Gati për blerje online, shokohet 37-vjeçari nga Tirana kur hap llogarinë bankare. Ja çfarë i ka ndodhur

25 Korrik 2017, 18:26Kronika TEMA

Një 37-vjeçar nga Tirana ka rënë pre e mashtrimit kompjuterik nga një person banues në Plavë në Malin e Zi.

Ky i fundit, i ka transferuar një shumë të konsiderueshme eurosh drejt një llogarie bankare në Malin e zi, të destinuara për një blerje online, nga llogaria e tiransit.

Por i riu kur ka kuptuar se në llogarinë e tij bankare mungonin paratë, i është drejtuar menjëherë komisariatit të Policisë në kryeqytet për të bërë kallëzim.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për krimet kompjuterike

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.GJ, vjeç 41, banues në Plavë, Mal i Zi, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit kompjuterik, ka transferuar nje sasi Eurosh drejt një llogarie bankare në Malin e zi, të destinuara për një blerje online, nga ana e shtetasit E.Ç, vjeç 37, banues në Tiranë. Neni 143/b i Kodit Penal.

1 komente në “Gati për blerje online, shokohet 37-vjeçari nga Tirana kur hap llogarinë bankare. Ja çfarë i ka ndodhur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje