Turizmi malor/ Ulza e resurseve turistike, qyteza që po tërheq çdo ditë vizitorë

30 Korrik 2017, 14:00Turizëm TEMA
Turizmi malor/ Ulza e resurseve turistike, qyteza që po tërheq

Jo vetëm bregdeti por dhe pyjet e liqenet ofrojnë mundësi të mrekullueshme për pushime apo për të kaluar një fundjavë.

Ulza e ndodhur vetëm 76 kilometër larg Tiranës mirëpret turistët me pamje të mrekullueshme me dy kurora të gjelbërta si dhe me dy liqenet.

Shqipëria ofron mundësi të shumta për pushuesit, qoftë në bregdet, turizëm kulturor por dhe malor. Një nga mundësitë më të mira është dhe qyteza e Ulzës, e cila ofron mrekullinë e pyjeve dhe të liqenit.

E ndodhur 75 kilometër larg kryeqytetit, zona ofron pamje përrallore dhe shlodhëze.

Synimi mbetet ofrimi i një turizmi të qëndrueshëm, ndërsa si park i vetëm rajonal mbetet një mundësi unike.

Qyteza e Ulzës ka një sipërfaqe prej 200 kilometër katror ku përfshihen me dy kurorat e gjelbërta të liqenit të Ulzës dhe të Shkopetit.

Në 5 fshatrat jetojnë 1836 banorë.  Ndërsa me ndarjen e re administrative zona është në administrimin e bashkisë së Burrelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje