Rama: Ja platforma që nis me qeverinë e re. Hipotekat të parat, s’mund të vihen më lëvizje me një telefon të Nard Ndokës...!

29 Korrik 2017, 19:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vijuar dëgjesat publike me qytetaret në Korçë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se me nisjen e qeverisë së re do hapet edhe një portal për ankesa dhe sugjerime, ndërsa kushdo mund të regjistrohet me identitetin e tij të plotë.

Rama tha se të gjitha ankesat dhe kërkesat do trajtohen deri në fund dhe në rastet kur konstatohet se qytetari ka të drejtë përgjegjësit do largohen nga detyra.

“Ne po përgatisim një platformë që do çelet me nisjen e qeverisë së re dhe kushdo mund të regjistrohet me identitetin e plotë si anëtar i koalicionit.

Pra këto ankesa nuk duhet t’i marrë era. Nëse ne bashkëpunojmë për këtë mekanizëm do realizohet në kohë reale. Të gjitha ankesat dhe kërkesat do trajtohen deri në fund. Për rastet kur rezulton se qytetari ka të drejtë ai që ja ka mohuar kërkesën do ikë nga puna.

Pse zyra e një hipoteke vihet në lëvizje po ta marrë në telefon Nard Ndoka. Po vihet se ai është deputet? Pra pse një njeri më influence e bën këtë gjë dhe një njeri i zakonshëm nuk e bën dot. Pra nuk do jetë vetëm portal ankesash, por do ngrihen edhe çështje që kanë të bëjnë më politikat e qeverisë”- tha Rama.

2 komente në “Rama: Ja platforma që nis me qeverinë e re. Hipotekat të parat, s’mund të vihen më lëvizje me një telefon të Nard Ndokës…!”

  1. pedro i ri says:

    Veprim i mencur i Rames. Edhe fiton simpatine e te pakenaqurve nga shteti edhe verifikon rastet korruptive te bera ne 25 vite rrumpalle. E drejta te shkoje tek i zoti.

  2. Tarrasi says:

    Nardit te marresh te keqen ti, se eshte bere “filozofi” i facebookut.
    Ti shiko vehten se je bere si Shabon Qosja, qe tallej gjith edynjaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje