Rritja e çmimit të ujit në Tiranë, ERRU: Vendosim në shtator

27 Korrik 2017, 16:29Ekonomia TEMA

Enti Rregullator i Ujit bëri me dije se do të vendosë në muajin shtator mbi aplikimin e bërë nga  Ujësjellës-Kanalizime Tiranë për rritjen e çmimit të ujit.

“Në lidhje me aplikimin që shoqëria e UK Tiranë ka depozituar pranë ERRU-së më datë 30 qershor 2017 për miratimin e tarifave të reja të shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve për konsumatorët në territorin administrativ të Bashkisë Tiranë njoftojmë:

ERRU në zbatim të akteve ligjore është në fazën e verifikimit formal të dokumentacionit të paraqitur nga UKT për ndryshimin e tarifave. Gjatë kësaj periudhe në vijim të komunikimit zyrtar nga ana e shoqërisë janë realizuar përkatësisht seanca e Këshillit Bashkiak Tiranë për të shprehur opinionin e saj mbi propozimin e tarifave të reja si dhe seanca dëgjimore me publikun.

Dosja e plotë e propozimit sëbashku me detajet shtesë sqaruese që do të kërkojë Komisioni Kombëtar Rregullator i ERRU do të fillojë të shqyrtohet në fund të muajit gusht 2017, procesi i vlerësimit të së cilës deri në vendimmarrjen kolegjiale nga ky Komision do të kërkojë minimalisht 1 muaj nga data e fillimit të shqyrtimit të saj” thuhet në deklaratë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje kërkesën për rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet me 20 lekë për m3 duke e çuar nga 45 lekë në 65 lekë/m3.

Kjo rritje sipas Bashkisë së Tiranës e cila ka edhe kompetenca të plota mbi ndërmarrjen Ujësjellës-Kanalizime, bëhet për të kryer investime në rrjet që në 5 vitet e ardhshme do të garantojnë furnizimin 24 orë me ujë të kryeqytetit.

Sëbashku me aplikimin është paraqitur edhe një plan biznesi.

UKT nga ana tjetër ka regjistruar një ecuri pozitive tek bilanci financiar i vitit 2016 kur regjistroi një fitim 5 milionë euro.(monitor)

2 komente në “Rritja e çmimit të ujit në Tiranë, ERRU: Vendosim në shtator”

  1. lili says:

    ku jane dokumentete qe qytetari te informohen? Ku eshte transparenca ketu?
    Pse nuk kemi te drejte te shohim dokumentat qe UK i transmeton?
    Mos u trembeni gjykimeve te njerezeve ma profesioniste?
    Pse nuk kemi te drejte ne si qytetare me pasur akses ne kete dokumentacion edhe me kerkuar vete ne nje vleresim kontradiktor nga nje shoqeri tjeter nderkombtare e specializuar ne kete fushe?
    Pse te paguajme ujin ma shtrenjt se ne Rome ?

  2. lili says:

    30 qeshor depozitohet kerkesa tek ju
    e me 27 votohetkerkesa ne bashki?
    A ju duket normal kjo ju te ERRUse?Pjese pjese do merrni informatat?
    Apo nuk ju behet vone hiç per si vendoset ky çmim e jeni aty kot fare, e paguheni me paret tona kot aty vetem per me vu vule ne cfaredo qe va servirojne Njeshat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje