“Liri Ballistit”/ Tifozët kuqezi protestojnë kundër ekstradimit të Morinës në Serbi

29 Korrik 2017, 19:49Politika TEMA

Grupi i tifozëve kuqezi protestuan pasditen e sotme para kryeministrisë kundër ekstradimit në Serbi të Ismail Morinës, i njohur si Ballisti.

“Liri Ballistit” ishte thirrja që dominoi protestën ndërsa nuk munguan dhe këngë e thirrje kombëtare.

Në Tiranë autoritetet janë vënë në lëvizje për të shmangur ekstradimin drejt Serbisë të Ismail Morinës, tifozit shqiptar që ngriti dronin me simbolet kombëtare mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes së futbollit mes kombëtares serbe dhe asaj të Shqipërisë në vitin 2014.

Morina, u ndalua disa javë më parë në Kroaci, nga autoritetet e këtij vendi, pasi u gjet pa dokumente identifikimi.

Një gjykatë kroate e Shkallës së Parë, ka vendosur tanimë në favor të ekstradimit në bazë të një urdhëri arresti ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet serbe, pikërisht për ngjarjen e 2014, ku ndaj lojtarëve shqiptarë më pas u ushtrua edhe dhunë nga tifozët e ekipit të Serbisë.

2 komente në ““Liri Ballistit”/ Tifozët kuqezi protestojnë kundër ekstradimit të Morinës në Serbi”

  1. ILIRET says:

    E pashe protesten por nuk e di pse ata qe protestonin m’u duken te gjithe budallenj. Parullat: -Shqipri etnike; Liri shqiptareve, vdekje tradhetareve; kush s’kercen nuk eshte shqiptar dhe lesh me qime, gurabi me vrime.
    Po behuni te kulturuar dhe hidhni parulla serioze e dinjitoze, o gomere.

  2. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    nje ballist e ka vendin ne keli…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje