Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, e ka konsideruar diktatorin korean Kim Jong-un, si “budalla” si dhe një “bir k…”, i cili sipas tij, po e “kruan me lodra të rrezikshme”.
Deklaratat nëse mund të quhen të tilla, vijnë vetëm pak ditë përpara takimit të 27 ministrave të Jashtëm të rajonit, të cilët do të trajtojnë çështjen e Koresë së Veriut.
“Ky Kim Jong-un, një budalla … ai po luan me lodra të rrezikshme”, tha Duterte gjatë një fjalimi të mërkurën cituar nga Reuters.
“Kjo fytyrë e bardhë që duket e mirë, ai biri i një biri k… Nëse kryen një gabim, Lindja e Largët do të bëhet një vend i thatë, duhet të ndalet, kjo luftë bërthamore”, shtoi ai.
“Nga një konfrontim i kufizuar dhe ajo (raketa bërthamore) rrëzohet këtu. Unë mund t’ju them se pasojat mund të zbrazin tokën, burimet dhe unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me ne”.
Komentet e tij vijnë vetëm disa ditë përpara se Filipinet do të presin Forumin Rajonal të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), e cila do të sjellë së bashku ministrat e jashtëm të 27 vendeve – përfshirë SHBA, Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut.
Takimi është pothuajse i sigurt që të përfshijë diskutime mbi rrezikun e Koresë së Veriut.
Në prill, Duterte vuri në pikëpyetje gjendjen mendore të udhëheqësit të Koresë së Veriut, duke i bërë thirrje SHBA-së të tregojë përmbajtje.