Ilir Meta, i është drejtuar Presidencës për ceremoninë e fundit në marrjen e detyrës së re dhe kalimin e stafetës nga Bujar Nishani tek ai.
Ashtu siç edhe e kishte deklaruar më herët Kryemadhi ka hequr dorë nga privilegjet dhe detyrat e ‘Zonjës së Parë’, duke mos e shoqëruar bashkëshortin e saj as në këtë moment historik. Meta është parë në krah me ish-presidentin tashmë Bujar Nishani dhe bashkëshorten e tij Odeta Nishani.
Kreu i Gjykatës Kushtetuese i ka dorëzuar Kushtetutën e Shqipërisë Presidentit Ilir Meta, i cili është zotuar ta mbrojë dhe garantojë respektimin e saj.