Ekstradimi në Serbi i Ballistit/ Demiraj takon ambasadoren kroate, ja porosia që i jep

29 Korrik 2017, 11:42Politika TEMA

Ministri i Punëve të Brendëshme Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me ambasadoren kroate në Tiranë, lidhur me vendimin e një gjykatëse kroate për ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.

“Lidhur me çështjen e arrestimit për efekte esktradimi të shtetasit shqiptar Ismail Morina, Ministri i Puneve të Brendshme, Dritan Demiraj, që një muaj më parë sapo është njohur me ndalimin e tij, ka marrë mënjëherë kontakt me ambasadoren kroate në Tiranë znj. Sanja Bujas-Juraga, të cilën e ka informuar në detaje për cështjen në fjalë”- njofton Ministria e Brendshme.

Vetë ministri Demiraj dhe familjarët e zotit Morina, ka vënë në dispozicion të autoriteteve kroate dokumentacionin që dëshmon përdorimin politik të kësaj cështje.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj po vijon me intensitet përpjekjet për zgjidhjen në rrugë ligjore të kësaj cështje, duke kërkuar nga autoritetet kroate që çështja të gjykohet drejt”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

1 komente në “Ekstradimi në Serbi i Ballistit/ Demiraj takon ambasadoren kroate, ja porosia që i jep”

  1. Xha Braho says:

    Me falni por me cfare tagri kjo gjallese takohet me ambasadoren kroate??? KY eshte thjesht produkt I nje marreveshje politike per te mbikqyrur procesin zgjedhor dhe tani duhet te ishte duke pastruar halete e Kryehales PD. Keto Jane turpe dhe Jo lajme qe ju botoni. KY moster I jep mend drejtesise seenje vendi sovran??? O tempora o mores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje