Mesfushori spanjoll, Jesus Navas, është blerja më e re e skuadrës së Sevillas, duke u rikthyer sërish në këtë klub.
Por, rikthimi i tij tek skuadra e njohur spanjolle, është bërë në mënyrë shumë të vecantë.
Klubi i Sevillas kishte përgatitur një skenë rrëmbimi, teksa e nxori nga bagazhi i makinës dhe më pas e lanë të lirë në stadiumin “Ramón Sánchez Pizjuán”.
Navas ka zhvilluar në të kaluarën 393ndeshje me Sevillan, duke shënuar 34 gola.