Ekzekutoi të atin për një bordurë betoni, dëshmia e 21-vjeçarit: I shkatërrova jetën motrës, martohej pas 3 javësh

24 Korrik 2017, 14:07Politika TEMA

Kur kanë kaluar pak orë nga ngjarja e rëndë që tronditi Bathoren, ku djali 21-vjeçar vrau me armë zjarri babanë dhe plagosi nënën, uniformat blu kanë mundur t’i marrin dëshminë e parë. Para policisë, Mirald Metallari është shfaqur i penduar, teksa pranon se ka qëlluar mbi të atin.

 

“Më kërkoi të ndërtoja një bordurë betoni. Unë e kundërshtova. Debatuam, rrëmbeva armën dhe e qëllova. Plumbat prekën nënë, ndërhyri për të na ndarë. Shkatërrova jetën e motrës, do martohej pas tre javësh”, tha 21-vjeçari në dëshminë e tij.

Ngjarja e rënë ka ndodhur rreth orës 11:20 minuta në banesën e familjes Metallari, ku 21-vjeçari pasi qëlloi mbi të atin 62 vjeç, me armën e shërbimit të këtij të fundit, ka marrë nënën e plagosur po nga ai vetë për ta transportuar drejt spitalit. Por gjatë transportit është arrestuar nga policia, e cila u sinjalizua në numrin e emergjencave për të shtënat me armë në zonën e Bathores nga banorë të zonës.

5 komente në “Ekzekutoi të atin për një bordurë betoni, dëshmia e 21-vjeçarit: I shkatërrova jetën motrës, martohej pas 3 javësh”

  1. Lani says:

    Ky po qe qenka trim?. He!! Vritet kollaj babai?
    Njeriu dallon nga kafsha sepse kjo e fundit nuk mendon. Po ky djali mendon valle?!
    Ngushellime per te emen dhe motren. Per kete babavrasesin me vjen keq vetem se do te rrije ne burg duke prishur leket e taksave dhe tatimeve tona.?

  2. Liri says:

    Ahh koke e oke.

  3. enter"" says:

    Geni I shemtuar I shqiptarise.
    Gjaknxehtesia, arma, mungesa e llogjikes.

    1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

      pse i ofendon shqiptaret[kristianet],gjaxori eshte sunit turk,kshq ta citosh si ”shqiptar” ose me keq ne total muslims si ”shqiptare” eshte cmenduri…………….!!!
      te lutem me i kthjellet ne mendimet e tua,nuk mund te ngaterrosh ”pellumbat” me ”korraket”…………..

  4. pilo l;ala says:

    Cfare ngjarjesh do presesh tjeter nga Bathorja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje