Alket Hyseni, deputet i ri i Partisë Socialiste për Sarandën, ka reaguar lidhur ngjarjen në Ksamil, ku ujërat e zeza janë hedhur në bregdet.
Me anë të një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Hyseni i ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që të identifikohen autorët e masakrës mjedisore.
Ndonëse nuk dihen ende përgjegjësit e ndotjes masive, ujërat e zeza kanë pushtuar bregdetin në plazhin “Gjiri Poda” tek “Tre ishujt” në këtë zonë.
REAGIMI I DEPUTETIT
Jam shumë i shqetësuar dhe i indinjuar nga situata skandaloze në Ksamil, si rezultat i shpërthimit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.
Duke i bërë thirrje urgjente Bashkisë Sarandë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve që të stabilizojnë menjëherë situatën alarmante, kërkoj me forcë nga organet ligjzbatuese, që të fillojnë menjëherë procedimin penal, gjetjen e autorëve përgjegjës dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore, penale dhe civile, të shkaktarëve të kësaj gjendjeje, të cilët me cilësinë e dobët të punimeve, projektin e devijuar apo keqpërdorimin e fondeve, rezultojnë të përfshirë në këtë aferë ulëritëse, me pasoja të rënda për shumë biznese të zonës, për qytetarët, si dhe për dëmtimin e imazhit turistik të Kasmilit dhe gjithë Shqipërisë.
Nga ana tjetër siguroj çdo të dëmtuar nga kjo situatë, që do të jem në ballë të përpjekjeve për rikuperimin e pasojave dhe dëmshpërblimin e tyre.
Keqardhje dhe ndjesë për çdo pushues që përjeton këtë situatë në kulmin e sezonit turistik në plazhet më të bukura të rivierës sonë.
Ti kur i dije keto shkelje pse prite qe te ndotej plazhi?
Pse nuk i denoncove me perpara?
Je njelloj si te gjitha vemjet e tjera te kuqe, vetem se je me i ri ne banden kriminalo-hajduto-kriminelo-tradhetare te Shqiperise.
O alket
Nisi dhe nje foto km qe ta vendosi te fotot e dites.
Se nuk e besoj te justifikoheni me me fajin e ka saliu apo e ka lsi per leket qe vjedhin rilindasit.
Po gjene mire nuk ka gje se mut eshte. Njerezia po ha e pi perdite nuk behet nami qe del edhe njehere ne siperfaqe.
Ps: o alket mqs je I kenduar dhe e hoqe nga bytha jote. Mire kete vit se u pa puna qe njerezia do notoje ne mut.vitin tjeter besoj vec atyre qe do futen ne burg do e kesh rregullat besoj punen e mutit????
‘Cherze la femme’ (Kerkoni per gruan) tha hetuesi i famshem per nje ngjarje kriminale te komplikuar ne romanin ‘Mohikanet e Parisit’ te Alexander Dumas. Ne kete rast une do te thoja ‘Kerkoni kush eshte i interesuar qe te ndaloje dhe prishe turizmin ne Shqiperi’. Ndoshta fqinjet! Prandaj hetimi eshte teper i rendesishem.
Deputeti qe u be i pasur nga puna ne Dogane si doganier. kjo eshte raca e deputeteve te Rames te njollosur moralisht (publikisht) qe tani shesin moral. mire qe i ben deputet dhe ambasadore, po pse i le xhanem te akuzojne per korupsion te tjeret duke e njollosur seriozitetin e luftes qe ke marre persiper te besh me padrejtesise
I paska dale munder Koco Kokedhimes ky zotria.Se kryetaren e bashkise Kocua e vuri.Cudi se Kocua e vuri ne lista ne Sarande.Cudi se smbahet per mosmirenjohes.haha