Milani ka qenë një nga klubet më active në këtë merkato vere, duke afruar në skuadër një numër të madh lojtarësh.
Presidenca e re e kuqezinjve ka shpenzuar një shumë të madhe parash, ku ka afruar lojtarë mjaft cilësore dhe njëri ndër to është qëndërmbrojtësi Leonardo Bonucci.
Afrimi i dhjetë lojtarëve të rinj në skuadër ka bërë që tifozët e Milanit të zbarkojnë drejt zyrave të klubit për të blerë biletat sezonale.
Numir i tifozëve të Milanit, për ta siguruar një abone vjetore ka qenë shumë i madhe.
Sipas mediave italiane në vetëm tre orë, Rossonerët kanë arritur të shesin plot 6 mijë bileta për sezonin e ri.