Kryeministri Edi Rama deklaroi se se do të bëjmë një reformit të administatës publike dhe sfida e parë sipas tij që t’i gjëjmë punës së shtetit njeriun, dhe jo njeriut punën e shtetit.
Duke folur para qytetarëve në dëgjesën publike që po zhvillonte në Fier, Rama tha se timoni është përgjegjësi e madhe dhe se qytetarët sipas tij na zgjodhën për të luftuar gabitqarët në administratë dhe jo vetëm.
Pjesë nga fjala e Ramës
“Problemet sot janë nga papërgjegjshëmira e administratës. Na është rritur kostoja për shkak të një politike të gabuar.
Për çdo qark do të kemi një raport për administratën.
Problemet janë të ngjashme në të gjitha qarqet, duke nisur nga gjullurdia me pronat.
Shumica e problemeve nuk lidhen me buxhetin, por me shërbimet. Ka probleme me administarëtn, nuk do të jetë e lehtë, sfida e parë është që ti gjëjme punës së shtetit njeriun, dhe jo njeriut punën e shtetit.
Duhet një administratë më e përgjegjshme.
Duhet reformim i të gjithë sistemit. Prandaj do të ndryshojmë sistemin në këtë pjesë duke mos patur edhe komision pronash , edhe hipotekë por duke patur vetën një institucion.
Nuk kemi problem me opozitën politike, ne kemi punën tonë.
Ne jemi zgjedhur për të luftuar grabitqarët. Nuk është puna jonë të gjejmë sesi do të merret opozita me ne.
Këto dëgjesa nuk janë për të kaluar rradhën.Timoni është përgjegjësi e madhe.Njerëzit na votuan që ne të bëjmë gjëra më të mira.
Nuk janë vetëm hipotekat problem edhe bujqësia është një problem i madh. Ka vetëm një shpëtim për fermërët, është të bashkohen.
Të kuptojnë që të bashkuar çmimin e vendosin fermerët.
Të ndarë çmimin e vendos tregtari. Nëse jemi të bashkuar i fusim ne në garë tregtarët.
Nëse bashkohemi, bashkojmë konceptin, cfarë do të mbjellim apo cfarë do të përdorim.
Bashkitë të jenë afër fermërëve që të funksionojnë strukturat e grumbullimit. Por një gjë e tillë kërkon bashkëpunim nga bashkitë si dhe projekte.
Nuk e gjen shteti tregu duhet të ketë një ndërmjetës dhe këtë e bën bashkia.
Drejtoritë e bujqësisë nuk do të jenë këto që janë, do të ndahen.
Qeveria do të përcaktojë politikat, pjesa tjetër ndahet nga agjensitë dhe bashkitë, fermerët kanë nevojë jo vetëm për lekë por edhe për informacion”, tha Rama.
Rama eshte bere me shume se telenovelat turke .. tre here ne dite .. nga dy kokrra .. para dhe mbas buke ..
Njeriu i pare qe nuk eshte per ate pune ne Administrate eshte vete Kryeministri.
Ai ka 4 vite qe ka dredhur zinxhirrin , me lloqe e gallata . Keshtu do ta shtyje edhe keto 4 vite te tjere.
Po zotni, do ti gjesh njeriun punes. Do ti gjesh djemte e shokeve, si puna e atij Faikut ne Fier, qe te ben furca sa here ben takime me njerez te sojit te tij se njerezit e zakonshem nuk kane shansin ti ftojne ne ato takime.