Gazetarët gjermanë: Me Vjosën shkatërrohet mrekullia e fundit blu e Evropës

25 Korrik 2017, 15:15Turizëm TEMA
Gazetarët gjermanë: Me Vjosën shkatërrohet mrekullia e

Në Shqipëri ambientalistët dhe qytetarët janë ngritur kundër ndërtimit të hidrocentraleve të reja në lumenjtë e vendit. Ujrat e fundit natyrore në Evropë janë rrezik, e bashkë me to dhe habitate të rrallë.

Media gjermane Spiegel, në një artikull të sajin flet për vizitën dhe studimin e dy biologëve nga Instituti i Hidrobiologjisë dhe Menaxhiit të Ekosistemve Ujorë në Vienë, në lumin e Vjosës në Shqipëri, raporton exit. Ndër të tjera në artikull shkruhet:

Lugina e Vjosës, rreth 50 kilometra përpara grykës së Adriatikut, është si parajsë. Asnjë rrugë apo urë nuk e pengon apo ndërpret pamjen piktoreske prej 270 kilometrash të Vjosës e degëve të saj.

Kodra e male ngjiten në krah të saj, madje në maja vihet re ende dëbora edhe pse jemi në muajin maj. Ullishte rriten në shpatet e tyre.

Por kjo pamje piktoreske në jug të Shqipërisë është në rrezik. Në Poçem, ku njëri prej biologëve, Paul Meulenbroek nxjerr njëri pas tjetrit disa peshq nga uji, do të ndërtohet së shpejti diga e një hidrocentrali. Habitati tipik i peshkut të lumit do të shkatërrohej, shumë lloje të tjera të gjallesa e bimëve që rriten aty rrezikojnë të zhduken. Vetë banorët që jetojnë e ushqehen nga ky lumë rrezikojnë të humbasin jetesën e tyre.

Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian, por një Vendim për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e hidrocentraleve kërkohet nga ligji edhe këtu.

Kompania turke Kovlu Energji, që do të ndërtojë hidrocentralin, në të vërtetë e ka paraqitur një dokument të tillë. Ai u hartua nga një kompani konsulence private në Tiranë. Por për profesorin e zoologjisë në universitetin e Vienës, Friesdrich Schiemer, dokumenti është thjeshtë një karikaturë e kopjuar.

“Dokumenti përbëhet kryesisht nga pasazhe të kopjuara nga opinione ekspertësh të ndryshëm dhe nuk është bërë asnjëherë ndonjë studim në terren.”

Së bashku me kolegë të tjerë Schiemer ka organizuar një inventar të florës dhe faunës – mbështetur nga organizatat në mbrojtje të mjedisit, Riverëatch nga viena dhe EcoAlbania nga Tirana. 30 studiues e shkenëtarë nga Austria, Gjermania dhe Shqipëria kanë punuar në luginën e Vjosës.

“Kam pasur vetëm një ide të përafërt se çfarë speciesh mund të jetonin këtu”, shprehet bilogou Meulenbroek. Ai ka kapur më shumë se 20 lloje të ndryshme peshqish brenda tri ditësh – duke përfshirë  ngjala, barbale dhe baleta, si dhe peshq që zakonisht nuk jetojnë në lumenj. Ai nuk e njeh shumicën e specieve. Pothuajse të gjitha kafshët lëshohen pas një studimi të shkurtër. Nëse diga do ishte ndërtuar tashmë, asnjë nga peshqit nuk do të rritej më aty.

Fakti që studiues nga Gjermani e Austria luftojnë në Shqipëri për lumenjtë natyror është paksa ironike. Lumenjtë në vendet e tyre, Danubi, Maini e të tjerë janë betonizuar deri në atë pikë sa pothuaj nuk njihen më si vendbanime të specieve.

Vetëm gjatë 20,30 viteve të fundit kemi filluar të kuptojmë rëndësinë që kanë për natyrën, lumenjtë e paprekur, shprehen bilogët.

“Duam të parandalojmë që shqiptarët të përsërisin të njëjtat gabime që ne kemi bërë në të shkuarën.”

9 komente në “Gazetarët gjermanë: Me Vjosën shkatërrohet mrekullia e fundit blu e Evropës”

  1. Aron says:

    Naj para, naj gje do jepni ju, se keshtu me llafe e ham te gjithe. Keq me e thone , por Gjermania e Austria ndaj jane zhvilluar s’e bene hidrocrentrale e diga ku mundet qe nxoren robte nga erresira, e filluan shiten energji. Ne SHQIPERI ende blehet energji e ende s’ka uje te pijme. Nderkohe keta mbajne referate, Une e du ambjentin e sa me me dhimset mu Shqiperia, si dhimset ketyre qe e shohin si objekt studimi po shqiptaret si dun ne Europe, se jane te palare, se i ikin dritat. Ja dhe ky muhabet me kete pune.

    1. Vjosa says:

      Jo mor zoteri. Informohu mire. Sot bota po kalon totalisht ne perdorim te energjise diellore dhe energjise se eres. Aq me teper Gjermania qe po i prijne ketyre projekteve ne dobi te ambientit. Edhe te gjitha vendet skandinave, Hollanda e me rradhe po.kalojne ngadale ne energji diellore dhe te eres.
      Edhe Amerika po e aplikon ne disa shtete dhe kostoja e energjise ka rene pothuaj 10 fish ne ato zona ku punohet me hidrocentral.
      Thirrini mendjes dhe mos ikni me mendesine e te prapambeturit qe jepnin florinj per letra me ngjyra.
      Ja ka ne Shqiperi diell dhe ere, nuk ka ne asnje vend tjeter.
      Po me maskarenj qe e kane mendjen vetem te koncesionet nuk ecet para.
      Dhe ate energji qe prodhohet per vete do e shesin. Popullit si gjithmone do ti ofrojne ndonje vend pune per roje private.
      Sa kopeshte e arra do shkaterrohen..kete nuk e thote njeri.
      E thote gjermani, po plac i thote i padituri popull.

      1. Aron says:

        Tani ti moj cupe e ke naj icik idene se c’po flet? Shtriji kembet sa ke jorganin thote populli. Keta qe vijne ketej mos na mbushin mendjen ne qe te mos bejme hidrocentrale por ti mbushin mendjen Europes qe te mos te ndertojne ngrejne “ishuj” me panele diellore neper Mozambik, por te vijne ti bejne ne Shqiperi.

        Sa per informacion prodhuesi me i madh i energjise Norvegjia prodhon me 100% energji hidrike. Ti cupe e ke idene sa eshte nje ishull me panele diellore, perfshi rrjeti permbledhes dhe te shperndarjes? Dhe mos te harrojme qe aty ku vihen panelet ajo toke s’perdoret as per mbjedhje as per gje. I kemi gjithe keto toka ne bosh e shterpe si Gjermani? Po turbinat e eres e ke idene sa e kane koston e investimit?
        Me e lira qe s’te bene pune dhe duhet ta nderrosh pas 2 vjetesh eshte 1 milion euro. Pa perfshire rrjetin kolosal, nenstacionet dhe baterit. Ti zonje i ke qe gje keto lek? Gjermania po investon ne “energji te rinovueshem” me kosto te ulet per ambjentin ( mos harrojme qe dhe turbinat dhe panelet kane deme) , sepse i perballojne shpenzimet kolosale. Por nderkohe diku tek 70 % e energjise gjermane vjen nga CENTRALET NUKLEARE. Ti zonje ke naj central qe pastaj te luash me coka nga ana tjeter?

        Nese mendon se te dhimbset ty ambjenti, gabohesh rende. Por njeriu me keqardhje duhet te marr vendime pasi dilema ne vende te pazhvilluara si tonat eshte : te zhvillosh shoqerine apo te mbash ambjentin?
        Koncesionet behen se shteti s’ka takat te bej gje vet ( pa perjashtuar dhe teorine qe vjedhin). Kur ke para si Gjermani e shok ( qe dhe keta kane bere koncesionet plot) atehere i bene dhe vet.

