Norma e papunësisë në zonën e euros (EA19) ishte në nivelin e 9.1% në qershor të 2017-ës, më e ulët se norma prej 9.2% që u regjistruar muajin maj dhe më e ulët se norma 10.1% e qershorit të vitit të kaluar.
Kjo është norma më e ulët e regjistruar që nga shkurti i vitit 2009.
Norma e papunësisë në 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian u përllogarit në nivelin e 7.7% për muajin qershor 2017-ës, e pandryshuar në krahasim me muajin e kaluar, por më e ulët krahasuar me normën e papunësisë të një periudhe më parë, prej 8.6%. kjo mbetet norma më e ulët që nga dhjetori I 2008-ës.
Shifrat janë publikuar nga Eurostati, zyra e statistikave e Bashkimit Europian.
Eurostat ka përllogaritur se 18.725 milionë burra dhe gra në 28 vendet anëtare të BE-së, nga të cilët 14.718 milionë në Zonën Euro, në qershor të këtij viti. Krahasuar me majin 2017, numri i personave të papunë u ul me 183 mijë në 28 vendet anëtare të BE-së dhe me 148 mijë në Zonën Euro.