Beteja e ujit në Kryeqytet dhe modeli i suksesshëm në Korçë, Filo: Ja si mundëm që të sigurojmë 24 orë ujë

29 Korrik 2017, 18:03Politika TEMA

Korça prej 15 vitesh nuk e vuan më problemin e ujit të pijshëm, falë projektit, i cili bëri të mundur sistemimin e rrjetit dhe kanalizimeve për qytetin juglindor.

Nga viti 2003 e deri më sot, qytetarët e Korçës marrin shërbim me ujë të pijshëm, 24 orë në 24.

Përgjatë ditëve të fundit, Korça është lakuar si një model pozitiv sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe menaxhimit.

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo tregon se si u realizua ky investim, ndërsa sjell eksperiencën e këtij qyteti, ku një m3 ujë paguhet 65 lekë.

Fakati që Korça përmendet si një model suksesi, sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, ju dedikohet tre faktorëve, investimit të bërë, menaxhimit dhe mirëkuptimit të qytetarëve, ky investim duhet të shoqërohej edhe me një rritje të tarifës që ata paguajnë për të marrë këtë shërbim”, u shpreh kreu i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo për TCH.

Qytetarët shprehen të kënaqur si nga shërbimi, ashtu edhe nga furnizimi me ujë. Likuiditeti i lartë i faturave në Korçë, është gjithashtu dëshmi e vetë rëndësisë që ka për qytetarët, furnizimi me ujë të pijshëm.

“Tani ka ujë në çdo vend. I paguajmë të gjitha faturat, jemi të rregullt. Nuk na kalon muaji pa e paguar”, shprehet një qytetare.

“Ujë kemi 24 orë dhe pa pushim”, shprehet një tjetër qytetar.

Përveç furnizimit me ujë të pijshëm, 24 orë, qyteti i Korçës ka edhe një rrjet të ri të kanalizimeve, çka bën të mundur edhe menaxhimin dhe përpunimin e ujërave të përdorura. 

4 komente në “Beteja e ujit në Kryeqytet dhe modeli i suksesshëm në Korçë, Filo: Ja si mundëm që të sigurojmë 24 orë ujë”

  1. Aleksander says:

    Po c’keni me Korcen o baftjare !? Korca qe kur ka lindur ,eshte lindur Qytet .Ata e kane rregullin e punen ne adn.Tirana ja mori e ja konsumoi intelektualet Korces,ashtu sic beri e ben me gjithe Shqiperine,por nga korcaret zgjodhi te ruaje… rugen roten karoten e regullin ne vend te RRegullit qe eshte virtyti primar i korcareve.

  2. Maqi says:

    Ore pfile
    Po ti mburesh me ato te halles
    Kush e solli ujin para 15 vjetesh
    Se dyti dhe me e rendesishmja
    Sa komuna te bashkise korce jane pa uje
    Bile me pak se para dy vjetesh kur tu bashkangjiten ty
    Dil nje here nga zyra dhe shif ne realitet
    Renia fillon me shpejt se braktisja
    Erdhi fushata

  3. Eri qe ta fut says:

    Ne korce dhe Pogradec eshte e vertete qe uji kushton 65 por ama rritja eshte bere pasi u krye investimi.
    Lali eri eri thote me jepni dge 4 vjet te tjera mandat dhe pastaj do ju sjell uje.
    Kuptohet qe mbas 5 vjetesh dalin 100 justifikime pse nuk u be uji 24 ore dhe nderkohe kemi paguar 5 vjet ujin me 65 leke

  4. genti says:

    pse doni te fshiheni prapa gishtit
    uji ne korce kushton aq sepse zoti tare ( drejtori i ujesjellsit) remben 20 % te tenderave qe zhvillon ai ujesjelles, plus rroga qe eshte me e larte se e shume drejtuesve te tjere te institucioneve.
    shume here eshte akuzuar per tendera por mbyllen nga gruaja qe e ka gjygjtare.
    ja ky eshte sistemi e njerzit e koruptuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje