Dialogu Kosovë-Serbi, alarmon akademiku serb: Beogradi s’ka më fëmijë për luftë të re, ky do të ishte fundi i saj

27 Korrik 2017, 23:09Rajoni TEMA
Dialogu Kosovë-Serbi, alarmon akademiku serb: Beogradi s’ka më

Kështu ka deklaruar akademiku serb, Dushan Kovaçeviç, raportojnë mediat e Beogradit.

Njëri nga intelektualët më të spikatur serb nuk ka mëdyshje sa i përket mbështetjes së thirrjes të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për një dialog të gjerë shoqëror për Kosovën.

Ai ka thënë se ka ndeshur në reaksione të mira kundruall propozimit që me rrugë paqësore të zgjidhen problemet ndërmjet serbëve dhe të shqiptarëve, citohet të ketë thënë akademiku Kovaçeviç.

Autori bashkëkohor më i shquar serb i dramave thirret në përvojën personale diplomatike nga periudha e shërbimit në Portugali si ambasador i Serbisë-Malit të Zi të dikurshëm dhe vlerëson se këtij apeli të Vuçiqit për dialog i ka “kontribuar” edhe presioni shtesë i bashkësisë ndërkombëtare.

Ai thotë se është i sigurt se pas 50 vjetëve të jetuara në shekullin e 20-të, Serbia kurrë nuk do të duhej të bënte luftë:

Ajo që kurrsesi s’po mund ta kuptoj, thotë ai, “janë njerëzit të cilët sot në Beograd nxisin luftë”.

Sipas tij, politika e jashtme e Aleksandar Vuçiçit është zhvilluar sipas parimit të kompromisit pragmatik.

1 komente në “Dialogu Kosovë-Serbi, alarmon akademiku serb: Beogradi s’ka më fëmijë për luftë të re, ky do të ishte fundi i saj”

  1. alphade says:

    Me sa duket popullit serb ,sidomos udheheqjes se sa aktuale i kane ardhur
    mend se Kosoven e kane humbur perfundimisht ,packa se silogu serb thote:
    ”Kosova zemra e serbise” , kjo mbetet vetem nje sllogan per ‘relaksimin ” e
    forcave konservatore,agresive,luftenxitese te sheshelianeve,koha e te cileve
    ka perfunduar ,me ”perfundimin” e shek 20-t

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje