Sportistët, në veçanti futbollistët, janë njerëzit, të cilët kanë më shumë fansa. Kjo, për shkak të popullaritetit dhe shikueshmërisë që ka kjo lojë, e konsideruar me të drejtë magjike.
Emocionet që të dhuron një 90-minutësh futbolli, sidomos kjo vlen për një tifoz, nuk t’i jep asnjë aktivitet tjetër jetësor.
Adrenalina kap shkallën maksimale.
Lumturia dhe makthi janë fare pranë, sa mund të këmbëjnë vendet në sekondë, falë idhujve të njërit apo tjetrit, në “mejdanin e blertë”, në tapet, në parket e kudo tjetër.
Adhurimin për një sportist, njerëzit e zakonshëm e jetësojnë në mënyra të ndryshme, por tatuazhi është zgjedhja më e preferuar.
Të “qëndisur” në trupin e tifozëve kanë mbetur kryesisht yje të sportit, që kanë lënë gjurmë gjatë aktivitetit të tyre, në disiplinat përkatëse.
Kryesisht, admirimi i shumë njerëzve për sportistin e preferuar, është përjetësuar me fytyrën e idhullit përkatës në lëkurë.
Më poshtë, do të shikoni tatuazhet më të bukura, që nuk duhet t’i humbisni, të skalitura artistikisht në pjesë të ndryshme të trupit të tifozëve.