FOTOT/ Kina i tregon muskujt botës, prezanton armët e saj

30 Korrik 2017, 16:15Politika TEMA
FOTOT/ Kina i tregon muskujt botës, prezanton armët e saj

Kina i ka treguar sot forcën e saj ushtarake botës.

Trupat ushtarake të saj kanë organizuar sot një paradë për të festuar përvjetorin e 90-të të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Në këtë demostrim force morëm pjesë 12,000 trupa, u paraqitën 570 automjete të rënda ushtarake (tanke,komionë etj), 129 avionë, helikopterë si dhe raketat bërthamore.

Parada e madhe u zhvillua në bazën ushtarake Zhurihe e cila është qendra më e madhe e trajnimit ushtarak të Azisë.

I panishëm në këtë cermoni ishte dhe President i Kinës Xi Jinping.

I veshur me rroba ushtarake Presidenti Xi, i cili komandon Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës, i bëri thirrje ushtrisë  të transformohet në një forcë luftimi elite për të rritur “peshën” dhe ndikimin e vendit në arenën botërore.

Ai tha se ushtria kineze kishte aftësitë për “të ruajtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat kombëtare” si dhe u kërkoi  trupave ushtarake që të tregonin “besnikëri absolute” ndaj partisë.

Ndërsa presidenti fliste trupat ushtarake thërrisnin njëzëri fraza të tipit: “Shërbejini popullit!”, “Ndiqni Partinë!”, “Luftoni për të fituar!” etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje