Rama paralajmëron administratën: Kush abuzon me detyrën s'do ta “qethim karre”, por do ikë...!

29 Korrik 2017, 20:11Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama vijoi të premten turin e dëgjesave në Korçë, nga ku ritheksoi angazhimin e tij për “bashkëqeverisje me qytetarët dhe të bëjmë gjërat që s’janë bërë gjithë këto vite”.

Në fjalën e tij, pasi dëgjoi problemet dhe ankesat e qytetarëve korçarë, kryeministri Rama theksoi se “ajo që është arsyeja themelore sepse ne pas zgjedhjeve nuk shkuam me pushime, por vazhduam fushatën në formën e një komunikimi me njerëzit, është për të rritur ndjeshmërinë lidhur me domosdoshmërinë që ne të gjejmë një rrugë që këto probleme të trajtohen çdo ditë dhe si duhet”.

Kreu i qeverisë shprehu angazhimin për t’u dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve që mos të mbeten më siç kanë mbetur mbrapa dyerve të zyrave të shtetit.

Sot që ne kemi teknologjinë që na jep mundësinë të jemi në komunikim me të gjithë mjafton një celular, një kompjuter, mund ta bëjë këtë gjë. Mes njerëzve dhe qeverisë ka një shtresë që është administrata, ku bllokohet lidhja e qeverisë me njerëzit dhe e kundërta.

Dhe në këtë shtresë ka shumë elementë problematikë që duhen shkulur që aty. Administrata jonë ka njerëz të aftë e të përgjegjshëm, por ka edhe shumë parazitë e grabitqarë që duhen larguar, përndryshe këto probleme do te vazhdojnë. Por këta nuk luftohen as nga ju, e as nga ne, por nga ne dhe ju së bashku. Nga dëgjesat me qytetarët kemi kuptuar që 95 % e problemeve është çështje e vonesave për shkak të punonjësve”, nënvizoi Rama.

Kryeministri tha se “mes njerëzve dhe qeverisë ka një shtresë që është administrata ku bllokohet lidhja e qeverisë me njerëzit, dhe në këtë shtresë ka elementë shumë problematikë”.

“Administrata jonë ka njerëz të aftë, të ndershëm por edhe shumë parazitë e grabitqarë që duhen larguar sa më parë, por ata nuk luftohen dot as nga ju, as nga ne, por na nga ne dhe ju së bashku”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

E teksa dëgjoheshin edhe qytetarët që ndërhynin gjatë fjalës së kryeministrit, Rama tha se “Kush abuzon nga punonjësit e administratës nuk do qethet kare, por do të largohet nga puna”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje