Bashkia e Vlorës i akordoi mirënjohjen, tetovarit hero Benjamin Feratit, i cili u nda nga jeta për të shpëtuar dy vajza që po mbyteshin në Zvërnec.
Titulli i është dërëzua familjes së 24-vjeçarit në Tetovë nga kryebashkiaku Dritan Leli në një ceremoni të organizuar nga komuna e Tetovës.
Në ceremoni ishte dhe aktorja Tinka Kurti.
“Kjo ka qenë një dhimbje e madhe për të gjithë popullin shqiptar. Nuk mund të rrinim ne nënëat dhe gjyshet pa ardhur për të ngushëlluar këtë familje kaq të edukuar dhe kulturuar”, tha mes lotësh aktorja e mirënjohur.
Benjamin Ferati humbi jetën më 15 korrik kur u fut në detin e trazuar për të shpëtuar 2 vajza nga Vlora, të cilat humbën jetën në ngjarjen tragjike. /tch
Jeni shume fisnike Tinka jone e nderuar.