        Me keq do jete per ambjentin nese shqiptaret s’kane drita e uje. Sepse dritat e uji ndikojne ne rritjen e nivelit te jetes dhe ndergjegjesimit te njerzve per te mirat e ambjentit. Gje qe sot shqiptaret s’e kane po te shohesh se si helmojne token me qese plastike dhe plehra qe i hedhin KUDO.
        Njeseoj sic ndodhi me gjermnat qe pasi i prene gjithe pyjet i rivune prape se e kuptuan qe ishin te rendesishem. Por kjo ndodhi se u zhvilluan dhe dolen nga faza e erresires. Fatkeqesisht ky eshte modus operandi i shoqerive sot. Zhvillimi dhe pastaj sensibilizimi.

  2. ron says:

    Nuk e kam pare asnjehere kete lume,,por pamja qe na servire shum e bukur ,,gjynat ti ndertosh nje dige dhe ti pengosh rrjedhjen e lire qe e ka shoqeru per mijera vjet Kan te drejt gjeologet e huaj ,por dhe kemi nevoje per energgji,ne kto dit te nxehta , me por edhe me cmim te arsyeshem. sic e paguajn franceset per shembull

    1. Vjosa says:

      Eshte dhe me bukur ta vizitosh. Qe nga Tepelena ne Vlore eshte mrekulli i gjithi

  3. Martin says:

    Nje prifesor zoologjie ne Vjene vlereson dhe ben komente per nje kontrate kontrate ndertimi?! Eshte ky lajm i sakte apo ne Austri jane bere te gjithe kompetente?

  4. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    I plas bytha edit qar thone kta. Po koncesionet? Po perqindjet?

  5. Projekti says:

    Shqiperia nuk duhet te ndertoje me HEC-e sepse demi ne mjedis do te kushtoje shume ne te ardhmen. Disa vende te botes kane filluar t’i ndjejne pasojat dhe kjo gje eshte e tmerrshme. Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe nuk ka qofte nje termocentral te vetem funksional. Termocentralet me gaz natyror, per shkak te zhvillimit te teknologjise perkatese, kane pak pasoja ne mjedis. Ne fakt cdo lloj centrali qe prodhon energji ka pasojat e veta ne mjedis, perfshire ketu HEC. TEC i duhen vendit tone per te siguruar energji te vazhdueshme 24 ore ne dite gjate gjithe vitit, duke kompensuar renien e prodhimit te burimeve te rinovueshme, p.sh. ne HEC-e gjate periudhave te thatesires. Asnje vend nuk ka arritur te plotesoje te gjitha nevojat e veta me energji te rinovueshme gjate gjithe vitit. Prandaj bota nderton krahas centraleve te energjise se rinovueshme edhe TEC-e (gaz, nafte, qymyr etj) dhe centrale berthamore. Pervec TEC me gaz, Shqiperia duhet te hartoje nje plan per zhvillimin e prodhimit te energjise nga centralet diellore, kursimit dhe eficenses se perdorimit te energjise. Centralet diellore (te ndertuara me mend ne koke) ne te ardhmen duhet te jene baza e prodhimit te energjise ne Shqiperi, te mbeshtetura nga HEC-et ne zona te pershtatshme (dmth te mos ndertohen me te tilla dhe te prishen mbas skadimit te licenses ato qe ndodhen ne zona shume delikate nga ana ekologjike), disa TEC te vegjel me gaz dhe centrale te vogla me burime te tjera te energjise se rinovueshme (ere, biomas , mbetjet urbane qe ne fakt nuk munden vecse te plotesojne nje perqindje shume te vogel te nevojave te Shqiperise). Qeveria hajdute e Shqiperise nuk ben studime dhe nuk permireson legjislacionin per te mundesuar terheqjen e investimeve te nevojshme ne sektorin e energjise.

  6. perkthyesi says:

    Ja, si pamja e shtratit te Vjoses kane qene dhe shtreterit e lumenjve te tjere te Shqiperise, qe tashme u kane dale kockat nga barbaria e kompanive te ndertimit. Merret me mend lehte, se sa kohe u duhet ketyre lumenjve, te rivitalizohen! Ndoshta me qindra vjet! Shqiperi hesapi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje