Nëse e gjithë çmenduria e qindra burgosjeve e pushkatimeve merrte një farë arsyeje për shkak të kundërshtisë së hapur që mund t’i bëhej pushtetit, pasojat te fëmijët, nipërit e gjithë ç’kishte fisi, nuk kishte asnjë shpëtim për t’u cilësuar si vepër e një mendjeje normale. Ajo e Alma Liços është vetëm njëra nga mijëra historitë e internimit.
Një nga fëmijët që nuk arrinte të gjente arsye në zhdukjen e beftë nga qyteti, për t’u fshehur kasolleve me pleshta ku i duhej të flinte. Nëse mendoni se ka pasur edhe më keq se kaq ndoshta keni të drejtë, por asnjë nga ato kujtime të fëmijërisë, qoftë edhe ndonjë ditë që është konsideruar si normale, nuk fshihet ndonjëherë nga gjithë vitet e mëpasshme gjatë të cilave do të duhet të jetosh në normalitet. Ato krijojnë një normalitet të ri prej të cilit sillesh ndryshe me të gjithë!
Alma i ka shkruar vetë copëzat e historisë. Së pari, nisi ta bëj për veten, pastaj për njerëzit e afërt të familjes e, në fund, vendosi ta publikonte librin për të gjithë. Një pjesë të historisë ajo e ka treguar gjithashtu në filmin e fundit dokumentar “Fëmijët e diktaturës”, prodhuar nga IDMC. Janë katër histori që janë rikthyer në vendngjarje prej nga kanë rrëfyer historinë… Kjo është e Almës!
Unë kam lindur në Tiranë në vitin 1958. Im atë ishte i biri i një tregtari korçar, i dënuar me ekzekutim nga regjimi komunist. Gjëma për familjen time filloi në vitin 1968 dhe për një koincidencë shumë të hidhur unë atë ditë kisha edhe ditëlindjen, mbushja 10 vjeç. Ishte imagjinuar krejt ndryshe ajo ditë në fantazinë time fëmijërore, por në fakt erdhi një makinë e zezë që mori një rrugë të gjatë pa fund, me gropa e pluhur… u mblodhën shumë fshatarë rreth asaj makine, disa shprehnin habi disa shprehnin një gëzim të lig. Mamaja nuk e mbajti dot veten, ia plasi të qarës me të madhe.
Im atë, shumë i dëshpëruar, i tha shoferit që nuk mund të ktheheshim mbrapsht, sepse na priste burgu. Nata e parë që fjetëm në internim ishte e tmerrshme. Fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë urinë. S’kishim asgjë për të bërë, të tre fëmijët u shtrimë në kashtën me insekte që binin pa fund mbi kokën dhe trupin tim. Ndjeja tmerr të jashtëzakonshëm. Im atë më thirri pranë dhe për herë të parë në jetën e tij ai ndjeu detyrimin të më shpjegonte se çfarë ndodhte. Më tregoi historinë e babait të tij intelektual e të shkolluar në Harvard. Më foli për ekzekutimin e tij dhe për atë që partia-shtet po ndiqte me të gjithë njerëzit që ishin në kundërshti me regjimin komunist. Fshatarët e fshatit na konsideronin si armiq, edhe kur blinim bukë na shihnin shumë keq. As kjo gjë s’na takonte, kështu dukej. Me këto qëndrime u ndesha e u rrita në shkollë.
Nuk afroheshim me fëmijët e tjerë. Një ditë më pa me shumë urrejtje dhe më kërcënoi një nga mësueset: Ti mëso sa të duash por ty kazma të pret! Vërtet, vitet e mëvonshme sikur ma vërtetuan profecinë e saj. Vendosa që të kthehem te gjyshja 2 vite pasi jetova atje për shkak të shkollimit. Gjyshja më tregoi se dy ditë pas internimit, këshilli i lagjes kishte shkuar në shtëpi dhe kishte çuar një person me probleme psikike, që ta strehonte aty. Ajo kishte 2 vite që jetonte me të. Në derën e saj ishin shtuar shulat. Megjithatë, vazhdova shkollën aty ku e kisha lënë. Ata kishin vijuar normalisht, ndërsa unë nuk mund të isha më si ata. Shmangesha në çdo lloj aktiviteti që na jepte mundësi bisedash. Pata lidhje të ngushtë me një vajzë që e kam mike edhe sot.
Ajo dhe familja e saj kanë qenë në mënyrë permanente mbështetësit e mi dhe familjes sime. Në klasë të 8-të gjyshja vdiq dhe unë ngela vetëm, ka qenë ajo familje që më mbajti. Me pak përpjekje arrita të nis edhe shkollën e mesme, mirëpo vetëm vitin e parë, më pas më hoqën. Më ka ndjekur profecia e mësueses. Më caktuan të punoja në një serë domatesh. Përveç vështirë- sisë kishte dhe një cinizëm nga shoqet e punës. Pas një rasti të prishjes së domateve, thërras teknikun e fermës, i cili më akuzoi mua për prishjen e tyre, më tha se kisha sabotuar, por në atë kohë fjala sabotim ishte baras me vdekjen.
Mirëpo për fatin tim vjen një ekspert që bën vlerësimin dhe thotë që kishte ndodhur vetëm nga sasia e tepërt e ujit. Në ditën time të parë të votimit, pasi kaloi një njeri i armatosur, më bëjnë me shenjë që do të më japin një letër të shkruar, brenda së cilës duhej vetëm ta palosja e ta fusja në vendin e duhur.
PJESË NGA LIBRI
E vendosur në dalje të fshatit, në pamjen e parë, ajo dukej një kodrinë si gjithë të tjerat. Ishte qershor, dhe bari i blertë e mbulonte atë anë e kënd. Njëtrajtshmërinë e atij gjelbërimi mahnitës, e ndërprisnin aty-këtu pllaka të gurta që dalloheshin prej së largu. Në pjesën fundore të asaj kodrine ishin vendosur varrezat e fshatit. Në mënyrë të pashmangshme, ata gurë të heshtur i jepnin asaj mrekullie një pamje të trishtë. Kudo mbretëronte qetësia. Asnjë blegërimë deleje, asnjë e lehur qeni apo thirrje entuziaste e ndonjë fëmije. Heshtje drithëruese që pasonte lamtumirat që mbeteshin përjetësisht aty.
Jetë të ndërprera në mënyrë të natyrshme apo mizore, ashtu siç ajo përpiqet të rrjedhë me misteret dhe surprizat e paparashikueshme të saj. Por ajo ditë ishte e pazakontë për atë vend ndarjeje pa rikthim. Ai që po përcillej për në banesën e fundit ishte një fëmijë vetëm njëmbëdhjetë vjeç. Trupi i pajetë prehej në një arkivol të vogël, me ngjyrë të bardhë, i cili kishte mbërritur atë mëngjes në aeroportin e Rinasit, nga shumë larg. Fati e solli të isha prezente në atë kortezh të përvajshëm dhe tragjik. Teksa shihja qindra persona të trishtuar, mendoja se të gjitha përjetimet që shënojnë rrugët e jetës, kanë gjuhët e tyre.
Por dhimbja e humbjes së një fëmije flet kurdoherë me gjuhën e lotëve. Ato bulëza të kristalta rrëshqasin mbi fytyra të drobitura e të tkurrura nga dëshpërimi, apo tentojnë të gëlltiten mes gulçimave që gati mbyten në pellgun e tyre. Në mes të qindra të afërmve dhe banorëve të atij fshati, tërhiqnin vëmendjen dy prindërit e djaloshit të pajetë. Ata qëndronin të ngrirë e kërrusur mbi atë arkivol. Ishin zhytur e ngecur në një botë të akullt, e cila kishte paralizuar çdo qelizë të tyre. Çfarë kishte ndodhur vallë? Në ç’mënyrë ishte ndërprerë jeta e atij fëmije të pafat??? ‘ Teksa i shihja të shkatërruar nga dhimbja, mundohesha të kuptoja sa ndikonte ndërgjegjja e vrarë në përjetimin sfilitës të asaj gjëme. Në një farë mënyre, ai fëmijë ishte braktisur prej tyre.
Varfëria dhe pasiguria e së nesërmes i kishte orientuar ata prindër drejt atij veprimi ekstremisht të dhimbshëm. Fenomeni që largonte të miturit nga gjiri i familjes, po përhapej si një epidemi shfarosëse. Në kërkim të një jete më të denjë, një arsimimi dhe një të ardhmeje më të sigurt, qindra prindër endeshin rrugëve të Europës, në kërkim të Qendrave sociale të përkujdesjes për fëmijë, duke i braktisur ata pranë mureve rrethuese të tyre. Kësisoj, pas një udhëtimi të gjatë, ai baba i dëshpëruar, në pamundësi për të ushqyer katër fëmijë, e kishte braktisur atë, të vetëm, si një zog të trembur, në portën hyrëse të një Qendre të tillë.
Vogëlushi ishte fëmija i parë i familjes. Në “mënyrë të suksesshme” të njëjtin rrugëtim kishin ndjekur qindra bashkëqytetarë. E pse të mos e provonte dhe ai? A nuk ia kishin përplasur derën në fytyrë institucionet shëndetësore, kur kishte kërkuar ndihmë ekonomike për bashkëshorten e sëmurë dhe në pamundësi për të punuar? Sakaq, strukturat sociale të këtyre Qendrave, i merrnim ata vogëlushë të vetmuar menjëherë në mbrojte, duke iu siguruar atyre çdo nevojë imediate të jetës. Të gjorin fëmijë, prindërit e kishin detyruar të thoshte e përsëriste pothuajse përmendësh, se teksa endej në atë qytet në kërkim të një miku të familjes, pakuptuar ishte shkëputur nga sytë e të atit. Si të thuash, kishte humbur. Në prani të një përkthyeseje, më pas, kishte vijuar të identifikonte veten dhe të afërmit me emra të sajuar.
Pesha e gënjeshtrave i rëndonte në qepalla, pa guxuar të shihte askënd në sy. Kësisoj, mundësia e kontaktimit të familjeve dhe e rikthimit të atij vogëlushi në gjirin e saj, ishte pothuajse e pamundur. E përfytyroja atë të mitur, të ndrojtur e të ndrydhur nën peshën e braktisjes e të gënjeshtrës, të frikësuar nën trysninë e së panjohurës, të rrethuar nga të huaj, të cilët me gjithë përkujdesjen, mbeteshin persona të panjohur për të. Për më tepër, nuk njihnin aspak gjuhën e tij. Vallë, si kishin arritur ta detyronin atë fëmijë, se duhej të pranonte të rritej larg dashurisë dhe vëmendjes së prindërve? Një kompromis i dhimbshëm për vogëlushin. As që e kuptonte. Thjesht e kishin mësuar se duhej t’u bindej atyre. Fundja, ishin ata që vendosnin për të ardhmen e tij. Ai ishte vetëm një fëmijë dhe nuk mund ta dinte apo perceptonte çfarë ishte e mirë apo e keqe për të. Ndërsa mendoja me zemër të vrarë për atë braktisje me përmasa tragjike, papritmas m’u kujtua një ngjarje të cilën e kisha lexuar diku.
Protagonisti ishte gjithashtu një djalosh, i cili kishte pasur fatin që një herë të vetme në jetën e tij, të përjetonte dashurinë dhe vëmendjen e të atit. Në të vërtetë , ajo kishte qenë një ditë e keqe për vogëlushin, pasi në përpjekje për t’u ngjitur në një peme, ishte rrëzuar e kishte thyer keqas këmbën. Aq shumë e kishte shijuar përkushtimin e të atit, sa pas kësaj ngjarjeje, fëmija i gjorë lutej me gjithë shpirt të thyente sërish ndonjë gjymtyrë…..Ehhhh…..Nuk e di pse më erdhi në mendje kjo histori….ndoshta për peshën e dashurisë prindërore të shqyer e copëzuar. Për hir të së vërtetës, nuk kisha asnjë mëdyshje se djaloshi i pafat kishte jetuar gjithë përkujdesjen e nevojshme në atë Qendër, me përjashtim të asaj hyjnores, të pazëvendësueshmes, asaj ngazëllueses, dashurisë së familjes. Nuk mund ta dija sa herë ai vogëlush kishte ëndërruar ta zinte gjumi pranë së ëmës, teksa ajo i përkëdhelte flokët.
Nuk mund të përfytyroja sa herë kishte imagjinuar të rendte në lëndinat e fshatit të tij, i ndjekur hareshëm nga vëllezërit më të vegjël. Nuk mund të mendoja sa herë i kishin munguar më- sueset që flisnin gjuhën e tij dhe shokët e shkollës. Por, për fat të keq, ajo që dija ishte se disa muaj pasi kishte mbërritur në atë Qendër, një sëmundje e beftë vdekjeprurëse, e kishte shuar djaloshin fatkeq. I gozhduar në një shtrat spitali, mes aparaturave, ai kishte mbyllur sytë larg familjes dhe personave të tij të dashur. Nuk kishte qenë aspak e lehtë të gjendej së cilës familje i përkiste vogëlushi. Teksa trupi i pajetë ishte vendosur në morg, procedura e verifikimit të origjinës, kishte zgjatur rreth tre javë. Njëzet ditë pambarimisht të gjata për të përcaktuar banesën e tij të fundit. ….
U shkëputa nga ai refleksion i dhimbshëm, dhe vështrimi im u ndal sërish mbi arkivolin e bardhë dhe dy prindërit e kërrusur mbi të. Sakaq, rrezet e diellit ishin pasqyruar në sipërfaqen e tij të shndritshme, duke e ledhatuar lehtas. Ai shkëlqim ngjasonte me një lamtumirë të zbehtë që përpiqej të zbuste trishtimin e humbjes. Lot, heshtje dhe sërish lot. Përmes vajtimit dhe ngashërimeve, disa çaste më pas, arkivoli humbi në gropën gllabëruese për t’u prehur përjetësisht në kodrinën e gjelbëruar të fshatit ku kishte lindur.Disa grushta dheu nga toka e shkrifët, dhe gjithçka u duk sikur mbaroi.
Vallë vërtet mbaroi???? Aspak. Peizazhi i dhimbjes dhe lotëve ishte prezent në fytyrat e të gjithë personave të pranishëm në atë ceremoni mortore. Bilanc rrëqethës. Një fëmijë i braktisur në një vend të panjohur. Një jetë e pajetuar, e shuar në një dhomë anonime spitali. Asnjë i afërm pranë, asnjë fjalë e ngrohtë, asnjë përkëdhelje. Dy prindër të dëshpëruar, plagët e të cilëve nuk do të mbyllen kurrë. Varfëri. Mungesë perspektive dhe shprese. Asnjë përpjekje serioze nga ana e shtetit për të luftuar urinë dhe garantuar minimumin jetik, dhe pasoja…….Qindra të dëshpëruar që ndjekin të njëjtën rrugë në labirintet e botës…. Deri kur do të lejojmë që kjo të ndodhë???
DEFINITIVISHT NË PUNË
Ashtu siç ishte parashikuar, disa ditë më pas u regjistrova definitivisht në punë. Do rropatesha në të njëjtën brigadë së bashku me prindërit e mi. Duhej të isha e kënaqur dhe ta konsideroja se më kishin favorizuar. Së paku, nuk do të gjendesha e vetmuar në atë ambient tërësisht të huaj dhe aspak mikpritës. Isha përballë një realiteti, të cilin gradualisht e kisha pranuar dhe pasojat e tij po i prisja si një dënim të pa apelueshëm. Ndonëse u mundova të fle më herët se zakonisht, atë natë nuk arrinte të më zinte gjumi. Koha kur flija me librat dhe çantën e shkollës te koka i përkiste së kaluarës. Prindërit duhej të më ngrinin shumë herët nga minderi-shtrat për të arritur orarin e fillimit të punës.
Kohëzgjatja e saj lidhej me lindjen dhe perëndimin e diellit. Tmerr!……atë periudhë, dita ishte e gjatë rreth 14-15 orë. O Zot!…. A do ta përballoja dot skllavërinë me kohë të plotë? …. Deri sa ia kishin dalë mbanë prindërit e mi, pse të mos ia dilja unë që isha e re dhe e shëndetshme. Ehhhhhhh…….Vërtet ata e kishin përballuar atë jetë të tej lodhshme, por brenda pesë viteve ishin plakur sa për pesëmbëdhjetë. Tek i shihja të sfilitur, të kërrusur, me fytyra të nxira dhe buzë të çara, me pikëllim konstatoja se ata hiqeshin zvarrë në atë kalvar të mundimshëm, dhe më këputej shpirti. Ishin transformuar aq shumë. Dolëm nga shtëpia ende pa zbardhur. Në krah kishim varur nga një trastë me pak ushqim dhe një shishe me ujë. Për t’iu përshtatur kushteve të punës, kisha pranuar veshjen qesharake të pantallonave me fustan sipër. Por ajo që nuk pranoja dot ishte vendosja e napës në kokë. Mama ime ishte përshtatur ta mbante atë.
Më këshilloi ta vendosja dhe unë, pasi nuk duhej të sillesha dhe paraqitesha ndryshe nga të tjerat. Kjo mund të më sillte probleme. E refuzova me kokëfortësi. Ende pa nisur punë fillova të rebelohesha. Me nervozizëm përgatita një lloj kapeleje prej basmeje, me strehë kartoni. Ishte kaq e domosdoshme për të më mbrojtur disi nga rrezet e diellit. Gjatë rrugës na përshëndetën disa fshatarë, të cilët jo pa kureshtje shihnin kapelën time. Më së fundi arritëm në atë që konsiderohej qendra e brigadës. Ajo përbëhej nga një tendë e mbuluar me kashtë, dhe një si biçim dhome e ndërtuar me kallama. Për të mbushur hapësirat ndërmjet tyre kishte shërbyer një baltë e përzier me bajga lopësh. Në këtë mënyrë mund të konsiderohej e suvatuar.
Kjo mini-stallë e ndarë me dysh, shërbente si zyrë për brigadierin dhe si depo ku mbaheshin veglat e punës. Arrita të dalloja brenda saj kazma dhe lopata me bishta të shtrembëruar, të hedhura në mënyrë të çrregullt. Brigadieri që kishte arritur atje para nesh, qëndronte në këmbë para zyrës së tij dhe priste i mllefosur mbërritjen e të gjithë punëtorëve. Gjithsesi, u tregua aq i sjellshëm sa për të më uruar mirë- seardhjen. Vura re se ishte shumë i vëmendshëm për paraqitjen e tij, pasi mbante veshur rroba të pastra dhe të hekurosura me shumë kujdes.
Me sa duket, periudha katërvjeçare kur ai kishte ndjekur shkollën e mesme për agronomi, kishte krijuar një tjetër standard tek ai për imazhin dhe higjienën. Fundja, kishte jetuar disa vite në qytet. Brenda disa minutash arritën të gjithë punëtorët. I shihja me keqardhje ato fytyra të paushqyera e të vrara, duke menduar se paskëtaj ky do të ishte imazhi i ditëve të mia. Nga ky lloj reflektimi dëshpërues me shkundi zëri i lartë dhe nervoz i brigadierit. Me sa duket, ai po bënte një analizë të ditës së mëparshme të punës, duke e shoqëruar atë me të thirrura, fyerje dhe kërcënime për ata punëtorë që sipas tij nuk e kishin kryer siç duhet punën e tyre. U tmerrova nga ky lloj komunikimi dhe po prisja që ndonjëri të reagonte, të kundërshtonte, fundja të bënte diçka. Por më kot.
Ishin të gjithë kokulur dhe po prisnin që kjo të mbaronte për t’u shpërndarë në punët e tyre. Teksa ulërinte, vura re që në krah të tij u afrua me servilizëm dhe zuri vend një burrë imcak, rreth të pesëdhjetave. Me zë të ulët, mama më tregoi se ai ishte tekniku i brigadës, dhe se gjithë ky shpërthim i brigadierit ishte produkt i spiunllëqeve të tij. Nuk ishte aspak e vështirë të lexohej gëzimi i lig në sytë pa ngjyrë, teksa bashkëfshatarët denigroheshin dhe fyheshin. M’u duk si një zvarranik i lagësht dhe i neveritshëm. Nuk e pata aspak të vështirë ta identifikoja me Uriah Hipin, personazhin aq të arrirë të Çarls Dikensit. Sapo kisha përfunduar se lexuari romanin e tij të famshëm “David Koperfild”.
Të parët që u larguan në drejtim të punës që u caktoi brigadieri ishin prindërit e mi dhe disa të moshuar. Duke qenë se i kishin kapërcyer të dyzetat, ata punonin në skuadra pleqsh. Proceset e punës që u ngarkoheshin atyre ishin më pak të mundimshme se ato që kryheshin nga të rinjtë. Duke ndihmuar mamën pasditeve, disa prej atyre punëve i kisha provuar edhe unë. Nuk shpreha asnjë habi. Dyzetvjeçarët e atij fshati dukeshin si shtatëdhjetëvjeçarë. Jeta e mundimshme i plakte dhe i rrënonte ata para kohe…/panorama/
ai mbase ishte internim por ne qe nuk ishim te internuar,vuanim me shume,dolen lopet dhe theresin shpetin se na q… demat pa dashje…
Me falni,ai gjyshi i Almes pse ishte denuar me PUSHKATIM pas Luftes!?
Filloje historine nga kreu jo nga bishti ?
???
Cfare te them Alma
Na ke ngacmuar plaget
Por kishte edhe nga ata femije qe kishin baballaret ne burg dhe duhet te punonin
Me nenat e tyre ,ti thuash heroina eshte pak ato sakrifikonin gjithcka edhe buken e gojes per keta femijet dhe burrat ne burg.
Alma keharruar te thuash
Se burrat shkonin ne Pune dhe nuk e dinin a do kthehen ne shtepi se ” gazi”i deges mund te cfaqej ne cdo moment per ti marre e cuar neper ato hetuesite e tyre te tmerrshme.
Ishte nje vuajtje è madhe kur shifje gjendjen ne te Cilen ndodheshe
E s’ kishe Force ta ndryshoje.
Kane qe ne vite te tmerrshme te jetes
tone.
Po’ cfare beme ne Alma?
Ku i lame shpirtrat e te pushkatuarve PA gjyq,Vitet renda te interrnimit,pronat tona jeten tone te bere copash?
A na falet ne Alma
A mjafton nje liber?
Si è braktisem ne kauzen tone?
Si rame per e komunisto spiuneve
Si nuk e ngriten ceshtjen tone ne kancelarite e botes?
Se per tu hakmarre drejtperdrejt ne nuk e Benin
Ishim fisnike
Aty ne kamp ku kemi qene kemi punuar me vendasit me nje vend pervec servilave njerezv te vegjel te tjeret ishin n njerez te mire dhe kete nuk mund ta mohoj .
Edhe sot i takojme di respektojme.
Por kur shoh sot si jemi katandise si lypsa para femijeve te byrose politike
Duke kerku demshperblimin dhe pronat me vjen neveritet vetja
Prandaj them
O Alma e nderuar
Bjere tehu femijerine
Po’ cfare ti bejme Katovices
Qe na dhjeu pleqerine.
Alma po’ deshe pergjigje
RESPEKTE!
edhe ti shtepi kulaku paske qene mo……!!!???
Nese mban mend emra, Alma, thuaji. Do i besh nder atyre qe jane gjalle, por edhe femijeve dhe nipave te atyre monstrave qe sot kush e di se ne cfare partie politike mjelin akoma djersen dhe gjakun tuaj dhe shume shqiptareve te tjere
o neutrino…emrat dihen se kane qene vende te vogla..sic thote miku im FIRAKU..kur lexon kto histori te hapen plaget…pa mohuar qe ka pas dhe njerez shume te mire ne ate regjim dhe i kam njoft me ane te familjes time..njerez qe ndihmonin msheftas familjet e internume….pastaj problemi ishte kur qellote i pashkolluari qe te shifte si armik i popullit e cobani qe ishte ngrejte ne detyre dhe shtypte njerezit me kome se ju dukte vetja zot…pastaj na erdhi zoti ne toke sali berisha ish sekretar partie dhe u bo antikomunisti papam…dhe te gjithe mbrapa me kuc e me mac u bene te gjithe te persekutum..,.ksaj zonje s’kam ci them se e di cfare ka vujt…per vujtjet e saj mund ti jap vetem respekt sa te kem jete
ja dhe nje tjeter kulak………..t’emen,na mbiten kulaket!
Këta të denuar kan rënë në konflikt me sistemin e shumicës ,si në të gjitha sistemet i ka dënu ligji pra vetfajtorë.
Saliu burri me i ndyre i ketij kombi,i genjeu,i mashtroj,i perdori keqas ,te gjithe pa perjashtim,sepse ai thelle ne zemren e tij ,i urrente-gjithcka qe gjoja leshonte lote krokodili,ishin lojna per pushtetin e tij.Fillimisht per ata qe kane harruar,ne greven e urise se te perndjekurve ne 1993, futi sambistet per ti rrahur……dhe ne2013,te perndjekurit i humben shpresat nga PD e Saliut,sa filluan te flijioheshin publikisht,duke u vet djegur me benzine.Turp i pa fund qe ka akoma njerez,qe besojne ,ne krimineli i te perndjekurve politike Sali Berisha.
Respekt per vuajtjen tuaj….
Ne te gjitha vendet e lindjes regjimi komunist pati ndeshkime te forta qofte ndaj kundershtareve reale, qofte ndaj atyre qe konsideroheshin te tille. Ky nuk eshte produkt made in Albania. Mjafton t’i hedhesh nje sy pershkrimeve te Sollzhenjicinit per fatin e te burgosurve politike neper gualge. Besoj se ata do shkembenin cdogje per te punuar ne fushe. Zonja ne fjale te pakten kishte privilegjin te jetonte me gjithe familjen e saj, packa se ne kushte shume te veshtira. Kete nuk e mohoj. Morali: gjithmone mund te kete me keq, por te verteten mos e shtremberoni.
Dhimbje per vuajtjen tende dhe te familjes qe te dha fryme dhe jete.
Opa Opa je kot fare
Po’ pse thu ti è Kane pushkatu
Po’ te tjeret pse
Po’ burrin e motres
Qe e mbante me buke pse?
Po’ ti merr ato leke per nji koment
E coju ndonje cap buke femijeve ne shtepi
Leri Keto te tjerat se di arrin dot mendja jote.
Pse e kane denuar me pushkatim! Pergjigju e mos m’u dridh si putanat!
NE çdo lloj sistemi po te shkelesh ligjet e shtetit ne fuqi do paguash ,ai sistem kishte menyrat e tija , por nuk mund te fshihen mbas gishtit te ter pasardhesit e tradhtarve dhe kuislingeve qe nuk lan gje pa ber nen obrellen e ushtris fashiste dhe asaj hitleriane , ti zoj ke te drejt qe thua çfaj pata un , po babait tend nuk i the nje her te vetme çmut desh gjyshi im dhe babai jot qe na ngaterroi me kto pun se mund te rrinte dhe asnjanjes gjyshi jot dhe nuk perziej me politik dhe ti do ishe e qet , por ti moj zonj pagove gabimet e te parve te tu qe punonin kunder interesave te kombit ton ,se te ter ju pasardhesit e tradhtarve dhe te bashkepuntorve te nazifashizmit qe te paret tuaj luftuan kunder kombit vet sot po na dilni heronj sikur keni luftuar er demokraci por harroni se HITLERI dhe DU9IA ishin armiqt e ter globit dhe ata qe luftuan me pushk ne dor per çlirimin e atdheut ne at koh ishin aleatet e vetem te angloamerikanve pra mos e ngaterroni kekun me byrekun se te ter tradhtaret dhe pinjollet e tyre sot po na dalin heronj dhe ata qe u vran ne lule te rinis per lirin e vendit por perbuzen dhe po perçmohen me pa te drejt , ju çfar kerkoni tani dekorata na vjen keq po nishani iku nga presidenca jeni kujtuar von ti bashk me disa te tjer qe i ka ardhur goja dhe kerkojn te lajn mutin me shurr sot meqe u be deti kos.
po pse perdor pseudonimin e te tjereve..o mero kto puntoret e tu ketu e di qe paguhen per nxitje..ky me verte shkrun me pseudonimin tim..po nuk ka lidhje fare nuk eshte i besushem
Mos Lugato,te vodhen brimen e sumes e ? ? ?
pse
NE çdo lloj sistemi po te shkelesh ligjet e shtetit ne fuqi do paguash , ai sistem kishte menyrat e tija , por nuk mund te fshihen mbas gishtit te ter pasardhesit e tradhtarve dhe kuislingeve qe nuk lan gje pa ber nen obrellen e ushtris fashiste dhe asaj hitleriane , ti zonj ke te drejt qe thua çfaj pata un , po babait tend nuk i the nje her te vetme çmut desh gjyshi im dhe babai jot qe na ngaterroi me kto pun , se mund te rrinte dhe asnjanjes gjyshi jot dhe nuk perziej me politik dhe ti do ishe e qet , por ti moj zonj pagove gabimet e te parve te tu qe punonin kunder interesave te kombit ton , se te ter ju pasardhesit e tradhtarve dhe te bashkepuntorve te nazifashizmit qe te paret tuaj luftuan kunder kombit vet , sot po na dilni heronj sikur keni luftuar per demokraci , por harroni se HITLERI dhe DUçIA ishin armiqt e ter globit dhe ata qe luftuan me pushk ne dor per çlirimin e atdheut ne at koh ishin aleatet e vetem te angloamerikanve , pra mos e ngaterroni kekun me byrekun , se te ter tradhtaret dhe pinjollet e tyre sot po na dalin heronj dhe ata qe u vran ne lule te rinis per lirin e vendit po perbuzen dhe po perçmohen me pa te drejt , ju çfar kerkoni tani dekorata , na vjen keq po nishani iku nga presidenca jeni kujtuar von ti bashk me disa te tjer qe i ka ardhur goja dhe kerkojn te lajn mutin me shurr sot meqe u be deti kos.
S g
Nuk te njoh por nuk ta uroj
Nje gje te tille
MOS e provofsh.
Ti lugati qe ke para shokun shpatullave
Je lugat fallco
Nuk te shkon ky pseudonim
Ti prit te japi merua ndonje lek per koment
Je larg lugatit mikut Tim.
Mjaft na hape barkun me kolaboracioniste
Se ke pase grun e Enverit fashiste
MOS te Shin familjet e pasura qe ndihmuan luften Ca do i jepte gjyshi jot
Misra te pjek si idha neè hurmaja Enverit
Po’ ku kishit b te luftonit ju mer rrjepacake
Po’ ku kishte ligje sistemi yt
Ai te pushkatonte PA gjyq dhe telinte pa varr.
Hiqe kete nik
Si ja flliqe mikut Tim
Se ti se kupton pse e ka vene ai
Aman mos je spartaku dhe te zmerohem kot se AQ men ke.
Si e kish emrin gjyshi qe kish mbaruar harvardin?
Shqipetaret venin ne amerike emigrante si miliona e miliona te tjere e kane bere cdo pune te varfrit sidomos brezi i pare.
Te shkolluar ka qene shume pak veta si pshm Fan Noli apo Bahri Omari qe vajten te shkolluar.
Po qe te kete mbaruar Shqipetar Harvardin ne ate kohe me duket si e pabesueshme.
Me te drejte pyesin komentuesit e mesiperm: pse u pushkatua gjyshi?
Spiunoi njeri ke nazistet, luftoi me arme kunder partizaneve, sabotoi tharjen e kenetes se maliqit, vrau njeri???
Po ne 1968 pse u internuat?
Gjyshi kishte mbaruar Harvardin ne Boboshtice ?
Si e kish emrin gjyshi qe kish mbaruar harvardin?
Shqipetaret venin ne amerike emigrante si miliona e miliona te tjere e kane bere cdo pune te varfrit sidomos brezi i pare.
Te shkolluar ka qene shume pak veta si pshm Fan Noli apo Bahri Omari qe vajten te shkolluar.
Po qe te kete mbaruar Shqipetar Harvardin ne ate kohe me duket si e pabesueshme.
Me te drejte pyesin komentuesit e mesiperm: pse u pushkatua gjyshi?
Spiunoi njeri ke nazistet, luftoi me arme kunder partizaneve, sabotoi tharjen e kenetes se maliqit, vrau njeri???
Po ne 1968 pse u internuat?
Sa mire ja ke vu emrin vetes
Ferrasi eshte nje fshati ne fier.
Qe permbytej gjithmone nga vjosa
Po’ ti ke lindur mbas shkurres se nena jote bente zbor
Ma merr mendja per florinjte
Po’ zonja mund ta trgoje vete
Me siguri zonja do ta tregoje ajo e ka lexu komentin tend.
Ama CMA kuntove keneten e maliqit
Torturat qe i Jane bere te burgosurve
Qe i linin PA buke PA uje i detyroibasshqipetaret te kaperceje shoke e vdekur
Por MOS harroni drejtesia hyjnore ekzistuar
Ajo vjen me forma te ndryshoje sipas veprave qe ke kry
Ke qene prokuror ke pushkatu PA gjyq shef nipin mbesen te drogume qe vjen e shkaterrojne shtepine
I vjen te vdesin po’ nuk vdes do vuaje Duke pare femijet e vet si vuajne.
Ti shkurres duket qe ke prejardhje hajdut se vjedh pseudonimet e te tjereve.
Sa mire ja ke vu emrin vetes
Ferrasi eshte nje fshati ne fier.
Qe permbytej gjithmone nga vjosa
Po’ ti ke lindur mbas shkurres se nena jote bente zbor
Ma merr mendja per florinjte
Po’ zonja mund ta trgoje vete
Me siguri zonja do ta tregoje ajo e ka lexu komentin tend.
Ama CMA kujove keneten e maliqit
Torturat qe i Jane bere te burgosurve
Qe i linin PA buke PA uje i detyronin te kaperceje shoke e vdekur.
Por MOS harroni drejtesia hyjnore ekzistuar
Ajo vjen me forma te ndryshoje sipas veprave qe ke kry
Ke qene prokuror ke pushkatu PA gjyq shef nipin mbesen te drogume qe vjen e shkaterrojne shtepine
I vjen te vdesin po’ nuk vdes do vuaje Duke pare femijet e vet si vuajne.
Ti shkurres duket qe ke prejardhje hajdut se vjedh pseudonimet e te tjereve.
Lexova nga pak, kuptova dicka dhe desha te u them: Nese konsideroni se eshte zbatuar ligji dhe rendi me pushkatim pa gjyq dhe tjera ndeshkime qe vuajti kombi shqipta ne shqiperine diktatures uroj qe zoti te iu kthej prap nje rezhim te tille.Shqiperia, mos u btrngosi se akoma ka mbeturinat e diktatures ne qeverisje dhe do jeni te knaqur me te. Ore shqipetar te mhjere deri kur do kuptoni diktaturen komuniste dhe te mirat e saj qe perjetuat.
Respektoj vuajtjet e kesaj zonje.
I nderuar Zoti “Lugat”
Paraprakisht, dëshiroj të të komplimentoj për nofkën, që është përshtatje perfekte e asaj çfarë përfaqëson. Ti nuk ke as minimumin e burrërisë të prezantohesh me emrin tënd të vërtetë.
Si komunist që je, të kuptoj për pandjeshmërinë dhe instiktet çnjerëzore. ……ditaret e jetës tuaj kullojnë gjak, nga ai i burrave, grave, pleqve, plakave , madje dhe ai i fëmijëve të djepit që u masakruan në emër të ideologjisë suaj të çmendur dhe pushtetit të dalë nga gryka e pushkës.
Të kuptoj për arrogancën imponuese me të cilën trajton historinë e deformuar, të shkruar nga të ngjashmit e tu .
Të kuptoj për intolerancën ndaj personave që mendojnë ndryshe nga ti, të cilët dhe sot e kësaj dite, ashtu si etërit e tu, i konsideron armiq.
Madje të kuptoj dhe për fjalorin vulgar dhe fyes që përdor rëndom në ligjeratat e tua.
Të kuptoj për urrejtjen që çfaq në mënyrë të pamotivuar ndaj qënieve njerëzore që nuk i ke njohur kurrë.
Të kuptoj edhe kur ndeshesh për opinione dhe këndvështrime lidhur me ngjarje të caktuara, pasi në kontekste të veçanta, ato edhe mund të ndryshojnë.
Por, ajo që nuk arrij të kuptoj është se ku e gjen të drejtën të më kundërvihesh mua. Unë kam shkruar një libër të thjeshtë me përjetimet e mia fëminore në diktaturë, të cilat nisin me internimin familjar, ditën kur unë mbusha dhjetë vjeç, kalvar persekucioni i cili vazhdoi mizorisht deri në vitin 1991.
I nderuar “Lugat”, unë nuk ndaj opinione për ngjarje të cilat nuk i kam jetuar, nuk bëj konkluzione, ato ja kam lënë me modesti lexuesve të mi. Unë shkruaj për ngjarje të vërteta, të jetuara nga vetë unë, të cilat për fat të keq nuk mund të ndryshojnë kurrë, me gjithë shtysën tënde dashakeqe për t’i keqinterpretuar ato. Në librin tim, unë tregoj se na hodhën familjarisht si dengje para një kasolleje të mbuluar me kashtë, diku në një fshat të largët, e cila do të trembte dhe bagëtitë. Pa dashur të përsëris ato realitete të tmerrshme që kam sjellë në atë libër, unë dëshmoj për të gjitha vuajtjet e atyre viteve të pafundme, në atë terror të pashembullt. Dhe zëri im nuk është i vetmuar. Gjatë viteve të tranzicionit janë paraqitur ngjarje dhe fakte të tmerrshme për terrorin e papërsëritshëm të komunistëve, ndaj asaj pjese të pambrojtur të popullsisë që nuk ishte bashkuar me ideologjinë e tyre vrastare. Ky ishte një krim që, sipas etërvë të tu komunistë, duhej të paguhej brez pas brezi, që nga fëmijët e sapolindur, e deri te pleqtë e plakat.
Dy vite më parë, në bulevardin kryesor të Tiranës, u vendosën fotot e tridhjetë e tetë martirëve të fesë katolike, të masakruar në mënyrën më mizore që ka njohur ndonjëhere historia e terrorit botëror…..
Historia e zezë e komunizmit përmban mijëra të ekzekutuar të pafajshëm…..të burgosur…….familjarë e të afërm përjetësisht të internuar…
Asnjeri prej ketyre fakteve makabre, që do të ngjethnin çdo qenie njerëzore, nuk të bën përshtypje. Si skllav i lindur dhe i pandryshueshëm i ideologjisë vrastare, madje rrekesh të më sfidosh, se fajtor ka qenë gjyshi im, i cili nuk ndejti urtë të pranonte rregjimin, pasi çdo shtet ka ligjet e veta që duhen zbatuar…
Ti “Lugat” je veçse një mjeran i verbër, një skllav që i bindesh përulësisht etërve të tu kriminelë, që ul kokën dhe pranon me devotshmëri të plotë fshikullimet e lavazhin e trurit…… si të mos mjaftonte asgjësimi i kundërshtarëve, kuçedra komuniste asgjësoi njeri pas tjetrit dhe pjellën e saj…..dhe rezultati………një popull në arrati për të shpëtuar nga varfëria dhe terrori i baballarëve të tu, dhe vendi i bunkerizuar dhe i izoluar që ata ndërtuan.
….. Koha i dha të drejtë gjyshit tim që e kundërshtoi ideologjinë komuniste që në vitin 1944…
…….Nuk po zgjatem më shumë me ty…..madje shumë kohë të kushtova……po të le në pellgun e mjerimit tënd…….dhe kujto…..ndonëse kalova fëmijërinë dhe rininë në internim….unë jam më e lirë se ti…………..