Aktori amerikan George Clooney thotë se fotografët që botuan fotot e tij me gruan e tij duke përkundur binjakët e tyre të porsalindur, do të “ndiqen penalisht..”.
Clooney tha se fotografët kapërcyen një gardh, u ngjitën nëpër pemë dhe fotografuan në mënyrë të paligjshme fotot e fëmijëve që ishin brenda perimetrit të shtëpisë së tyre.
Ai tha se për shkak të sigurisë së fëmijëve, fotografët, agjencia e fotografisë dhe revista do të përballen me ndjekje penale.
Revista franceze “Voici” botoi fotografitë e binjakëve, Ella dhe Alexander, të lindur në Londër më 6 qershor.
Fotografitë u bënë në shtëpinë e çiftit Clooney në rajonin Lombardia të Italisë. Revista thotë se fotot janë të parat që bëhen publike për binjakët.
masakroni keto bastardha gazetar, qe nuk njohin asnji limit.