Mirela Kumbaro nderohet me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë” nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës

1 Gusht 2017, 21:16Kulturë TEMA
Mirela Kumbaro nderohet me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe

Ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro Furxhi është nderuar me urdhrin  “Oficere e Nderit  në Art dhe Kulturë” nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës,  njëri nga katër titujt e nderuar ministerialë të Republikës  Franceze që akordohen për personalitete në Art dhe Kulturë. .

Ky titull iu akordua Ministres Kumbaro nga Ministrja e Kulturës dhe e Komunikimit e Republikës së Francës, Audrey Azoulay, me motivacionin për kontribut të lartë në fushën e kulturës dhe të bashkëpunimit shqiptaro-francez.

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi  ka dhënë një kontribut të veçantë në marrëdhëniet kulturore shqiptare-franceze me synimin   promovimi i vazhdueshëm i kulturës shqiptare në Francë dhe në Europë, por edhe forcimi i lidhjeve mes dy vendeve tona në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore si ura komunikimi dhe shkëmbimi të vlerave reciproke.

Kujtojmë se Ministrja Mirela Kumbaro dhe Ministrja Audrey Azoulay  nënshkruan në vitin 2016 Deklaratën për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Komunikimit të Francës dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë lidhur me bashkëpunimin kulturor.

Urdhri “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë”  jepet për persona të veçantë  që dallohen për kontribute të larta në fushën e kulturës dhe komunikimit në Francë dhe në botë.

5 komente në “Mirela Kumbaro nderohet me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë” nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës”

  1. joel shkodra says:

    Data e dhenies eshte 21 prill 2017. Perse lajmi del kaq vone? Apo nuk punonte posta e Frances? Ishin ne greve? Se sa per posten shqiptare jemi te sigurt se punon ne rregull.

  2. bimi says:

    Bravo Mirela dhe fakti qe e publikoje tani ja rrit vleren se do dukej jo mire para fushate.

  3. Lili says:

    Audrey azoulay nuk eshte me minister e kultures.
    Zoja do me na treguar sa vlen.po po i i tregoj asgje….
    Ky titull . Eshte titull ministeriel,dmth qe jepet nga nje minister…
    Faut arreter de prendre les enfants du bon Dieu pour des canards sauvages….
    Zoja po i bene presion Rames per t’u rizgedh minister asgje tjeter. E kjo tregon sa pakulture eshte…

  4. Flamuri says:

    Nje grua e mrekullueshme

  5. Ana Karenina says:

    E pergezoj ministren per punet qe ka kryer sic jane restaurimet e objekteve me vlere historike, kulturore etj. etj. Sa per fushen e letersise…aha…keq. Nuk ka keshilltare te zote dhe te ndershem me sa duket. Me ndonje perjashtim te rralle, kur “haka ka shkuar tek i zoti”, ne dhenien e ndonje cmimi, te tjerat jane mjerime, ku kulmi arriti me librin “Vrima”. Per sa kohe qe nuk do krijohen shtepite e mirefillta botuese dhe te mos lehojen hienat alla botues te sotshem te tallen me krijuesit, edhe kjo ministre, si paraardhesit do te mnahet mend si deshtake ne kete drejtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje