Rikonceptohet programi i Rilindjes Urbane, fokus i veçantë për zonat rurale, ja çfarë thonë ekspertët

24 Korrik 2017, 14:52Politika TEMA

Programi i Rilindjes Urbane, i konsideruar si programi më i madh kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit, që u shtri gjatë 4-viteve të fundit në rreth 70 zona urbane të vendit, pritet që në këtë mandat të dytë qeverisë Rama, të transferohet kryesisht drejt zonave rurale.

Ekspertë në ministrinë e Zhvillimit Urban, shprehen se “Programi i Rilindjes Urbane, në vetvete një Projekt i dedikuar për komunitetet më të mëdha të vendit, që kanë qenë braktisura për një kohë shumë të gjatë, sot ka bërë të mundur transformimin e qendrave urbane në zona të rëndësishme ekonomike dhe sociale”.

Ndërsa ajo që pritet të vijojë për vitet në vijim, do të ketë në fokus transformimin e zonave rurale, ku prioritet do të kenë zonat turistike, me qëllim krijimin e një infrastrukture më të mirë, për qytetarët, por jo vetëm.

Specialistë dhe ekspertë të ministrisë së Zhvillimit Urban po punojnë për programin e rikonceptuar. Sipas tyre, programi do të jetë një nismë rajonale, pra investimet do të prekin dy apo më shumë njësi territoriale, në ndryshim nga programi i zbatuar deri më tani që shtriheshin vetëm në një bashki. Rilindja urbane erdhi si një risi e qeverisë Rama, duke u fokusuar më së shumti në investimet në qendrat e qyteteve./ATA/

1 komente në “Rikonceptohet programi i Rilindjes Urbane, fokus i veçantë për zonat rurale, ja çfarë thonë ekspertët”

  1. spartaku says:

    Eshte e qarte,se, e ardhmja do jete shume e bukur.Rama me qeverine e tij,do beje mbrekullira.Ai ka vizion te qarte,dhe mendime shume te mira ne te gjitha fushat e vendit tone.Kryesisht ai do kete bujqesine,dhe rimkembjen e fshatit ne pergjithesi.Por Rama si kryeminister do kete shume shkopinje nen rrota,nga njerez qe nuk duan qe ky vend te ecin perpara.Kjo do jete opozita,pd-ke me LSi-n.Lufta per t’a penguar Ramen do jete shume radikale.Fitoret e kesaj qeverie,u vrasin syt atyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje