Bushati: Traktati i miqësisë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, një lajm i mirë për rajonin

2 Gusht 2017, 09:47Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka përshëndetur nënshkrimin e traktatit midis Maqedonise dhe Bullgarise.

Permes nje njoftimi, Bushati shprehet se
Traktati i miqësisë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë eshte një lajm i mirë për rajonin.

Nenshkrimi i Taktati te Miqesise mes krereve te Maqedonise dhe Bullgarise eshte moment vertet historik. Shqiperia i mirepret plotesisht gjeste te tilla sa simbolike aq dhe transformuese.

Ky eshte padyshim rezultat i vullnetit te sinqerte te popullit te Maqedonise dhe qeverise se saj per ta udhehequr vendin ne drejtimin e duhur. Ne vleresojme kete arritje qe mbeshtetet edhe ne kontributin e vazhdueshem me kah europian te shqiptareve te Maqedonise dhe faktorit politk shqiptar atje.

Pergezime te dy qeverive per vendosjen e ketij modeli per bashkepunimin dhe marrdhenien e fqinjesise se mire ne rajon“, shkruan Ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise Ditmir Bushati.

1 komente në “Bushati: Traktati i miqësisë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, një lajm i mirë për rajonin”

  1. DRENICA E KUQE says:

    Z. Minister, keto jane lajme aq te keqija anti shqiptare, sa s’i duron me as toka! Do te ishin lajme te mira sikur te ishin traktate miqesie me Shqiperine njeshteteshe! Po, edhe Maqedonia eshte toke e pushtuar shqiptare ore shoku minister, te cilen, sikurse edhe Kosoven dhe Çamerine, po i mbajne per koloni te vetat serbet, bullgaret dhe greket… Turp per ju, qe nxitoni theqafas pas anti shqiptarizmave te tille, duke i “begenisur” ato dhe duke ju bere temenera!…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje