në Korçë votuan 1500 persona, në fakt na rezulton të kenë votuar, sipas monitorimit zyrtar të PD dhe video-filmimit të CityNews, rreth 882 persona.
Pra, në kutinë e Korçës janë shpallur 611 vota më shumë, të cilat janë hedhur apo janë thjesht një numër votuesish i ndryshuar rrugës, kur kutia ka ardhur në Tiranë, apo gjatë 1 orë e gjysmë të mbylljes së komisionit bashkë me kryetarin e degës në zyrat e PD.
Në përfundim, PD zyrtarisht ka shpallur 1500 votues në degën e Korçës, faktikisht del se kanë votuar gati gjysma e tyre. Në Korçë gati gjysma e fletë-votimit janë hedhur nga komisioni apo janë manipuluar nga persona të tjerë, çertifikuar më pas në Tiranë.
Në degën e PD në Korçë rezultati afërsisht të vërtetës (sepse është edhe më i ulët) është rreth 880 votues, ndërsa rezultati i shpallur është 1500 votues.
Kush i vodhi? Kur i vodhi? Si i vodhi? Pse i vodhi? Këto të gjitha kanë një përgjigje. Shifrat e flasin vetë.
I KA PAGUAR LULI ME PARET E DROGES,,,,,DHE TE RRUGES….
Dëshira e demokratëve për të votuar për Bashën në 22 Korrik të lë pa fjalë. Fajtor është vetëm Gjana, i cili nuk i kishte furnizuar me sa duhet fletë votimi, qëndrat e votimit në qarqe, pa rezultati dhe pjesmarrja kish për të rezultuar në kufij të paimagjinueshëm, aq sa edhe Kim Yong Un kish për ta patur zili.