Fjala e parë si President, Meta: Do të udhëhiqem nga dashuria, do të le pas debatet që kam pasur në Kuvend

24 Korrik 2017, 18:17Politika TEMA

Ilir Meta pas betimit në Kuvend ka mbajtur fjalën e tij të parë si President i Republikës së Shqipërisë.

Meta ka garantuar se në krye të vendit do të lerë pas debatet e 25 viteve dhe do të përpiqet për të qenë mbi palët.

“Do të udhëhiqem nga dashuria, do të le pas debatet që kam pasur në Kuvend” tha Meta ndër të tjera.

Pjesë nga fjalimi

“E nderuar zonja Leskaj, i nderuar kryeministër, ministra, deputetë, miq e të ftuar ju falënderoj që jeni pjesë e kësaj ceremonie solemne. Më lejoni të shpreh mirënjohjen time dhe të shpreh angazhimin tim.

Kushtueshmëria, respektimi i shtetit të së drejtës do jenë pjesë e punës time. 25 vit më parë u zgjodha si deputet në këtë Kuvend, e sot president.

Reforma të qëndrueshme në mund të jenë produkt i një mazhorancë, por i një sipërmarrje kombëtare. Sot angazhohemi për forcimin e së drejtës, e klimës së biznesit aq e domosdoshme për të rinjtë tanë.

Përpjekjet tona shtet formuese s’do kishin qenë të lehta pa bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërkombëtareve.”

3 komente në “Fjala e parë si President, Meta: Do të udhëhiqem nga dashuria, do të le pas debatet që kam pasur në Kuvend”

  1. capi dhia says:

    Pirati u be Pape !?. Viva la demokracia…

  2. vangjo says:

    Meta vazhdon me fjalorin e vjeter (dashurin) shpresoj pas ksaj fjale ska ……………………………

  3. XXX says:

    21 te shtime me tope, apo kujtojne 21 Janarin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje