VIDEO/ Betimi i Metës, ministrat teknik nuk shkojnë në Parlament

24 Korrik 2017, 18:39Politika TEMA

Ilir Meta u betua sot në Kuvend për të marrë detyrën si President i Republikës së Shqipërisë.

Ajo që ra në sy gjatë betimit të tij ishte mungesa e ministrave teknik në sallën e Parlamentit.

Seanca e mbledhur këtë të hënë, ashtu siç ishte parashikuar, drejtohej nga Valentina Leskaj, e cila pas betimit ftoi Presidentin e ri që të mbajë fjalimin e rastit.

Pas ceremonisë së betimit, Meta është larguar nga salla duke shkuar në Presidencë ku do të pritet nga Bujar Nishani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje