Analisti Mustafa Nano, në një intervistë-analizë për “Mapo”, thotë se Basha ka vetëm një rrugë në situatën politike ku ndodhet. Kjo rrugë sipas tij, është bashkëpunimi me LSI-në.
INTERVISTA
Lulzim Basha është konfirmuar në krye të Partisë Demokratike, mes debatesh e dyshimesh të shumta që vijnë kryesisht nga krahu kundërshtar i tij në PD. Me gjithë kontestimet ai nis një betejë të re për ringritje të Partisë Demokratike. Besoni ju se hapat e tij drejt ringritjes së PD-së do të jenë të shpejtë dhe cilat janë pengesat kryesore në këtë rrugë?
Unë nuk besoj se Partia Demokratike mund të ringrihet. Do të ishte një mrekulli nëse kjo parti do të ringrihej. Por unë nuk besoj te mrekullitë. Ka vetëm një mënyrë për ta ringritur atë parti (por edhe kjo nuk është e sigurt): I duhet hequr nga duart Berishës e më tej duhet synuar deberishizimi i plotë i saj. Mirëpo nuk kam parë asnjë njeri brenda PD-së që ta çojë në mendje këtë gjë. Kjo është tabuja e madhe e paprekshme mes demokratëve. Kundërshtarët e Bashës janë po aq berishianë sa edhe Basha vetë. E vutë re gjatë zgjedhjeve në parti? Të gjithë, Basha, Selami, Patozi etj., e kishin mendjen të mos e prishnin punën me Berishën.
Në vitin 2013, kur Basha fitoi në garën përballë Olldashit, e nisi detyrën e tij si kryetar i PD-së me thirrjen për bashkim. E ka përsëritur thirrjen edhe pas rizgjedhjes më 22 korrik. Duket sikur s’ka ndryshuar asgjë në gjuhën e tij politike, por partia është më e përçarë se më parë. Kujt i drejtohet kjo thirrje sepse pjesa kryesore e elitës së PD-së është tashmë jashtë partisë, në pozicione “luftarake” me Lulzim Bashën, pa gjasa për t’iu bashkuar në ringritjen e PD-së?
Unë nuk shoh si problem përçarjen. Kundërshtarët e Bashës nuk kanë zgjedhës pas vetes, nuk kanë fuqi të krijojnë ndonjë fraksion, aq më pak ndonjë parti. Unë shoh si problem demotivimin e votuesve të PD-së. Votuesit e PD-së janë të gjithë berishianë, asgjë tjetër. Mirëpo, tani që kanë kuptuar se Berisha nuk është më një faktor apo që Berisha nuk ka plan tjetër, veçse të kërkojë garanci se nuk do t’i vënë prangat, ata e kanë humbur toruan. Nuk ka burrë nëne që mund t’i çojë te kutitë e votimit.
Çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha për të mbërritur te lideri i fortë e karizmatik, i gatshëm të çojë PD-në drejt pushtetit?… A do të ishte zgjidhje për Bashën një riorganizim i strukturave të larta drejtuese të partisë ku mund të bëheshin pjesë personalitete të rëndësishme të shoqërisë, përmes një procesi të hapjes së PD-së.. pra një elitë e re politike, e ndryshme nga kjo e sotmja që na shfaqet përmes grupit të ri parlamentar të PD-së?
Pyetja ime është: Kush mund t’i shkojë Bashës nga pas? Ai pati një grup njerëzish pas vetes për gjashtë muaj me radhë, dhe sot nuk i ka mbetur askush. Përveç deputetëve.
Çfarë ndikimi besoni se do të ketë LSI, tashmë e drejtuar nga Monika Kryemadhi në opozitarizmin e PD-së? A i intereson Bashës të bashkëpunojë me LSI-në në opozitë që do të diktonte më pas aleancë me të?
Në terma konkretë, bashkëpunimi me LSI-në është e vetmja gjë që i ka mbetur Bashës. Mirëpo, ky bashkëpunim nuk është i thjeshtë. Këto dy parti do jenë në garë për t’i marrë votues njëra-tjetrës. Dhe të dyja kanë një elektorat të shastisur. PD-ja për arsyet që thamë, e LSI-ja për arsye se në opozitë nuk di të funksionojë. Unë shoh ditë të këqija edhe për LSI-në. Do t’i ikin të vetët një e nga një. Shenjat janë dhënë.
JE ME TEPER SE MAGJAR,PIKERISHT I KESHILLON RRUGEN PER JANINE…
NJIASHTU MUCO
VALLAJ MOS NA LEJ PA QESH
MOS JU DA TV – FOL JEPI MEND KTIJ POPLLI BUDALL
PER GJITHCKA
NE KNOQENA E TY NJI DIT T’MERR HISTORIA
SI MUUA I TANES
E ke qa!
Kështu është??????
Sakte analiza me muçit.
Mire ne Histori e Menderose se nuk kishe bazamentin e duhur per te debatuar,po dhe ne Opinione po e menderos. Po meson te bashkohen Zullumqaret me te Korruptuar ,apo do dhe Ti ndonje Kocke??.
Mu(t)ç Nano e ka kapur me 2 “Skenderbete”. Pasi “zbythi” te parin heroin kombetar, e çoi ne Serbi, tani po i kthehet “Skenderbeut te dyte” (siç e cilesojne ne PD) dhe kete e dergon te LSI. Mu(t)ç si historian “shkelqeve” (me fal u dhjeve), tani si paloanalist mendoj se je ne nivelin me te ulet te mundshem, medioker, i paafte. Nuk e shikon reagimin e shqiptareve ndaj teje mor i poshter?. Ik e futu ne ndonje skut si mi, e mos dil per ca kohe, je bere palaço ne sy te shqiptareve
O nano, shiko se i ati i Lulit duhe tte jete serb i lashte i Kosovos, i shderruar ne mysliman; sic eshte edhe i ati i Ilir Floririt nga Cornoje Voda e Skrap Arit. Pra, pse te mos bashkepunojne per te sjelle djalin e Sllobodankes ne pushtet?!
Muçi, kaçurrelsi im, prap dole me një shkrim.Ah të lumtë pena me gjithë idetë që të rrjedhin ndër vena,kaçurrelsi im, Muçi nga Çorovoda, gazetari trim.
O Muc nuk vure mend
je bere dhe i degjuar
me historine e Skenderbeut
deshe bythen per ta kruar
__________________________
Pse hiqesh si i ditur
pse hiqesh cdo gje di
meriton vec te dergohesh
ne Skrapar me tufe dhi
O Muc nuk te gjykoj sepse ti po ben punen per te cilen je paguar. Ti je ai qe je dhe ne se lexon komentet do te kuptosh qe cili je ti realisht. Mua me habit Merua si ka durim dhe stomak qe publikon traplleqet e tua. Ti po del specialist per gjithshka dhe me sa duket nuk eshte cudi te dalesh edhe ne studjon e Fevziut dhe te flasesh per seksin (ai Shreku e qan ate teme sidomos kur aty merr pjese dhe seksologu Lubonja dhe ai specialisti tjeter Edmund Topja dhe sidomos analisti famshem Prec Zogaj). Mero, me duket se e publikon per debat kete koqen ti sepse ky vertet leshon shashka me mut dhe kerkon te beje pis ata qe kalojne rruges pa mendje.
Pershendetje Mero ,
te lutem transmetoi Z. M. N. shprehjen xha Sulos ( patjeter filmi ” Kapedani ” ) :
Nga mu hodhe keshtu nga nderzimi artificial …. tek Amerikanet Vietnam .
Flm
Analiza e sakte.
O Muci mos ia fut kot se te vjetrit e PD se kane disa here me shume zgjedhes se sa Luli. Po te kishte zgjedhes e mbeshtetes Luli nuk do detyrohej te manipulonte votimet e te perpiqej te mbushte deshperimisht sallat me njerez. Shembullin me te mire e pate me protesten para bashkise se Tiranes ku Salianji nuk arriti te mbledhe as 20 veta. Madje as deputet e listes Basha per Tiranen nuk denjuan te shpenzonin kohen e tyre te vyer per Lulin. Kjo levizje e deshperuar mediatike per ta paraqitur lulin si kryetar legjitim bie ndesh me realitetin por me sa duket gjithcka lidhet me te famshmin pakt Rama-Basha.