Përflaket Franca, 10,000 njerëz evakuohen me shpejtësi

26 Korrik 2017, 18:32Bota TEMA

Zjarret në juglindje të Francës kanë detyruar rreth 10,000 njerëz të evakuohen.

Qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët pranë qytetit Bormes-les-Mimosas.

Rreth 4,000 hektarë tokë janë djegur përgjatë bregdetit të Mesdheut.

Franca më herët ka kërkuar ndihmën e fqinjëve në Bashkimin Evropian.

“Evakuimi i së paku 10,000 njerëzve ka pasuar përhapjen e zjarreve”, tha një zyrtar i zjarrfikësve për agjencinë AFP.

Së paku 12 zjarrfikës janë plagosur dhe 15 policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit, thanë autoritetet spitalore.

1 komente në “Përflaket Franca, 10,000 njerëz evakuohen me shpejtësi”

  1. sala says:

    mesdheu ne France?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje